BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w11 1/8 f. 16-17
  • Si ta dallosh cili është adhurimi i vërtetë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ta dallosh cili është adhurimi i vërtetë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Material i ngjashëm
  • Si ta dallosh besimin e vërtetë?
    Një lajm i mirë nga Perëndia
  • Adhurimi që miraton Perëndia
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Për adhurimin e vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Si mund ta gjesh fenë e vërtetë?
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
w11 1/8 f. 16-17

Mëso nga Fjala e Perëndisë

Si ta dallosh cili është adhurimi i vërtetë?

Ky artikull ngre pyetje që mund të kesh bërë dhe tregon se ku t’i lexosh përgjigjet në Biblën tënde. Dëshmitarët e Jehovait do t’i diskutojnë me kënaqësi këto përgjigje me ty.

1. A ka vetëm një fe të vërtetë?

Jezui u mësoi dishepujve vetëm një fe, fenë e vërtetë. Është si një rrugë që çon në jetë. Për këtë rrugë, Jezui tha: «Pak e gjejnë atë.» (Mateu 7:14) Perëndia pranon vetëm atë adhurim që bazohet te Fjala e tij e së vërtetës. Të gjithë adhuruesit e vërtetë janë të bashkuar në një besim të vetëm.​—Lexo Gjonin 4:23, 24; 14:6; Efesianëve 4:4, 5.

2. Pse kaq shumë fe pohojnë se janë të krishtere?

Profetët e rremë e kanë korruptuar krishterimin dhe e kanë përdorur për të çuar përpara interesat vetjake. Ashtu siç paratha Jezui, ata thonë se janë «dele» të tij, por veprojnë si ujqër të uritur. (Mateu 7:13-15, 21, 23) Krishterimi i rremë u zhvillua veçanërisht pas vdekjes së apostujve të Jezuit.​—Lexo Veprat 20:29, 30.

3. Cilat janë disa tipare dalluese të adhurimit të vërtetë?

Adhuruesit e vërtetë e respektojnë Biblën si Fjalën e Perëndisë. Përpiqen me gjithë shpirt t’i zbatojnë në jetë parimet e saj. Kështu, feja e vërtetë ndryshon nga feja që bazohet në mendime njerëzore. (Mateu 15:7-9) Adhuruesit e vërtetë nuk predikojnë një gjë dhe praktikojnë një tjetër.​—Lexo Gjonin 17:17; 2 Timoteut 3:16, 17.

Feja e vërtetë nderon emrin e Perëndisë, që është Jehova. Jezui e bëri të njohur emrin e Perëndisë. Ai i ndihmoi njerëzit ta njihnin Perëndinë dhe i mësoi të luteshin për shenjtërimin e emrit të Perëndisë. (Mateu 6:9) Cila fe në vendin ku jeton i nxit njerëzit ta përdorin emrin e Perëndisë?​—Lexo Gjonin 17:26; Romakëve 10:13, 14.

4. Si t’i dallosh adhuruesit e vërtetë?

Të krishterët e vërtetë predikojnë Mbretërinë e Perëndisë. Perëndia dërgoi Jezuin të predikonte për Mbretërinë. Mbretëria e Perëndisë është e vetmja shpresë për njerëzimin. Jezui nuk ndaloi së foluri për të deri ditën kur vdiq. (Luka 4:43; 8:1; 23:42, 43) Ai u tha dishepujve të predikojnë Mbretërinë e Perëndisë. Nëse dikush vjen e të flet për Mbretërinë e Perëndisë, cilës fe mund t’i përkasë?​—Lexo Mateun 10:7; 24:14.

Dishepujt e Jezuit nuk janë pjesë e kësaj bote të ligë. Ata nuk përzihen në çështje politike dhe në konflikte shoqërore. (Gjoni 17:16) Gjithashtu nuk imitojnë praktikat dhe qëndrimet e dëmshme të kësaj bote.​—Lexo Jakovin 1:27; 4:4.

5. Cila është shenja dalluese e krishterimit të vërtetë?

Të krishterët e vërtetë kanë dashuri të jashtëzakonshme për njëri-tjetrin. Ata mësojnë nga Fjala e Perëndisë të respektojnë njerëzit e të gjitha grupeve etnike. Shpesh, feja e rreme i ka mbështetur fuqishëm luftërat mes kombeve, por adhuruesit e vërtetë nuk pranojnë ta bëjnë këtë. (Mikea 4:1-4) Në vend të kësaj, pjesëtarët e fesë së vërtetë i përdorin pa u kursyer kohën dhe të ardhurat për të ndihmuar dhe për t’u dhënë zemër të tjerëve.​—Lexo Gjonin 13:34, 35; 1 Gjonit 4:20, 21.

Cili grup i bazon tërë mësimet te Fjala e Perëndisë, nderon emrin e Perëndisë dhe shpall Mbretërinë e Perëndisë si të vetmen shpresë të njerëzimit? Cili grup e tregon dashurinë me vepra dhe nuk mbështet luftërat? Faktet të çojnë te Dëshmitarët e Jehovait.​—1 Gjonit 3:10-12.

Për më shumë informacion, shih librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, kapitullin 15, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Figura në faqen 16]

«Ata shpallin publikisht se e njohin Perëndinë, por e mohojnë atë me veprat e tyre.»​—Titit 1:16

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo