BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/10 f. 2-4
  • Botën e ka zënë frika

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Botën e ka zënë frika
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Frika bërthamore vazhdon
  • Dhuna nxit frikën
  • Frika nga SIDA
  • Lufta bërthamore: Cilët përbëjnë kërcënim?
    Zgjohuni!—2004
  • Kërcënimi bërthamor​—A përfundoi më në fund?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Çfarë thotë Bibla për luftën bërthamore?
    Tema të tjera
  • Përse kaq shumë njerëz jetojnë me frikë?
    Zgjohuni!—2005
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/10 f. 2-4

Botën e ka zënë frika

MË 26 SHKURT 1993, një shpërthim bombe me fuqi gjigante e vendosur në një makinë të parkuar, lëkundi World Trade Center, një ndërtesë 110 katëshe në Nju Jork. Mijëra punëtorë mbetën të bllokuar nëpër ashensorë ose u duhej të rrokulliseshin nëpër shkallët e pushtuara nga flakët. Ata provuan frikën që tashmë është e pafrenueshme në këtë botë të dhunshme.

Në shumë vende njerëzit janë tmerruar nga bombat, të cilat janë bërë të zakonshme në vende të tilla si Irlanda dhe Libani. Më 12 mars 1993, në Bombei, Indi, brenda një dite pati 13 shpërthime të tilla, duke lënë të vdekur rreth 200 njerëz! Një hulumtues tha: «Gjithë Bombein e ka pushtuar paniku.» Sipas revistës Newsweek, «banaliteti ekstrem i një ndodhie të zakonshme me një bombë të vendosur në ndonjë makinë, vetëm e bën atë më të frikshme».

Frika bërthamore vazhdon

Aftësia e dobët e vepruesve bërthamorë ndaj bombave është një tjetër burim frike. Një sulm i suksesshëm në një central të fuqishëm bërthamor mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme dhe vuajtje. Kjo frikë është nxitur nga një episod që ndodhi në Shtetet e Bashkuara: një njeri u përpoq të thyente me makinën e tij një portë sigurimi në Three Mile Island, një qendër e fuqishme bërthamore në Shtetet e Bashkuara.

Shumë njerëz tmerrohen nga frika se mos terroristët dhe sundimtarët e etur për pushtet shtien në dorë armët bërthamore. Disa janë të frikësuar se mos mijëra sovjetikë të papunë, shkencëtarë bërthamorë, do të përpiqen t’i vënë aftësitë e tyre në shërbim të atij që ofron më shumë. Përveç kësaj, edhe pse traktati START parashikon eliminimin e të gjitha armëve strategjike bërthamore, zbatimi i tij nuk do të plotësohet deri në 1999-ën, madje edhe më vonë. Ndërkohë, përdorimi i mundshëm i këtij instrumenti nga disa kokëkrisur fanatikë, qëndron pezull mbi njerëzimin si një re e zymtë kërcënuese.

Dhuna nxit frikën

Rritja e madhe e krimeve të dhunshme, i bën njerëzit të kenë frikë në shtëpi dhe në rrugë. Llogaritet se në 1990-ën janë vrarë 23.200 amerikanë. Në qytetin e Çikagos, për shembull, rritja e përdorimit të krakut, një drogë me përmbajtje kokaine, çoi në vdekjen e rreth 700 njerëzve brenda një viti. Në disa qytete, lagje të tëra janë kthyer në fusha betejash, ku kalimtarët përfshi edhe fëmijët kanë mbetur të vrarë në mes të zjarrit. Një revistë thotë: «Në qytetet jo shumë të mëdha dhuna rritet me ritme të shpejta. . . . Askush nuk është i imunizuar, ndërkohë që në mbarë [Shtetet e Bashkuara] komunitetet janë plot e përplot me drogë dhe huliganë të rinj. Çdo vit, 1 ndër 4 shtëpiakë amerikanë përjeton një krim dhune apo një vjedhje.»​—U.S.News & World Report, 7 tetor 1991.

Frika nga përdhunimet bën që gratë të mos jenë të qeta. Në Francë, nga 1985-a deri në 1990-ën denoncimet e përdhunimeve janë rritur 62 për qind. Në Kanada, brenda gjashtë vjetëve sulmet seksuale janë dyfishuar duke arritur shifrën 27.000. Gjermania raportonte një sulm seksual tek gratë çdo shtatë minuta.

Edhe fëmijët frikësohen për sigurinë e tyre. Newsweek raporton se në Shtetet e Bashkuara «edhe fëmijë 8-9 vjeç shkojnë në shkollë të armatosur dhe mësuesve e zyrtarëve në shkollë u është kallur tmerri». Situata është kaq serioze, sa një e katërta e rajoneve të mëdha qytetare shkollore përdor aparate elektronike për zbulimin e sendeve prej metali, megjithëse të rinjtë e vendosur e gjejnë një mënyrë për të vepruar, duke ia kaluar armët njëri-tjetrit nga dritaret.

Frika nga SIDA

Gjithnjë e më shumë njerëz kanë frikë se mos preken nga SIDA. Vetëm në Shtetet e Bashkuara ka pasur mbi 230.000 raste. SIDA është bërë shkaku i pestë kryesor i vdekjes tek 15 deri 24 vjeçarët. «E ardhmja ofron perspektivën e frikshme të përhapjes më të madhe të sëmundjeve»,—thotë Newsweek.

Vdekja nga SIDA është gjithnjë e më e shpeshtë tek njerëzit në botën e vallëzimit, teatrit, filmave, muzikës, modës, televizionit, artit dhe profesioneve të tjera të ngjashme. Një raport thoshte se 60 për qind e vdekjeve të parizianëve në fusha të tilla si gazetaria, arti dhe zbavitja nga mosha 25 deri në 44 vjeç, vinte nga SIDA. OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) raporton se 8 milionë deri 10 milionë njerëz në mbarë botën, janë të infektuar nga virusi HIV (bartës i SIDA-s). Dr. Majkëll Mersën, drejtor i OBSH-së, thotë: «Tashmë është e qartë se viktimat e infeksionit nga HIV-i në të gjithë globin janë duke u rritur me ritme të shpejta, veçanërisht në vendet në zhvillim.»

Natyrisht, ekziston edhe frika nga rreziqet ekologjike dhe të tjera të kësaj natyre. Megjithatë, vetëm raportet e mësipërme mjaftojnë për të treguar se botën e ka zënë frika. A ka ndonjë domethënie të veçantë e gjithë kjo? A mund të shpresojmë që një ditë të jemi të lirë nga frika?

[Burimet e figurave në faqen 2]

Fotot e kapakut: Majtas: Tom Haley/​Sipa Press; Në fund: Malanca/​Sipa Press

[Burimi i figurës në faqen 3]

Bob Strong/​Sipa Press

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo