Mbledhjet e Shërbimit për korrikun
Java që fillon më 5 korrik
Kënga 6 (45)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Komento mbi raportin e shërbimit të vendit dhe të kongregacionit për muajin mars. Lajme teokratike.
20 min.: «Të lutemi për ndihmën e Jehovait.» Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje. Shpjego se si lutjet e sinqerta të llojeve të ndryshme, luajnë një rol jetësor në arritjen e suksesit në shërbim. Ftoje auditorin të thotë përvoja që tregojnë se si lutjet në kohën e duhur i kanë ndihmuar ata në shërbim.—Shiko Kulla e Rojës, 15 tetor 1996, faqe 32.
15 min.: Të përdorim mirë broshurat. Fjalim dhe demonstrime. Shpjego se përse broshurat janë mjete të vlefshme në shërbimin tonë. Ato trajtojnë me efektshmëri çështje që tërheqin shumë njerëz, shtjellojnë në mënyrë të përmbledhur një temë bazë dhe shpjegojnë në mënyrë të thjeshtë mësime të ndryshme biblike. Përmend broshurat që janë në plan të ofrohen këtë muaj dhe trego ato që gjenden në sasi të konsiderueshme në kongregacion. Të demonstrohen dy ose tre prezantime të shkurtra.
Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 12 korrik
Kënga 22 (130)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: «Përgatitja paraprake sjell gëzim.» Fjalim dhe intervista. Shpjego se përse përgatitja është thelbësore për aktivitetin e shërbimit dhe se si ajo na jep mundësi të përjetojmë një gëzim edhe më të madh në atë që bëjmë. Intervisto dy ose tre lajmëtarë të aftë që të tregojnë se si përgatiten para se të shkojnë në shërbim dhe si i ndihmon më pas kjo gjë. (Shiko Udhëzuesi i Shkollës, faqe 39, paragrafët 1-3, anglisht.)
20 min.: «Le ‘t’i biem shkurt!’.» Me pjesëmarrjen e auditorit dhe demonstrime. Rishiko çdo sugjerim mbi atë që duhet thënë për ta bërë pronarin e shtëpisë që të na dëgjojë. Lajmëtarë me përvojë të demonstrojnë disa hyrje që janë të efektshme. Ftoje auditorin që të ofrojë sugjerime shtesë dhe të thotë përvoja inkurajuese që tregojnë se çfarë sjell me të vërtetë rezultat në zonën e tyre.
Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 19 korrik
Kënga 12 (113)
10 min.: Njoftime lokale.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: Drejtoji studentët tek organizata. Fjalim nga një vëlla i kualifikuar, bazuar në Shërbimi ynë i Mbretërisë, prill 1997, faqet 3 dhe 4. Përfshi një demonstrim prej pesë minutash, në të cilin një lajmëtar i aftë të tregojë se si duhet bërë një bisedë e përzemërt me një student, në lidhje me nevojën për të marrë pjesë në mbledhje.
Kënga 20 (93) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 26 korrik
Kënga 8 (53)
15 min.: Njoftime lokale. Kujtoju të gjithëve që të dorëzojnë raportin e shërbimit për korrikun. Kutia e pyetjes.
10 min.: «Programi i ri i asamblesë qarkore.» Fjalim. Njofto datën e asamblesë së ardhshme qarkore. Inkurajoi lajmëtarët e rinj që të mendojnë rreth pagëzimit. Nxiti të gjithë që të ndjekin çdo sesion.
20 min.: A po bëjmë dishepuj? Mbikëqyrësi i shërbimit ose një vëlla i emëruar, diskuton me një a dy vëllezër të emëruar ose të kualifikuar pika nga Kulla e Rojës, 15 shkurt 1996, faqet 19-22. Nxirr në pah arsyet biblike se përse duhet të kërkojmë në territorin tonë ata që janë të denjë dhe të bëjmë dishepuj prej tyre. (Mat. 10:11) Këta janë ata që po psherëtijnë për shkak të ligësisë dhe qëndrimeve të paperëndishme që shohin përreth tyre dhe që janë të prirur të kërkojnë Jehovain përpara shpërthimit të ditës së tij të zemërimit. (Ezek. 9:4; Sof. 2:2, 3) Midis tyre janë ‘ata të prirur siç duhet për jetën e përhershme’. (Vep. 13:48, BR) Detyra jonë është që të bëjmë dishepuj, duke u mësuar njerëzve të gjitha gjërat që urdhëroi Jezui. (Mat. 24:14; 28:19, 20) Ndërsa vepra shtëpi më shtëpi, dëshmia joformale dhe vepra në rrugë mund t’u nxitë si fillim interesin atyre që takojmë, bërja e dishepujve arrihet me një shërbim të mëtejshëm, si rivizita dhe studime biblike. Jep udhëzime praktike mbi mënyrën se si mund të bëhet kjo gjë.
Kënga 3 (32) dhe lutja përmbyllëse.