BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/11 f. 2-5
  • Kërcënimi bërthamor​—A përfundoi më në fund?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kërcënimi bërthamor​—A përfundoi më në fund?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Rreziku i shtimit
  • Bomba në shitje
  • «Bombat paqësore me sahat» dhe «kurthet e vdekjes»
  • Ku duhet të derdhen mbeturinat bërthamore?
  • Lufta bërthamore: Cilët përbëjnë kërcënim?
    Zgjohuni!—2004
  • Çfarë thotë Bibla për luftën bërthamore?
    Tema të tjera
  • Lufta bërthamore: A është ende një kërcënim?
    Zgjohuni!—2004
  • Kërcënimi bërthamor​—I eliminuar përgjithmonë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/11 f. 2-5

Kërcënimi bërthamor​—A përfundoi më në fund?

«PAQJA mbi tokë, që nga Lufta II Botërore, duket më afër se kurrë ndonjëherë.» Ky vlerësim optimist, sipas një korrespondenti lajmesh nga fundi i viteve ’80, bazohej mbi faktin se marrëveshjet e rëndësishme për çarmatim dhe ndryshimet e papritura politike, përfundimisht i kishin dhënë fund Luftës së Ftohtë. Por, a kishte përfunduar kërcënimi bërthamor që ishte aq karakteristik për superfuqitë e mëparshme? A dukej se mund të arrihej aq shpejt paqja e qëndrueshme dhe siguria?

Rreziku i shtimit

Gjatë Luftës së Ftohtë, ndërkohë që shpresat u varën mbi një ekuilibër të terrorit për ruajtjen e paqes, superfuqitë pranuan të lejonin zhvillimin e teknologjisë bërthamore për qëllime paqësore, por përdorimi i saj për prodhimin e armëve bërthamore duhej të kufizohej. Në vitin 1970 hyri në fuqi Traktati i Mosshtimit Bërthamor; më vonë ai u miratua nga gati 140 kombe. Megjithatë, potenciali i fuqive bërthamore të tilla, si Argjentina, Brazili, India dhe Izraeli refuzojnë ta nënshkruajnë atë, edhe sot e kësaj dite.

Megjithatë, në 1985-ën, nënshkroi një tjetër fuqi e potencialit bërthamor, Koreja e Veriut. Kur ajo dha dorëheqjen e saj nga traktati më 12 mars 1993, në mënyrë logjike bota reagoi me shqetësim. Revista gjermane Der Spiegel shënoi: «Lajmi i tërheqjes nga Traktati i Mosshtimit Bërthamor, çoi në një kthim mbrapa: Tani ekziston kërcënimi i një gare armësh bërthamore i nisur në Azi, që mund të bëhet më i rrezikshëm se bomba e rivalitetit midis superfuqive.»

Pasi nacionalizmi po shkakton lindjen e kombeve të reja me një shpejtësi të habitshme, numri i fuqive bërthamore me sa duket do të rritet. (Shiko kutinë.) Gazetari Çarlz Krauthamer paralajmëron: «Fundi i kërcënimit rus nuk nënkupton fundin e rrezikut bërthamor. Rreziku i vërtetë është rritja e numrit të fuqive bërthamore dhe kjo sapo ka filluar.»

Bomba në shitje

Kombet që mund të bëhen fuqi bërthamore, janë të etura të fitojnë prestigjin dhe pushtetin që vjen nga zotërimi i këtyre armëve. Thuhet se një vend bleu të paktën dy mbushje bërthamore nga Kazakistani. Kjo ish-republikë ruse i deklaroi zyrtarisht mbushjet si «të humbura».

Në tetor të 1992-shit, në Frankfurt të Gjermanisë, u arrestua një numër i madh njerëzish me 200 g cesium që përmbante sasi të madhe radioaktiviteti, i mjaftueshëm për të helmuar gjithë depozitën ujore të qytetit. Një javë më vonë, shtatë kontrabandistë u kapën në Mynih me 2,2 kg uranium. Zbulimi i dy grupeve kontrabandiste, gati brenda dy javësh, i alarmoi nëpunësit zyrtarë, pasi gjatë gjithë vitit të kaluar në të gjithë botën ishin raportuar vetëm pesë raste të tilla.

Nuk dihet nëse këta individë kishin si qëllim që t’ua shisnin grupeve terroriste apo qeverive të vendit këtë material radioaktiv. Megjithatë, mundësia e terrorizmit bërthamor është në rritje. Dr. David Lovri i Qendrës evropiane për Informacionin mbi Rritjen, shpjegon cili është rreziku: «Gjithçka që një terrorist duhet të bëjë është që të dërgojë një mostër mjaft të pasuruar uraniumi tek një autoritet i nderuar për provë, duke i thënë se kemi një sasi të tillë të madhe dhe kjo mostër dëshmon për këtë. Kjo i ngjan një rrëmbyesi që dërgon veshin e prerë të një viktime.»

«Bombat paqësore me sahat» dhe «kurthet e vdekjes»

Në fillim të vitit 1992, 420 reaktorë bërthamorë përdoreshin për qëllime paqësore në prodhimin e elektricitetit, ndërsa 76 të tjerë ishin në ndërtim e sipër. Por me kalimin e viteve, aksidentet tek reaktorët çuan në rritjen e sëmundjeve, aborteve dhe anomalive në lindje. Një raport thotë se nga 1967-ta, aksidentet në një central rus të prodhimit të plutonit shkaktuan përhapjen e një radioaktiviteti tri herë më të madh se ai i shkaktuar në katastrofën e Çermobilit.

Sigurisht, ai që përshkoi titujt e gazetave ishte aksidenti i mëvonshëm i Çermobilit, që ndodhi në prill të 1986-ës, në Ukrahinë. Grigor Medvedev, inxhinier bërthamor dhe zëvendësdrejtor i çentralit të Çermobilit, gjatë viteve ’70, shpjegon se «masa gjigante e radioaktivitetit shumë të qëndrueshëm» e lëshuar në atmosferë, «krahasohet me dhjetë bomba si ato të Hiroshimës bashkë me pasojat për një kohë të gjatë të tyre».

Në librin e tij Tschernobylskaja chronika, Medvedevi rradhit 11 aksidente të rënda të reaktorëve bërthamorë në ish-Bashkimin Sovjetik nga mesi i viteve ’80 dhe 12 të tjera në Shtetet e Bashkuara. Në këta të fundit përfshihet edhe aksidenti tronditës i vitit 1979 në Three Mile Island. Për atë ngjarje Medvedevi shënon: «Ai shkaktoi të parën goditje serioze kundër reputacionit të energjisë bërthamore dhe largoi iluzionet rreth sigurisë së centraleve bërthamore nga mendjet e shumicës, por jo të të gjithëve.»

Kjo shpjegon se përse ndodhin akoma fatkeqësi. Në vitin 1992, ato u rritën në Rusi pothuaj 20 për qind. Pas njërit prej këtyre aksidenteve, në mars të atij viti, në stacionin e fuqishëm të Sosnovy Bore, në Shën Pjetërburg të Rusisë, niveli i rrezatimit u ngrit në 50 për qind në Anglinë verilindore dhe arriti dyfishin e maksimumit të nivelit të lejueshëm në Estoni dhe Finlandën jugore. Profesor Xhon Ërkërt i Universitetit Njukesëll pohoi: «Unë nuk mund të provoj se ishte Sosnovy Bore, ai që shkaktoi rritjen e nivelit radioaktiv​—por nëse nuk ishte Sosnovy Bore, kush ishte atëherë?»

Disa autoritete pretendojnë se reaktorët si ata të tipit të Çermobilit, kanë të meta në projektin e tyre dhe janë tepër të rrezikshëm për t’u vënë në veprim. Megjithatë, ka mbi një duzinë që akoma po përdoret si ndihmë për plotësimin e kërkesave të mëdha për elektricitet. Disa operatorë reaktorësh madje edhe u akuzuan për ndryshimin e sistemit të sigurimit, me qëllim që të shtonin prodhimtarinë e elektricitetit. Raporte të tilla si ky, i tmerrojnë vende si Franca, e cila përdor centralet bërthamore për të prodhuar 70 për qind të elektricitetit të saj. Një tjetër «Çermobil» dhe shumë centrale në Francë mund të detyrohen të mbyllen përgjithmonë.

Madje reaktorët «e sigurt» në mënyrë të dukshme me kalimin e kohës bëhen të pasigurt. Në fillim të vitit 1993, gjatë një kontrolli të zakonshëm sigurimi, në tubacionin e çelikut të reaktorit në Brunsbutel që është një nga më të vjetrit në Gjermani, u gjetën mbi njëqind thyerje. Plasaritje të tilla si këto, u gjetën tek reaktorët në Francë dhe Zvicër. Aksidenti i parë serioz në një central Japonez, ndodhi në vitin 1991 ku vjetërsia ishte një nga faktorët që kontribuoi në këtë aksident. Kjo është një shenjë jo e mirë për Shtetet e Bashkuara, ku përafërsisht dy të tretat e reaktorëve që tregtohen janë më shumë se dhjetë vjeçarë.

Aksidentet në reaktorët bërthamorë mund të ndodhin kudo e në çdo kohë. Sa më shumë reaktorë të ketë, aq më i madh është kërcënimi; sa më i vjetër të jetë reaktori, aq më i madh është rreziku. Jo pa arsye një gazetë i quajti ata, bomba me sahat dhe kurthe vdekjeprurëse radioaktive.

Ku duhet të derdhen mbeturinat bërthamore?

Kohët e fundit, njerëzit mbetën të habitur kur zbuluan se mbi Alpet franceze, një fushë përgjatë bregut të një lumi që përdorej për piknik, u bllokua dhe ruhej nga policia. Gazeta The European shpjegoi: «Kërkimi i përditshëm për zbulimin e radioaktivitetit, i urdhëruar pas vdekjes së një gruaje të zonës nga helmi i beriliumit dy muaj më parë, zbuloi se niveli i radioaktivitetit në vendin e piknikut ishte 100 herë më i lartë se ai në zonën përreth.»

Beriliumi, një metal jashtëzakonisht i ndritshëm, i prodhuar përmes proçesesh të ndryshme, përdoret në industrinë ajrore dhe kur është i ndritshëm përdoret në stacione të fuqishme bërthamore. Me sa duket, një fabrikë e prodhimit të beriliumit i ka flakur mbeturinat e proçesit të rrezikshëm të ndriçimit mbi ose pranë zonës së piknikut. «Pluhuri i beriliumit edhe kur nuk është i ndriçuar, është një nga substancat më helmuese që njihen ndër mbetjet industriale»,—shënon gazeta The European.

Ndërkohë, gati 17.000 mbartës të mbetjeve radioaktive, janë hedhur gjatë një periudhe prej 30 vjetësh në ujërat e bregdetit të Novaia Zemlias, zonë që u përdor nga rusët për prova bërthamore, në fillim të viteve ’50. Për më tepër, pjesët radioaktive të nëndetëseve bërthamore dhe pjesët e të paktën 12 reaktorëve u hodhën në këto ujëra, që u përdorën si mbartës të përshtatshëm të këtyre mbeturinave.

Me paramendim apo jo, ndotja bërthamore është e rrezikshme. Në lidhje me një nëndetëse që u fundos në bregdetin norvegjez, në 1989-ën, gazeta Time paralajmëroi: «Mbytja e saj tashmë po përhap cesium-137, një izotop që shkakton kancerin. Deri tani, përhapja konsiderohej shumë e vogël për të ndikuar në jetën e marinarëve apo shëndetin njerëzor. Por nëndetësja e quajtur Komsomolets, transportonte, gjithashtu, dy silurë bërthamorë që përmbanin 13 kg pluton, me një periudhë përgjysmimi 24.000 vjet dhe aq helmues, saqë vetëm një pikë mjafton për të vrarë një person. Ekspertët rusë paralajmëruan se plutoni mund të derdhej në ujë dhe ndotja nga mbeturinat mund të arrinte në oqean që në vitin 1994.»

Sigurisht, eleminimi i mbeturinave radioaktive nuk është një problem vetëm për Francën dhe Rusinë. Gazeta Time thotë se Shtetet e Bashkuara kanë «male me mbeturina të materialeve radioaktive». Ajo thotë se një milion fuçi me substanca vdekjeprurëse ruhen në depozita të përkohshme me «rrezikun e kudondodhur të humbjes, vjedhjes dhe dëmtimit të ambientit, për shkak të ruajtjes jo të mirë».

Si për të treguar këtë rrezik, në prill të vitit 1993, në një ish-fabrikë të prodhimit të armëve në Tomsk të Siberisë, shpërtheu një serbator mbeturinash bërthamore, duke ngjallur frikën e një shkatërrimi tjetër të ngjashëm me atë të Çermobilit.

Siç është e qartë, çfarëdo thirrjeje për paqe dhe siguri e bërë mbi bazën e një përfundimi të supozuar të kërcënimit bërthamor, nuk ka një fund pozitiv. E megjithatë, paqja dhe siguria janë afër. Si e dimë?

[Kutia në faqen 4]

FUQITË BËRTHAMORE

Janë 12 dhe akoma po shtohen

TË SHPALLURA apo REALE: Afrika e Jugut, Biellorusia, Britania, Franca, India, Izraeli, Kazakistani, Kina, Pakistani, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Ukraina

PRETENDENTË: Algjeria, Argjentina, Brazili, Irani, Iraku, Koreja e Jugut, Koreja e Veriut, Libia, Siria, Taivani

[Figura në faqen 5]

Edhe përdorimi i energjisë bërthamore për qëllime të mira, mund të jetë i rrezikshëm

[Burimi]

Në sfond: U.S. National Archives photo

[Burimi i figurës në faqen 2]

Kapaku: Stockman/International Stock

[Burimi i figurës në faqen 3]

U.S. National Archives photo

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo