Kulla e Rojës—Ushqim frymor në kohën e vet
1 Qysh prej 114 vjetësh Kulla e Rojës i nxit lexuesit e saj të mbahen të gatshëm frymësisht. Shoqja e saj Zgjohuni! forcon besimin në premtimin që ka dhënë Krijuesi për të sjellë një botë të re paqësore dhe të sigurt brenda breznisë sonë. Që të dyja këto botime janë treguar mjete besnike që na ndriçojnë rrugën në një botë të errët. (Isa. 60:2) E vërteta e Fjalës së Perëndisë nuk ndryshon kurrë, por kuptimi ynë ndaj saj bëhet gjithnjë e më i qartë dora-dorës që Jehovai përdor këto mjete dhe të tjera për të na dhënë «ushqim [frymor] në kohën e vet».—Mat. 24:45; Prov. 4:18.
2 Ti përdorimin sa më mirë revistat: Mirënjohjen tonë për dritën frymore që gëzojmë mund ta tregojmë duke inkurajuar me entuziazëm njerëzit për të lexuar Kullën e Rojës. Normalisht nuk ofrojmë një abonim në vizitën fillestare kur shkojmë shtëpi më shtëpi as kur japim dëshmi joformale. Shumë njerëz marrin revista teke me një farë rregullsie dhe tregojnë qartë se i vlerësojnë ato. Ndoshta këta persona mund ta vlerësojnë mundësinë për të pasur një pajtim gjashtëmujor. Megjithatë, të zotëve të shtëpisë që nuk i njohin mirë botimet tona dhe ndoshta mund të kenë një çmueshmëri të kufizuar është mirë që t’u ofrojmë revista teke.
3 Si mund të dalloni se personi tregon interes të vërtetë? Ndërsa prezantoni një ose dy pika të një reviste, fletushke ose të një broshure vëreni reagimin e tij. A dëgjon me vëmendje? A ka respekt për Biblën dhe ju ndjek ndërsa lexoni vargjet? A u përgjigjet pyetjeve të drejtuara për të njohur pikëpamjen e tij? Nëse po, mund të përgatiteni për t’i bërë rivizitën brenda javës, ose edhe më përpara dhe të shtroheni në një bisedë tjetër të bukur. Nëse është e qartë që i zoti i shtëpisë po e lexon botimin që i keni lënë dhe është i kënaqur të flasë për gjëra frymore, mund ta pyesni nëse do t’i pëlqente t’i merrte revistat rregullisht.
4 Mund t’u ofrojmë revista teke kolegëve, shokëve të shkollës dhe kushërinjve. Mund t’u ofrojmë revista edhe personave me të cilët kemi marrëdhënie tregtie dhe në dëshminë në rrugë.
5 Lajmëtarët duhet t’i tërheqin revistat e reja sapo të arrijnë në kongregacion. Kur merrni një numër të ri, lexojeni me rrënjë. Cilat argumente do t’u interesojnë më shumë njerëzve të vendit? Paqa dhe siguria botërore? Ekonomia? Një qeveri e mirë? Ambienti? Kulla e Rojës tërheq vëmendjen në mënyrë të veçantë mbi zgjidhjen e vetme dhe të qëndrueshme, Mbretërinë e Perëndisë. (Dan. 2:44; Mat. 6:10) Është me të vërtetë një dhuratë e paçmuar nga ana e «Mësuesit tonë të Madh».—Isa. 30:20.
6 Në korrik dhe në gusht do të kemi mundësi të shkëlqyera për të dedikuar më shumë kohë në shërbimin në fushë. Gushti ka pesë fundjavë të plota, prandaj shumë do të shërbejnë si pionierë ndihmës. Të gjithë ne mund të vendosim pikësynime personale për të rritur shërbimin tonë të fushës në këto dy muaj dhe të inkurajojmë me entuziazëm të gjithë ata që takojmë për të lexuar Kullën e Rojës.