BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/99 f. 1
  • Përgatitja paraprake sjell gëzim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përgatitja paraprake sjell gëzim
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Material i ngjashëm
  • Përgatitja: Kyçi i suksesit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Nëse jep rezultate, përdore!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • ‘T’i shërbejmë Jehovait me gëzim’!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • ‘Jini gati për çdo vepër të mirë’
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 7/99 f. 1

Përgatitja paraprake sjell gëzim

1 Pjesëmarrja në shërbim na sjell gëzim të madh. (Psal. 89:15, 16) Natyrisht, një element kyç për të përjetuar në një masë të plotë këtë gëzim, është përgatitja. Sa më mirë të përgatitemi, aq më shumë sukses do të kemi në shërbim dhe si rrjedhim, më i madh do të bëhet gëzimi ynë.

2 Të përdorim mjetet që janë siguruar: Le ta fillojmë përgatitjen duke lexuar dhe shqyrtuar materialin në Shërbimi ynë i Mbretërisë. Ai shpesh siguron prezantime të menduara mirë, që kanë si qëllim të na ndihmojnë për ta prezantuar mesazhin e Mbretërisë me lehtësi dhe efektshmëri. Në të do të gjejmë shembuj mbi mënyrën e kapërcimit të kundërshtimeve të zakonshme. Ofrohen ide specifike mbi atë se si të bëjmë një rivizitë të efektshme me synimin për të filluar një studim biblik. Jemi të lirë për t’i përshtatur këto sugjerime deri në atë pikë sa të ndihemi të lirshëm gjatë përdorimit të tyre. Përveç kësaj, kemi broshurën Argumente biblike për t’u trajtuar, e cila na pajis me një llojshmëri të gjerë argumentesh dhe përgjigjesh për pyetjet që na bëhen, duke na ndihmuar kështu, që të jemi më të efektshëm në shumë prej situatave që ndeshim.

3 T’i hedhim një sy botimit që kemi ndër mend të ofrojmë dhe të zgjedhim një ose dy pika të goditura që nxitin interes, për t’ia treguar më pas pronarit të shtëpisë. Një lajm që të bën të mendosh, për të cilin kemi dëgjuar ose lexuar, mund të jetë një mundësi për ne që të nisim një bisedë. Të mendojmë më përpara mbi kundërshtimet që ka të ngjarë të hasim dhe të kemi ca ide në mendje mbi mënyrën se si mund të përgjigjemi. Më pas, për disa minuta të praktikojmë atë që mendojmë të themi në derë.

4 Të ndjekim çdo mbledhje për shërbim: Le të dëgjojmë me kujdes kur në mbledhjen për shërbim diskutohen, rishikohen dhe demonstrohen sugjerimet e dhëna në Shërbimi ynë i Mbretërisë. Të mbajmë shënim ato ide që mendojmë se mund t’i përfshijmë në prezantimet tona. Të kujtojmë disa prej situatave që ndeshim zakonisht në shërbim dhe të mendojmë rreth mënyrave që mund të përdorim për të dëshmuar më me efektshmëri. Të flasim për këto gjëra me lajmëtarët e tjerë para dhe pas mbledhjes.

5 Mund të jemi të sigurt se nëse ‘përgatitemi për çdo vepër të mirë’, do të shpërblehemi me më shumë gëzim dhe sukses në veprën që bëjmë për të ndihmuar të tjerët të gjejnë udhën e jetës.​—2. Tim. 2:21.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo