BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/7 f. 3
  • Pse po e lënë fenë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse po e lënë fenë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pse e hedhin poshtë fenë?
  • Feja: Ç’të mirë sjell?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Çfarë thotë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Si mund ta gjej fenë e vërtetë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/7 f. 3

Pse po e lënë fenë?

NË MESIN e shekullit të 19-të, ishte pothuajse e padëgjuar që një banor i Prusisë (tani Gjermania Veriore) të thoshte se nuk i përkiste asnjë feje të veçantë. Në fakt, thjesht kthimi i tij nga një fe kryesore në një kishë jokonformiste, mund ta bënte subjekt mbikëqyrjeje nga policia. Sa kanë ndryshuar kohët!

Sot, një numër rekord gjermanësh po japin dorëheqjen nga kishat. Thuhet se 1 në 4 veta deklaron se nuk i përket as edhe një feje. Një prirje e tillë është vënë re edhe në Austri dhe në Zvicër. Nëse anëtarësia është gjaku i një feje, atëherë, siç u shpreh shkrimtari gjerman, Rajmër Gronemajër, «me gjakun që po humbasin, kishat e Evropës po shkojnë drejt vdekjes».

Pse e hedhin poshtë fenë?

Pse shumë veta e hedhin poshtë fenë e organizuar? Shpesh për arsye financiare, sidomos në vendet ku anëtarëve të saj u kërkohet të paguajnë një taksë për kishën. Shumë pyesin: ‘Pse vallë, paratë që i nxjerr me djersën e ballit duhet t’i shkojnë kishës?’ Disa janë ndjerë të ofenduar nga pasuria dhe pushteti i jashtëzakonshëm i kishës. Ka të ngjarë që ata të jenë dakord me kardinalin Joakim Meisnet, në Kolonjë të Gjermanisë, i cili tha se pasuria e kishës mund ta ketë bërë atë t’u kushtojë tepër vëmendje gjërave materiale dhe të «mos e marrë mjaft seriozisht besimin te Krishti».

Disa po e lënë kishën e tyre sepse u duket e mërzitshme, jo interesante, e paaftë për të shuar urinë e tyre frymore. Ata vuajnë nga uria e parathënë prej profetit Amos, «jo uri për bukë dhe etje për ujë, por më tepër për të dëgjuar fjalët e Zotit». (Amosi 8:11) Meqenëse kisha e tyre mezi i ushqen, heqin fare dorë prej saj.

Ndonëse problemet e hasura janë të vërteta, a është përgjigjja e drejtë ajo që të hiqet dorë nga çdo fe? Imagjino një njeri të uritur që shikon diçka, e cila i duket si një copë bukë. Kur provon ta hajë, zbulon se është bërë me tallash. A do të dorëzohet dhe të mos mendojë më për të ngrënë dhe për të shuar urinë? Jo, do të kërkojë për ndonjë ushqim të vërtetë. Ngjashëm, nëse një fe nuk shuan urinë frymore të anëtarëve të saj, a duhet që ata të heqin dorë nga feja? Apo do të ishte më e mençur të kërkonin një mënyrë, që t’u shuhet urija e tyre frymore? Kjo është ajo që kanë bërë shumë veta, siç e tregon edhe artikulli vijues.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo