BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 92
  • Si mund ta gjej fenë e vërtetë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si mund ta gjej fenë e vërtetë?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Feja
    Zgjohuni!—2014
  • A e ke gjetur fenë e vërtetë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Si ta dallosh cili është adhurimi i vërtetë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Adhurimi që miraton Perëndia
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 92
Një burrë sheh mendueshëm tabelat në një kryqëzim

Si mund ta gjej fenë e vërtetë?

Përgjigjja e Biblës

Duke ilustruar ndryshimin mes atyre që praktikojnë fenë e vërtetë dhe atyre që nuk e bëjnë, Bibla thotë: «Do t’i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga gjembaçët?» (Mateu 7:16) Ashtu siç mund ta dallosh një hardhi nga një ferrë nga ajo çfarë prodhon, edhe fenë e vërtetë mund ta dallosh nga ajo e rreme nga frytet e saj, ose nga këto tipare dalluese:

  1. Feja e vërtetë mëson të vërtetën që bazohet në Bibël, jo në filozofitë njerëzore. (Gjoni 4:24; 17:17) Kjo përfshin të vërtetat fetare për shpirtin dhe për shpresën e jetës së përhershme në një tokë parajsore. (Psalmi 37:29; Isaia 35:5, 6; Ezekieli 18:4) Gjithashtu, ajo nuk ngurron t’i demaskojë praktikat e rreme dhe gënjeshtrat fetare.—Mateu 15:9; 23:27, 28.

  2. Feja e vërtetë i ndihmon njerëzit të njohin Perëndinë. Këtu përfshihet edhe t’u mësojë emrin e tij, Jehova. (Psalmi 83:18; Isaia 42:8; Gjoni 17:3, 6) Ajo nuk mëson se Perëndia është i pakonceptueshëm ose i ftohtë; përkundrazi, mëson se ai dëshiron që të jemi miq të tij.—Jakovi 4:8.

  3. Feja e vërtetë thekson se Perëndia e sjell shpëtimin nëpërmjet Jezu Krishtit. (Veprat 4:10, 12) Përkrahësit e saj u binden urdhërimeve të Jezuit dhe përpiqen fort të ndjekin shembullin e tij.—Gjoni 13:15; 15:14.

  4. Feja e vërtetë përqendrohet te Mbretëria e Perëndisë si e vetmja shpresë e njerëzimit. Përkrahësit e saj angazhohen për t’u folur të tjerëve për këtë Mbretëri.—Mateu 10:7; 24:14.

  5. Feja e vërtetë nxit dashurinë altruiste. (Gjoni 13:35) Ajo mëson t’i respektojmë të gjitha grupet etnike dhe i mirëpret njerëzit e të gjitha racave, kulturave, gjuhëve dhe prejardhjeve. (Veprat 10:34, 35) Të nxitur nga dashuria, përkrahësit e saj nuk shkojnë në luftë.—Mikea 4:3; 1 Gjonit 3:11, 12.

  6. Feja e vërtetë nuk ka një kler që paguhet dhe nuk i jep tituj fetarë pompozë asnjë përkrahësi të saj.—Mateu 23:8-12; 1 Pjetrit 5:2, 3.

  7. Feja e vërtetë është plotësisht asnjanëse në çështjet politike. (Gjoni 17:16; 18:36) Gjithsesi, përkrahësit e saj i respektojnë dhe u binden qeverive të vendit ku jetojnë, në përputhje me urdhërimin e Biblës: «Paguajini Cezarit [i cili përfaqëson autoritetet civile] gjërat e Cezarit, kurse Perëndisë gjërat e Perëndisë.»​—Marku 12:17; Romakëve 13:1, 2.

  8. Feja e vërtetë është një mënyrë jetese, jo thjesht një ritual ose formalitet. Përkrahësit e saj u përmbahen normave të larta morale të Biblës në çdo aspekt të jetës. (Efesianëve 5:3-5; 1 Gjonit 3:18) Megjithatë, në vend që të jenë të zymtë, ata e adhurojnë me gëzim ‘Perëndinë e lumtur’.—1 Timoteut 1:11.

  9. Ata që praktikojnë fenë e vërtetë do të jenë një pakicë. (Mateu 7:13, 14) Shpesh, përkrahësit e fesë së vërtetë i përçmojnë, i tallin dhe i përndjekin ngaqë bëjnë vullnetin e Perëndisë.—Mateu 5:10-12.

Feja e vërtetë nuk është thjesht «feja që është e duhur për mua»

Është e rrezikshme ta zgjedhim një fe duke u bazuar vetëm te mënyra si na bën të ndihemi. Bibla ka parathënë një kohë kur njerëzit ‘do të grumbullonin për vete mësues [fetarë] që t’u gudulisnin veshët’. (2 Timoteut 4:3) Ndryshe nga kjo, ajo na nxit të ndjekim ‘adhurimin [ose fenë] e pastër dhe të pandotur nga pikëpamja e Perëndisë, Atit tonë’, edhe nëse kjo fe është e papëlqyeshme nga një masë e madhe njerëzish.—Jakovi 1:27; Gjoni 15:18, 19.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo