BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet shqip (1993-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi shumëgjuhësh për botimet e Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E mërkurë, 15 prill

[Duajeni] njëri-tjetrin.—Gjoni 15:12.

Shërbëtorët e Jehovait duan me gjithë zemër ta ndihmojnë njëri-tjetrin. (2 Kor. 8:4) Megjithatë, hera-herës duhet guxim për ta bërë këtë. Për shembull, kur shpërthen një luftë, pleqtë vendas e dinë se vëllezërit e motrat kanë nevojë për inkurajim, mbështetje e ndoshta edhe për gjëra të nevojshme materiale ose për botime besimforcuese. Nga dashuria për delet, pleqtë vënë edhe jetën në rrezik që t’u sigurojnë ç’u nevojitet. Në situata të tilla, është e rëndësishme të ruajmë unitetin. Bashkëpuno me drejtimin që jep zyra e degës. (Hebr. 13:17) Pleqtë duhet të shqyrtojnë rregullisht masat lokale në lidhje me përgatitjen për katastrofat dhe udhëzimet e organizatës se si të veprohet kur pritet një katastrofë. (1 Kor. 14:33, 40) Tregohu i guximshëm, por edhe i matur. (Prov. 22:3) Mendo para se të veprosh dhe mos rreziko pa qenë nevoja. Mbështetu te Jehovai. Ai mund të të ndihmojë t’u bëhesh krah bashkëbesimtarëve. w24.07 4 ¶8; 5 ¶11

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2026

E enjte, 16 prill

Në vuajtjen time Jehovait i lutesha, . . . e në vesh, thirrja ime për ndihmë i shkoi.—Psal. 18:6.

Mbreti David e njihte Jehovain dhe mbështetej tek Ai. Kur mbreti Saul dhe armiq të tjerë e ndiqnin këmba-këmbës për ta vrarë, Davidi i lutej Jehovait për ndihmë. E pasi Perëndia iu përgjigj lutjeve të tij dhe e shpëtoi, Davidit i dolën nga zemra fjalët: «Jehovai është gjallë!» (Psal. 18:46) Me këto fjalë nuk po pranonte thjesht se Perëndia ekziston. Një vepër referimi thotë se Davidi po shprehte bindjen se Jehovai është «një Perëndi i gjallë që vepron vazhdimisht në dobi të populli të vet». Davidi e dinte nga përvoja se Perëndia i tij ishte gjallë, e kjo i jepte zemër që t’i shërbente pa u dorëzuar e ta lëvdonte. (Psal. 18:28, 29, 49) Siguria se Jehovai është Perëndia i gjallë, na ndihmon t’i shërbejmë me zell. Gjithashtu, marrim forcë t’u bëjmë ballë sprovave dhe ndihemi të motivuar të vazhdojmë t’i shërbejmë Perëndisë pa u kursyer. E jemi më të vendosur ta mbajmë të fortë miqësinë me Jehovain. w24.06 20-21 ¶3-4

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2026

E premte, 17 prill

Askush të mos ju largojë nga rruga e drejtë në ndonjë mënyrë.—2 Sel. 2:3.

Ç’mund të mësojmë nga fjalët që u shkroi apostulli Pavël selanikasve? Kur dëgjojmë diçka që s’është në harmoni me atë që kemi mësuar nga Bibla, ose kur na bie në vesh një histori sensacionale, duhet të përdorim aftësi dalluese. Në ish-Bashkimin Sovjetik, armiqtë tanë u dhanë vëllezërve një letër që thuhej se vinte nga selia botërore. Letra i nxiste disa nga vëllezërit që të krijonin një organizatë më vete, të pavarur. Në pamje të parë letra dukej e besueshme, por vëllezërit besnikë nuk u mashtruan. Përkundrazi, e kuptuan se mesazhi i letrës binte ndesh me gjërat që kishin mësuar. Sot, armiqtë e së vërtetës përdorin ndonjëherë teknologjinë moderne që të na ngatërrojnë e të na përçajnë. Në vend që ‘ta humbim shpejt gjykimin’, mund të mbrohemi duke analizuar me kujdes nëse ato që dëgjojmë a lexojmë, janë në përputhje me të vërtetat që kemi mësuar.—2 Sel. 2:2; 1 Gjon. 4:1. w24.07 12 ¶14-15

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2026
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi shumëgjuhësh për botimet e Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo