BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 140
  • Akrepat e Orës së Fundit të Botës më afër mesnatës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Akrepat e Orës së Fundit të Botës më afër mesnatës
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë rezervon e ardhmja
  • Ruaj optimizmin
  • Shkencëtarët çojnë përpara akrepat e Orës së Fundit të Botës—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • A është bota jashtë kontrollit, apo jo?
    Zgjohuni!—2017
  • Fundi i botës​—Fakt dhe fantazi
    Zgjohuni!—2012
  • A është afër fundi i botës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 140
Akrepat e Orës së Fundit të Botës tani janë 85 sekonda nga mesnata.

Me mirësjellje nga Jamie Christiani/Bulletin of the Atomic Scientists

QËNDRONI VIGJILENTË!

Akrepat e Orës së Fundit të Botës më afër mesnatës

Më 27 janar 2026, shkencëtarët i lëvizën akrepat e Orës së Fundit të Botësa më afër mesnatës. Mesnata simbolizon momentin kur njerëzit shkatërrojnë veten dhe planetin.

  • «Sot, Bordi për Shkencën dhe Sigurinë i Buletinit të Shkencave Atomike vendosi akrepat e Orës së Fundit të Botës 85 sekonda nga mesnata, më afër katastrofës se kurrë më parë.»—Buletini i Shkencave Atomike.

  • «Mesazhi i Orës së Fundit të Botës s’mund të jetë më i qartë se kaq. Rreziqet e një katastrofe po shtohen, bashkëpunimi po pakësohet, ndërkohë neve po na mbaron koha. Ndryshimi është i domosdoshëm dhe njëkohësisht i mundur. Por njerëzit në mbarë botën duhet të ngulmojnë që liderët e tyre të ndërmarrin veprime të menjëhershme.»—Aleksandra Bell, presidente dhe drejtuese ekzekutive, Buletini i Shkencave Atomike.

A po i afrohet fundi njerëzimit dhe planetit tonë? A duhet të kemi frikë nga e ardhmja? Çfarë thotë Bibla?

Çfarë rezervon e ardhmja

Bibla thotë se «toka qëndron përjetë» dhe se do të ketë njerëz që «do të banojnë përgjithmonë në të». (Eklisiastiu 1:4; Psalmi 37:29) Pra, njerëzit nuk do ta shkatërrojnë tokën dhe as do ta bëjnë të pabanueshëm planetin tonë.

Megjithatë, Bibla e përmend fundin. Për shembull, ajo thotë se «bota po kalon».—1 Gjonit 2:17.

  • Që të zbulosh se çfarë nënkupton Bibla kur flet për fundin e botës, lexo artikullin «A po vjen fundi i botës? Çfarë është Apokalipsi?»

  • Që të mësosh se çfarë thotë Bibla për kohën kur do të ndodhin disa ngjarje vendimtare në botë, lexo artikullin «Kur do të vijë fundi i botës?»

Ruaj optimizmin

Bibla na ndihmon të ruajmë optimizmin pavarësisht nga problemet që ka bota sot. Si?

  • Ajo përmban këshilla praktike. (2 Timoteut 3:16, 17) Për shembull, lexo artikullin «Si ta mbash nën kontroll ankthin», që të kuptosh si të ndihmon Bibla të jesh pozitiv, pavarësisht nga sfidat e jetës.

  • Bibla na jep një shpresë të sigurt për të ardhmen. (Romakëve 15:4) Ajo shpjegon konkretisht se çfarë mund të presim të ndodhë tani e në të ardhmen dhe na ndihmon të qëndrojmë të qetë përballë ngjarjeve botërore.

Që të përfitosh sa më shumë nga Bibla, të ftojmë përzemërsisht të provosh që sot falas kursin tonë për studimin e Biblës me ndihmën e një mësuesi.

a «Ora e Fundit të Botës është një orë simbolike që paralajmëron sa afër vetëshkatërrimit është njerëzimi, për shkak të teknologjisë së rrezikshme që ka zhvilluar. Ajo shërben si metaforë, si një përkujtues për problemet që duhet t’i zgjidhim nëse duam të mbijetojmë në këtë planet.»—Buletini i Shkencave Atomike.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo