BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/93 f. 1
  • Ndihmojmë të rinjtë që të përparojnë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndihmojmë të rinjtë që të përparojnë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Material i ngjashëm
  • Të bashkëpunojmë me drejtuesin e studimit të librit të kongregacionit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Prilli​—Kohë ‘për të punuar pa u lodhur dhe për t’u përpjekur’
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • A mund ta bëjmë prillin 2000 muajin tonë më të mirë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Ji «i zellshëm për vepra të shkëlqyera» gjatë prillit!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 7/93 f. 1

Ndihmojmë të rinjtë që të përparojnë

1 Më 17 prill 1992 pothuajse 11 milion e gjysmë njerëz në të gjithë botën janë mbledhur për të kremtuar Përkujtimin e vdekjes së Krishtit. Ky numër ishte dy herë e gjysmë më i madh sesa shuma e lajmëtarëve të shoqëruar në kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait. Çfarë kënaqësie të shohësh këto shumica të vërshojnë për «në malin e Jehovait»! (Mik. 4:2) Aktualisht janë rreth shtatë milion njerëz që tregojnë një farë interesi për adhurimin e vërtetë dhe që nuk janë akoma lavdërues publik të Jehovait. Sigurisht fjalët e Jezuit, sipas të cilave «e korra është e madhe», nuk kanë qenë kurrë kaq domethënëse!—Mat. 9:37, 38.

2 Në korrik do të bëjmë një përpjekje të veçantë për të ndihmuar të gjithë ata që janë të aftë për të marrë pjesë në shërbimin në fushë. Drejtuesi i studimit të librit të kongregacionit, i ndihmuar prej lajmëtarëve të tjerë të aftë dhe nga pionierët e grupit të tij, do të ketë një rol kyç në këtë. Objektivi ynë trefish është: (1) të fillohet një studim biblik në shtëpi me të rinjtë që morën pjesë këtë vit në fjalimin special dhe në Përkujtim; (2) të inkurajohen të gjithë ata që studiojnë, që të bëhen të aftë për të qenë lajmëtarë të papagëzuar dhe (3) të rrisim pjesëmarrjen tonë në shërbimin në fushë.

3 Të gjithë duhet të bëjnë një përpjekje të veçantë për t’u dhënë mirëseardhjen dhe për t’u njohur me të gjithë të rinjtë që vijnë në cilëndo prej mbledhjeve tona. Çfarë mund të bëjmë për të inkurajuar një numër sa më të madh nga këta të interesuar për të pasur një studim të rregullt biblik në shtëpi?

4 Gjatë muajve të fundit në Shqipëri janë udhëhequr mbi treqind studime biblike. Lajmëtarët mund të ftojnë drejtuesin e tyre të studimit të librit për t’i shoqëruar në studimet biblike në mënyrë që të njihet me studentët. (km 3/81 f. 4, angl.) Ndoshta tani disa prej këtyre studentëve të Biblës frekuentojnë mbledhjet dhe janë të aftë për të marrë pjesë në veprën shtëpi më shtëpi. A japin të rinjtë dëshmi joformale me një farë rregullshmërie? Për t’u bërë lajmëtarë të papagëzuar, a i plotësojnë kërkesat e paraqitura në shtojcë në faqen 6 me titull: «Të ndihmojmë të rinjtë që të bëhen lajmëtarë»? Nëse po, shpjegojuni atyre se si mund të fillojnë veprën nga shtëpia në shtëpi, pasi janë pranuar si lajmëtarë të papagëzuar.

5 Nuk duhet të harrojmë kurrë që të inkurajohemi njëri me tjetrin në shoqërinë tonë të krishterë. (Hebr. 10:24, 25) Nëse dikush e ka ngadalësuar shërbimin e tij, drejtuesit e studimit të librit duhet të bëjnë përgatitje të sakta për t’u dhënë ndihmë dhe inkurajim. Ndonjëherë, gjithçka që nevojitet është një ftesë e ngrohtë për t’i shoqëruar në shërbimin në fushë.

6 Për ta bërë korrikun një muaj aktiviteti të jashtëzakonshëm, në shërbimin në fushë do të duhet bashkëpunimi i të gjithëve. Udhëheqja entuziaste e drejtuesit të studimit të librit është përcaktuese. Ai do të ndihmojë çdo pjesëtar të grupit të tij për të marrë pjesë plotësisht në shërbimin në fushë. Mund t’u kushtohet vëmendje e veçantë personave të moshuar dhe mund të ndihmohen të rinjtë në mënyra praktike. Prindërit duhet të sigurohen që e tërë familja të marrë pjesë në shërbim në korrik. Nëse të gjithë ne do t’i japim Jehovait gjënë tonë më të mirë në këtë kohë të korrjes, do të marrim bekimet e tij të pasura.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo