BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/10 f. 4-7
  • Përse e ka zënë frika botën?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përse e ka zënë frika botën?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Frika në shkallë botërore është domethënëse
  • Çfarë e pret këtë botë
  • Një kohë për gëzim, jo për frikë
  • Zhvilloni një zemër që i frikësohet Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Të mësojmë të gjejmë gëzim në frikën ndaj Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Marrin përgjigje katër pyetje rreth fundit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Qëllimi i Perëndisë do të realizohet së shpejti
    Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/10 f. 4-7

Përse e ka zënë frika botën?

KUSH është ai që dëshiron të jetojë me frikë? Një person normal dëshiron siguri pa iu kërcënuar jeta apo të mirat e tij materiale. Për këtë arsye, shumë njerëz ikin nga zonat me tregues të lartë krimesh. Megjithatë, shkaqe për frikë ekzistojnë kudo.

Rreziku nga armët bërthamore dhe aksidentet reaktive, ngjall frikën se mos njerëzimi shkatërrohet. Dhuna e vrullshme nxit frikën. Shumë njerëz kanë frikë se mos SIDA bëhet epidemia më vdekjeprurëse e shekullit. Shkatërrimi i mjedisit është një ndër arsyet e tjera për të pasur frikë. A është veçanërisht domethënëse e gjithë kjo frikë? A mund të shpresojmë ndonjëherë që të jetojmë në një botë pa këtë frikë?

Frika në shkallë botërore është domethënëse

Frika kaq e përhapur sot është domethënëse, për shkak se ishte parathënë në Bibël. Në profecinë e tij për ditët e fundit, Jezu Krishti citoi kushtet që do të shkaktonin frikë. Ai tha: «Do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie dhe do të ketë mungesa ushqimi dhe tërmete nga njëri vend në tjetrin.» Jezui foli edhe për «rritjen e paligjshmërisë». Që nga viti 1914, luftërat e pakrahasueshme, urija, tërmetet dhe paligjshmëria kanë përfunduar në frikë të madhe dhe në humbjen e jetës.​—Mateu 24:7-14, BR.

Sot edhe qëndrimi i njerëzve ta shton frikën. Në 2. Timoteut 3:1-4, lexojmë fjalët profetike të apostullit Pavël: «Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira, sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s’e duan të mirën, tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës.» Përderisa në këto ditë të fundit jemi të rrethuar nga njerëz të tillë, nuk është për t’u habitur përse ekziston kaq shumë frikë!

Çfarë e pret këtë botë

Jezui e krahasoi këtë periudhë me ditët e fundit të kohës së Noes. Pa dyshim që frika duhet të ketë qenë e madhe atëherë, sepse tregimi historik i Biblës thotë: «Por toka ishte e korruptuar para Perëndisë dhe plot e përplot me dhunë.» Prandaj, «Perëndia i tha Noes: ‘Kam vendosur t’i jap fund çdo mishi, sepse toka për shkak të njerëzve është plot me dhunë.’» (Zanafilla 6:11, 13) Ajo botë e ligë ishte aq e dhunshme, saqë Perëndia i dha fund me anë të përmbytjes universale. Megjithatë, nga dashuria, Perëndia Jehova e ruajti Noen e drejtë dhe familjen e tij.​—2. Pjetrit 2:5.

Çfarë e pret atëherë botën e sotme plot e përplot me dhunë? Duhet thënë se Perëndia e urren dhunën dhe mospërfilljen ndaj mirëqenies së të tjerëve. Kjo duket nga fjalët e psalmistit: «Vetë Jehovai e shqyrton të drejtin dhe të ligun dhe këdo që e do dhunën, shpirti i Tij me siguri e urren.» (Psalmi 11:5, BR) Jehovai i dha fund botës së dhunshme të ditëve të Noes. A nuk duhet të presim atëherë që Perëndia t’i japë fund edhe kësaj bote të molepsur me dhunë të frikshme?

Perëndia e frymëzoi apostullin Pjetër që të fliste për praninë e Krishtit dhe të profetizonte mjerimin që e pret këtë botë të tanishme të ligë. Ai shkroi: «Në ditët e fundit do të vijnë përqeshës me përqeshjet e tyre, që do të vazhdojnë të ecin sipas dëshirave të tyre, duke thënë: ‘Ku është kjo prani e premtuar e tij? Në fakt, që nga dita kur stërgjyshërit tanë ranë të përgjumur në vdekje, të gjitha gjërat kanë vazhduar me përpikmëri si në fillim të krijimit.’» Pjetri më pas përdori fjalën «qiej» për të paraqitur sistemin e sundimit të papërsosur mbi njerëzimin dhe fjalën «tokë» për shoqërinë e padrejtë njerëzore. «Sepse,—tha ai,—me dashje ata lejuan që ky fakt t’i shpëtonte vëmendjes së tyre se ekzistonin qiej që nga lashtësia dhe toka qëndronte fortësisht jashtë ujit dhe në mes të ujit nga fjala e Perëndisë; dhe përmes tyre bota e asaj kohe [ditët e Noes] vuajti shkatërrimin kur u përmbyt me ujë. Por përmes së njëjtës fjalë qiejt dhe toka që janë tani, janë mbajtur për zjarrin dhe janë ruajtur në ditën e gjykimit dhe të shkatërrimit të njerëzve të paperëndishëm.»​—2. Pjetrit 3:3-7, BR.

Me një ton të ngjashëm, Pavli tha se Krishti dhe engjëjt e tij të fuqishëm do të sillnin ‘hakmarrjen kundër atyre që nuk njohin Perëndi, dhe të atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht. Ata do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm’. (2. Selanikasve 1:6-9) Libri i fundit i Biblës, flet për grumbullimin e kombeve për «luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm» dhe na siguron se Jehovai ‘do të shkatërrojë ata që shkatërrojnë dheun’.​—Zbulesa 11:18; 16:14-16.

Një kohë për gëzim, jo për frikë

Në vend që të tmerrohen nga ajo që Bibla parathotë për këtë botë, njerëzit e drejtë kanë arsye për gëzim. Jehovai së shpejti do t’i japë fund kësaj bote të ligë, gjë që do të bëhet për të mirën e atyre që e duan drejtësinë. Çfarë do të vijë pas përfundimit hyjnor të sistemit të tanishëm të gjërave? Do të vijë një sistem i ri nën Mbretërinë qiellore të Perëndisë, për të cilën Jezui i mësoi ithtarët e tij të luteshin! Ai tha: «Ju, pra, lutuni kështu: ‘Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.’» (Mateu 6:9, 10) Çfarë ndryshimesh priten kur në tokë të bëhet vullneti i Perëndisë?

Lufta dhe tmerret e saj do të përfundojnë. Psalmi 46:9 thotë: «[Perëndia Jehova] bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës; ai prish harqet dhe thyen shtizat, dhe djeg qerret [e luftës] me zjarr.» Atëherë çdo njeri «do të ulet nën hardhinë e vet dhe nën fikun e vet, dhe askush nuk do t’i trembë më».​—Mikea 4:4.

Sëmundjet vdekjeprurëse nuk do të shkaktojnë më frikë dhe viktima në njerëz. Premtimi hyjnor është: «Asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’» (Isaia 33:24, BR) Ç’arsye për gëzim!

Edhe frika e shkaktuar nga krimet dhe dhuna do të jetë diçka e së kaluarës. Psalmi 37:10, 11 premton: «Edhe pak dhe i pabesi nuk do të jetë më; po, ti do të kërkosh me kujdes vendin e tij dhe ai nuk do të jetë më. Por zemërbutët do të zotërojnë tokën dhe do të gëzojnë një paqe të madhe.»

Në ç’mënyrë do të zëvendësohet frika e ditëve të sotme me paqe dhe siguri të vërtetë? Me anë të një qeverie të drejtë​—Mbretërisë së Perëndisë. Lidhur me kohën tonë, Danieli 2:44 deklaron: «Në kohën e këtyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t’i lihet një populli tjetër, por do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të ekzistojë përjetë.» Jezu Krishti, mbreti i caktuar nga Jehovai, ‘duhet që të mbretërojë, derisa t’i vërë të gjithë armiqtë e tij nën këmbët e veta’. (1. Korintasve 15:25) Mbretërimi Mijëvjeçar i Jezuit do të plotësojë qëllimin fillestar të Perëndisë për të pasur një tokë parajsore të banuar në jetë të jetëve nga njerëz të gëzuar.​—Luka 23:43; Zbulesa 20:6; 21:1-5.

Në atë tokë parajsore do të ekzistojë vetëm një frikë e shëndetshme. Ajo do të jetë «frika e Jehovait». (Proverbat 1:7, BR) Në fakt, duhet ta kemi këtë frikë që tani, sepse ajo është nderim dhe respekt i thellë bashkë me frikën që të mos e zemërojmë Perëndinë, sepse e çmojmë dashamirësinë dhe mirësinë e tij. Kjo frikë nënkupton mbështetjen tek Jehovai dhe bindjen besnike ndaj tij.​—Psalmi 2:11; 115:11.

Ngjarjet e frikshme i shënojnë këto kohë si ditët e fundit. Megjithatë, nëse e tregojmë dashurinë tonë për Perëndinë, nuk do të kemi frikë, por përkundrazi do të jemi të gëzuar. Profecitë biblike tregojnë se përfundimi hyjnor i kësaj bote është afër dhe se ajo do të zëvendësohet me botën e re të drejtësisë që ka premtuar Perëndia Jehova. (2. Pjetrit 3:13) Vërtet, nën sundimin e Mbretërisë së shpejti do të ketë një botë pa këtë frikë torturuese.

[Kutia në faqen 6]

FUQIA E NJË KOPJEJE TË VETME

TOMASIT, një të riu nga Polonia, i dolën telashe me drejtësinë, gjë që e bëri të braktiste vendin. Për gjashtë muaj u vërdallos nëpër Evropë, duke fjetur në një tendë dhe duke bërë punë të ndryshme. Ndërkohë, kishte vazhdimisht një pyetje në mendje: Cili është qëllimi i jetës?

Pyetja e Tomasit gjeti përgjigje, kur mori një kopje të Kullës së Rojës në polonisht. E lexoi dhe e rilexoi atë disa herë dhe kuptoi se kjo revistë përmbante të vërtetën që po kërkonte. Tomasi përshkoi 200 km për të shkuar në zyrën e degës Watch Tower, në Selters/​Taunus, Gjermani. Arriti një të hënë në mbrëmje, nxori revistën Kulla e Rojës dhe tha: «Do të doja që dikush të më shpjegonte më shumë mbi përmbajtjen e kësaj reviste. Ç’duhet të bëj?»

Atë mbrëmje, dy Dëshmitarë të Jehovait folën me Tomasin për qëllimin e jetës, duke përdorur Biblën si bazë për bisedën e tyre. I etur për të mësuar më shumë, atë javë Tomasi kthehej në zyrën e degës çdo ditë, për të studiuar Biblën dhe librin Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë.

Edhe pse ishte i vetëdijshëm se do të kishte probleme, Tomasi vendosi të kthehej në Poloni. Kështu, të premten, vetëm katër ditë pasi kishte arritur në zyrën e degës në Selters, Tomasi u nis për në vendlindje. Ai menjëherë filloi të studionte me Dëshmitarët e Jehovait në Poloni. Tomasi përparoi me ritme të shpejta dhe filloi t’u fliste me zell të tjerëve për atë që po mësonte. Në tetor 1993, vetëm katër muaj pas vizitës së tij të parë në Selters, ai u pagëzua si Dëshmitar i Jehovait.

Vetëm një kopje e Kullës së Rojës e ndihmoi këtë të ri të gjente qëllimin e jetës!

[Figura në faqen 7]

Nën sundimin e Mbretërisë dhënë Jezu Krishtit bota nuk do të jetë më e pushtuar nga frika

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo