BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 111
  • Çfarë thotë Bibla për luftën bërthamore?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për luftën bërthamore?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • A e kishte parathënë Bibla një luftë bërthamore?
  • A do ta lejojë Perëndia luftën bërthamore?
  • A do të mbijetojë Toka?
  • Ç’të bësh nëse rreziku i një lufte bërthamore të frikëson?
  • A parashikon Bibla një Armagedon bërthamor?
  • Cilën zgjidhje jep Bibla për luftën?
  • Lufta bërthamore: Cilët përbëjnë kërcënim?
    Zgjohuni!—2004
  • Lufta bërthamore: A është ende një kërcënim?
    Zgjohuni!—2004
  • Lufta bërthamore: A mund të shmanget?
    Zgjohuni!—2004
  • Kërcënimi bërthamor​—I eliminuar përgjithmonë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 111
Pamje nga hapësira e shpërthimeve bërthamore.

Çfarë thotë Bibla për luftën bërthamore?

Për sa kohë fuqitë botërore disponojnë dhe madje e shtojnë arsenalin bërthamor, bota është vazhdimisht nën kërcënimin e një lufte bërthamore. Me të drejtë, njerëzit kanë merak se, sa më i madh të jetë numri i armëve bërthamore, aq më i madh është rreziku i shpërthimit të një lufte bërthamore. Ekziston edhe frika se, sikur vetëm një vend të përdorë një bombë të vogël bërthamore, kjo do të ndizte një luftë nukleare që do të shkatërronte gjithë botën. Siç vëren edhe Buletini i Shkencave Atomike, po jetojmë «nën kërcënimin e vazhdueshëm të një lufte bërthamore».

A mund të ndodhë një luftë bërthamore? Nëse po, a do të mbijetojë planeti ynë? Si mund ta përballojmë ankthin që sjell kërcënimi i një lufte bërthamore? Çfarë thotë Bibla?

Në këtë artikull

  • A e kishte parathënë Bibla një luftë bërthamore?

  • A do ta lejojë Perëndia luftën bërthamore?

  • A do të mbijetojë Toka?

  • Ç’të bësh nëse rreziku i një lufte bërthamore të frikëson?

  • A parashikon Bibla një Armagedon bërthamor?

  • Cilën zgjidhje jep Bibla për luftën?

  • A i referohet luftës bërthamore libri i Zbulesës?

A e kishte parathënë Bibla një luftë bërthamore?

Bibla nuk e përmend specifikisht luftën bërthamore. Megjithatë, kërcënimi i një lufte të tillë vjen si pasojë e qëndrimeve dhe ngjarjeve të parathëna në Bibël.

Krahaso vargjet e mëposhtme të Biblës me atë që po ndodh sot në botë:

Vargje nga Bibla: Dishepujt e Jezuit e pyetën: «Cila do të jetë shenja e pranisë sate dhe e përfundimit të sistemit?» Jezui iu përgjigj: «Do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie.»—Mateu 24:3, 7.

Ngjarje botërore: Shtetet, ndër to edhe shtete me kapacitet bërthamor, po përfshihen gjithnjë e më shumë në konflikte të armatosura.

«Vitet e fundit, bota po bëhet shumë më e dhunshme: numri i konflikteve po shtohet.»—Projekti i të Dhënave për Vendndodhjen dhe Ngjarjet e Konflikteve të Armatosura (ACLED).

Varg nga Bibla: «Në kohën e fundit, mbreti i jugut dhe mbreti i veriut do të shtyjnë njëri-tjetrin.»—Danieli 11:40.

Ngjarje botërore: Kombet rivale dhe aleatët e tyre po shtyjnë, ose po konkurrojnë për pushtet me njëri-tjetrin, tamam siç kishte parathënë Bibla. Ndoshta sot fuqitë më të mëdha bërthamore nuk konfrontohen drejtpërdrejt, ama po e shtojnë kapacitetin e armëve bërthamore.

«Dekadën e fundit, kemi vënë re një rritje të konflikteve mes shteteve, ndër to edhe konflikte ku fuqitë e mëdha mbështetin njërën prej palëve të përfshira.»—Programi i të Dhënave të Konflikteve të Upsalës (UCDP).

Vargje nga Bibla: «Në ditët e fundit do të ketë kohë kritike, të vështira për t’u përballuar. Njerëzit . . . nuk do të jenë të gatshëm për asnjë marrëveshje, [do të jenë] shpifës, pa vetëkontroll, të egër.»—2 Timoteut 3:1-3.

Ngjarje botërore: Njësoj si shumë njerëz sot, edhe liderët botërorë shpesh nuk bien dakord. Dhe, në vend që të gjejnë mënyra paqësore për të sheshuar mosmarrëveshjet, orvaten t’i zgjidhin nëpërmjet kërcënimeve dhe forcës. Veprime të tilla e bëjnë më real rrezikun e një lufte bërthamore.

«Nëse kombet nuk gjejnë një mënyrë të efektshme për të bashkëpunuar mes tyre, konfliktet do të bëhen edhe më shkatërrimtare.»—Samir Sarani dhe Xhejn Harmani, Forumi Ekonomik Botëror.

A do ta lejojë Perëndia luftën bërthamore?

Bibla nuk e thotë. Megjithatë thotë se në ditët tona do të ndodhin «fenomene të frikshme», ose ngjarje të tmerrshme. (Luka 21:11) Një shembull i këtyre ngjarjeve janë bombat atomike që u hodhën gjatë Luftës II Botërore. Bibla e shpjegon pse Zoti i ka lejuar luftërat. Që të mësosh më shumë, shih videon Pse i lejon Perëndia vuajtjet?

A do të mbijetojë Toka?

Po. Edhe nëse njerëzit do t’i përdornin sërish armët bërthamore, Perëndia nuk do të lejonte që situata të përshkallëzohej deri aty sa të asgjësohej njerëzimi. Bibla thotë se Toka jo vetëm do t’u mbijetojë kërcënimeve që i cenojnë ekzistencën, por edhe do të banohet përgjithmonë.

«Toka qëndron përjetë.»—Eklisiastiu 1:4.

«Perëndia i vërtetë, Ai që formoi tokën, . . . nuk e krijoi pa një qëllim, por e formoi që të banohej.»—Isaia 45:18.

Në imagjinatën e disa njerëzve, toka në të ardhmen do të banohet nga një grusht njerëzish që do të stërmundohen për të mbijetuar në një tokë djerrë, të ndotur nga shpërthimet bërthamore. Mirëpo Bibla thotë se çdo dëm që do t’i shkaktojnë luftërat tokës do të zhbëhet plotësisht.

«Shkretëtira dhe vendet e thata do të ngazëllojnë. Rrafshina e shkretë do të gëzojë dhe do të lulëzojë si shafrani.»—Isaia 35:1.

Njerëz duke punuar së bashku e duke u kënaqur në një tokë parajsore.

Perëndia dëshiron që të jetojmë të lumtur në një tokë të bukur

Krijuesi ynë e ka projektuar tokën me aftësinë e jashtëzakonshme për t’u rigjeneruar. Gjithsesi, Perëndia do të përdorë edhe fuqinë e tij për ta ripërtërirë tokën; ajo do të jetë përgjithmonë shtëpia e mrekullueshme e njerëzimit.—Psalmi 37:11, 29; Zbulesa 21:5.

Ç’të bësh nëse rreziku i një lufte bërthamore të frikëson?

Disa njerëz i tremb jashtë mase ideja e një lufte bërthamore dhe pasojat e saj. Premtimet dhe këshillat e Biblës mund t’i ndihmojnë ata të përballojnë frikën dhe të ndihen më të qetë. Si?

Bibla premton një të ardhme plot shpresë për tokën dhe për banorët e saj. Kjo shpresë mund të jetë si «një spirancë për shpirtin» dhe të pakësojë ankthin. (Hebrenjve 6:19) Mund ta qetësojmë zemrën edhe duke i marrë ditët një e nga një dhe duke mos lejuar që frika për të ardhmen të na torturojë. Jezui tha: «Secilës ditë i mjaftojnë hallet e veta.»—Mateu 6:34.

Është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje shëndetit tonë mendor dhe emocional. Për shembull, mund të kufizojmë ekspozimin e panevojshëm ndaj informacioneve që na shkaktojnë ankth, si: debate, parashikime dhe opinione për zhvillimet e fundit bërthamore. Kjo s’do të thotë se po mohojmë realitetin. Thjesht po marrim hapa për të mos e mbajtur mendjen te ngjarje që nuk varen prej nesh dhe që mund të mos ndodhin kurrë.

«Ankthi ia rëndon zemrën njeriut, kurse një fjalë e mirë ia ngre zemrën peshë.»—Proverbat 12:25.

Shkëputu pak nga lajmet negative dhe përqendrohu te gjërat e bukura të jetës.

«Perëndia që jep shpresë, ju mbushtë plot gëzim e paqe ngaqë besoni tek ai.»—Romakëve 15:13.

Kolazh: Një burrë sheh para me besim. 1. Pas krahëve të tij shfaqen pamje lufte: avionë ushtarakë, raketa bërthamore dhe reja e një shpërthimi bërthamor. 2. Para tij shpaloset pamja e një toke të pastër e në paqe me male, lugina të gjelbra, një lum dhe zogj.

Bibla jep një shpresë të sigurt për një të ardhme më të mirë

Po të mësosh më shumë për premtimet e Perëndisë, do të kesh shpresë, gëzim dhe paqe të brendshme.

A parashikon Bibla një Armagedon bërthamor?

Disa e lidhin Armagedonin me një luftë globale bërthamore. Pa dyshim përfytyrojnë pasojat katastrofike të një ngjarjeje të tillë.

Mirëpo Bibla e përdor fjalën «Armagedon» kur i referohet luftës mes Perëndisë dhe ‘mbretërve të mbarë tokës së banuar’, pra qeverive njerëzore.a (Zbulesa 16:14, 16) Armagedoni nuk do të sjellë shkatërrim pa kriter, siç do të ndodhte me një holokaust bërthamor. Përkundrazi, në Armagedon, Perëndia do të shkatërrojë vetëm të ligjtë, dhe kështu do të vendosë paqe dhe siguri të vërtetë në tokë.—Psalmi 37:9, 10; Isaia 32:17, 18; Mateu 6:10.

Cilën zgjidhje jep Bibla për luftën?

«Luftërat anembanë tokës ai i shuan; harqet i thyen dhe heshtat i bën copë-copë; karrocat e luftës i bën shkrumb e hi.»—Psalmi 46:9.

Perëndia Jehovab do të ushtrojë autoritetin e tij mbi kombet luftuese duke u dhënë fund konflikteve mes tyre dhe duke ua shkatërruar armatimet. Ai do ta bëjë këtë nëpërmjet Mbretërisë së tij, një qeverie qiellore që do të marrë kontrollin e tërë çështjeve në tokë.—Danieli 2:44.

Mbretëria e Perëndisë do t’i mësojë njerëzit të jetojnë në paqe dhe harmoni. Meqë e gjithë toka do të drejtohet nga një qeveri e vetme, mosmarrëveshjet ndërkombëtare nuk do të ekzistojnë më; madje njerëzit nuk do të mësojnë më të luftojnë. (Mikea 4:1-3) Cili do të jetë rezultati? «Secili do të banojë në paqe mes fiqve dhe vreshtave të tij; askush nuk ka pse të frikësohet më.»—Mikea 4:4, Bibla ECM.

a Shih artikullin: «Çfarë është beteja e Armagedonit?»

b Jehova është emri i Perëndisë. (Psalmi 83:18) Shih artikullin: «Kush është Jehovai?»

A i referohet luftës bërthamore libri i Zbulesës?

Disa mendojnë se libri i Zbulesës flet për shkatërrimin total që sjell një holokaust bërthamor. (Zbulesa 6:14; 8:7-12; 16:1-21) Për shembull, ajo thotë se zbret «zjarr nga qielli në tokë». (Zbulesa 13:11-13) Dëshmitarët e Jehovait kanë kuptuar se kjo nuk i referohet një lufte bërthamore në shkallë globale, por bombave atomike gjatë Luftës II Botërore.

Edhe pse libri i Zbulesës u referohet këtyre ngjarjeve bërthamore, nuk ka si qëllim t’i përshkruajë me hollësi. Kur të lexosh librin e Zbulesës, mbaj parasysh se:

  • Ky libër përdor shenja, ose simbole, që nuk duhen marrë në kuptimin e mirëfilltë.—Zbulesa 1:1.

  • Libri nuk ka për qëllim të tmerrojë lexuesit. Përkundrazi, mesazhi i tij u sjell lumturi atyre që e kuptojnë dhe e zbatojnë.—Zbulesa 1:3.

Për më shumë informacion, shih artikullin «Libri i Zbulesës—Cili është kuptimi i tij?»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo