Mbledhjet e shërbimit për korrikun
Java që fillon në 5 korrik
10 min.: Lajmërime lokale. Analizo revistat e reja, duke nxjerrë në pah artikujt që mund t’u interesojnë më shumë personave të territorit. Ngarko dy lajmëtarë, një të rritur dhe një të ri, për të demonstruar prezantime të shkurtra biblike.
15 min.: «Kulla e Rojës: Ushqim frymor në kohën e vet.» Me pyetje dhe përgjigje. Përfshi komente mbi nevojën për të dalluar nëse ka interes të vërtetë apo jo para se të ofrojmë pajtimet. Midis shenjave të interesit të sinqertë janë edhe gatishmëria për të biseduar dhe për të shprehur një opinion, një sjellje miqësore, ndjekja e leximit të vargjeve biblike dhe ftesa për t’u kthyer e për të vazhduar bisedën. (km 5/90 f. 8, angl.) Zakonisht është mirë të çojmë revistat për disa herë, në mënyrë që të jemi të sigurt për interesimin përpara se të ofrojmë një pajtim gjashtëmujor.
20 min.: «Të bëjmë lidhje midis fletushkave dhe botimeve të tjera.» Artikulli të trajtohet me pyetje dhe përgjigje. Përfshi prezantime të shkurtra të bazuara mbi sugjerimet e paragrafëve 2-6. Trajto përmbajtjen e kornizës «Kujto përdorimin e broshurave.»
Lutja përmbyllëse
Java që fillon në 12 korrik
10 min.: Lajmërime lokale. Inkurajo të gjithë lajmëtarët për të marrë pjesë në shërbimin e fushës në fund të javës me grupet përkatëse.
20 min.: «Rivizita të thjeshta dhe të efektshme.» Trajtoje pjesën me auditorin. Trego me anë të një demonstrimi se si ta fillojmë bisedën në rivizitë. Kujtoju të gjithëve se është mirë të informojnë të zotët e shtëpisë mbi privilegjin e tyre për të kontribuar për veprën botërore. Në faqen 2 të Kullës së Rojës gjendet kjo deklaratë: «Kjo është pjesë e veprës botërore të arsimimit biblik, që përkrahet me kontribute vullnetare.» Mund të përdoren shprehje të ngjashme.
15 min.: Kutia e pyetjes. Mbikëqyrësi i shërbimit ose një nga pleqtë e tjerë që ka shërbyer si pionier ndihmës trajton pjesën me ton pozitiv dhe inkurajues. Intervisto nja dy lajmëtarë që herë pas here shërbejnë si pionierë ndihmës.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon në 19 korrik
10 min.: Lajmërime lokale dhe lajmërime të përshtatshme nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Raporti i llogarisë mujore dhe falënderime nga Kongregacioni Qendror për kontributet e dërguara. Lexo Lukën 6:38 dhe lavdëro kongregacionin për bujarinë me të cilën mbështet veprën botërore dhe nevojat e kongregacionit lokal.
20 min.: «Ndihmojmë të rinjtë që të përparojnë». Bisedë midis dy ose tre drejtuesve të studimeve të librit. Pasi të keni marrë në shqyrtim pikat kryesore të artikullit, shpjegoni se çfarë ka qenë planifikuar për të zbatuar sugjerimet në nivel lokal. Si mund t’i ndihmojmë të interesuarit e rinj? Konsidero informacionet e paraqitura tek shtojca në faqen 6, të titulluar: «Të ndihmojmë të rinjtë që të bëhen lajmëtarë» Çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar ata që kanë qenë të parregullt? Si mund t’i inkurajojmë të gjithë për të marrë pjesë plotësisht në shërbim çdo muaj? Si mund të kontribuojnë lajmëtarët më të aftë për të ndihmuar të tjerët?—Rom. 15:1, 2.
15 min.: «Të shkojmë në shtëpinë e Jehovait.» Trajto me pyetje dhe përgjigje paragrafët 1-8 të shtojcës. Shqyrto shkurtimisht karakteristikat e botimeve të përmendura në paragrafin 7. Ngarko një lajmëtar të aftë për të demonstruar se si mund të ndihmohet një person i ri të kuptojë se përse jemi të organizuar në kongregacione. (w84 11/1, f. 15, paragrafët 6, 7) Vër në dukje aspekte të mbledhjeve tona që dallohen qartë nga shërbesat fetare të krishterimit. Inkurajo ata që drejtojnë studime biblike që çdo javë të përfshijnë një trajtim të shkurtër për të ndihmuar studentin që të çmojë më shumë organizatën dhe nevojën për të bërë pjesë.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon në 26 korrik
5 min.: Njoftime lokale dhe lajme teokratike. Fto disa lajmëtarë për të treguar përvoja mbi veprimtarinë e rritur të fushës që kanë kryer gjatë muajit duke shërbyer si pionierë ndihmës dhe duke filluar studime të reja biblike.
20 min.: «Kryqi—cila është pikëpamja e Biblës?», e bazuar në librin Të arsyetojmë dhe që paraqitet në faqen 5 të shtojcës. Pyetje dhe përgjigje me pjesëmarrjen e auditorit. Dy lajmëtarë të demonstrojnë se si t’u përgjigjemi atyre që pyesin, «Pse dëshmitarët e Jehovait nuk e përdorin kryqin?»
20 min.: «Të shkojmë në shtëpinë e Jehovait.» Trajto me pyetje dhe përgjigje paragrafët 9-14 të shtojcës. Duke përdorur sugjerimet e paragrafëve 12 dhe 13, një lajmëtar demonstron se çfarë mund t’i thuhet dikujt që tregohet ngurrues.
Lutja përmbyllëse.