BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 93
  • Pasi Jezui u ringjall, kishte trup prej mishi apo prej fryme?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pasi Jezui u ringjall, kishte trup prej mishi apo prej fryme?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Kthimi i Krishtit: A është i dukshëm?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Mishi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ringjallja
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Shpresa e ringjalljes ka fuqi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 93
Jezui i ringjallur, me një plagë gozhde në dorë, i shfaqet në formë njerëzore apostullit Thoma dhe dishepujve të tjerë

Pasi Jezui u ringjall, kishte trup prej mishi apo prej fryme?

Përgjigjja e Biblës

Bibla thotë se Jezui ‘u vra në mish, por u ngjall në frymë’.​—1 Pjetrit 3:18; Veprat 13:34; 1 Korintasve 15:45; 2 Korintasve 5:16.

Vetë fjalët e Jezuit treguan se ai nuk do të ringjallej me trupin e tij prej mishi dhe gjaku. Ai tha se do ta jepte ‘mishin e tij për jetën e botës’, si një shpërblesë për njerëzimin. (Gjoni 6:​51; Mateu 20:28) Nëse do të ringjallej me trupin e tij prej mishi, kjo do ta anulonte këtë flijim shpërblyes. Megjithatë, diçka e tillë nuk mund të ketë ndodhur, sepse Bibla thotë se ai e flijoi mishin dhe gjakun «një herë e mirë».—Hebrenjve 9:11, 12.

Nëse Jezui u ngrit me një trup prej fryme, si mund ta shihnin dishepujt e tij?

  • Krijesat prej fryme mund të marrin formë njerëzore. Për shembull, engjëj në të kaluarën morën formë njerëzore. Madje hëngrën e pinë bashkë me njerëzit. (Zanafilla 18:​1-8; 19:​1-3) Gjithsesi, ata ishin ende krijesa prej fryme dhe mund ta linin botën fizike.​—Gjykatësit 13:15-​21.

  • Pasi u ringjall, edhe Jezui mori formë njerëzore për pak kohë, ashtu siç kishin bërë engjëjt më parë. Megjithatë, si krijesë prej fryme, ai mund të shfaqej e të zhdukej papritmas. (Luka 24:31; Gjoni 20:19, 26) Trupat prej mishi me të cilët materializohej, nuk ishin identikë me njëri-tjetrin çdo herë që u shfaqej të tjerëve. Prandaj, edhe miqtë e ngushtë të Jezuit e njohën vetëm nga gjërat që tha e bëri.​—Luka 24:30, 31, 35; Gjoni 20:14-​16; 21:​6, 7.

  • Kur iu shfaq njërit prej apostujve, Thomait, Jezui mori një trup me shenja plage. Këtë e bëri për t’i forcuar besimin Thomait, pasi ky dyshonte që Jezui ishte ngritur.​—Gjoni 20:24-​29.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo