Ndihmë për ata që nuk shohin
Në mbarë botën përllogaritet të jenë rreth 43 milionë njerëz që nuk shohin dhe 295 milionë që kanë shikim të dobët.a Mjerisht, shumë prej tyre përballen me keqtrajtime dhe padrejtësi.
Si ndihet Perëndia për të verbrit? Çfarë thotë Bibla për ta? Dhe çfarë po bëjnë Dëshmitarët e Jehovait për ta sot?
Si ndihet Perëndia për të verbrit?
Bibla tregon se Jehovaib ka shumë merak për ata që nuk shohin. Ai dëshiron që të trajtohen si gjithë të tjerët dhe të përfitojnë nga arsimimi që siguron Ai. Gjithashtu u jep një shpresë të mrekullueshme për të ardhmen.
Shkrimi nga Bibla: «Mallkuar qoftë ai që e bën të verbrin të humbasë rrugën.»—Ligji i përtërirë 27:18.
Kuptimi: Në kohët e lashta, Ligji që Perëndia i dha popullit të tij, i mbronte të verbrit nga keqtrajtimi.
Shkrimi nga Bibla: «Perëndia nuk është i anshëm.»—Veprat 10:34.
Kuptimi: Perëndia i çmon ata që nuk shohin po aq sa ata që shohin.
Shkrimi nga Bibla: Jezui «u fali dritën e syve shumë të verbërve».—Luka 7:21.
Kuptimi: Kur ishte në tokë, Jezui u ktheu shikimin të verbërve, duke treguar kështu se çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë në të ardhmen.
Shkrimi nga Bibla: «Do të hapen sytë e të verbërve.»—Isaia 35:5.
Kuptimi: Jehovai premton se në të ardhmen e afërt, kur Mbretëria e Perëndisë të qeverisë tokën, të verbërve do t’u kthehet shikimi.
Si po ndihmojnë Dëshmitarët e Jehovait?
Përreth botës, ne si Dëshmitarë të Jehovait u japim të verbërve një mesazh shprese nga Perëndia. Si e bëjmë këtë?
Prodhojmë Bibla, si edhe botime për studimin e Biblës dhe video, në formate të ndryshme për të verbrit dhe për ata me shikim të dobët, ku përfshihen botime në brail, botime me shkronja të mëdha dhe regjistrime audio.
Mbajmë rregullisht mbledhje për të adhuruar Perëndinë, ku janë të mirëpritur të gjithë, edhe ata që nuk shohin.
Ne i ofrojmë kujtdo mundësinë të studiojë Biblën me një mësues personal.c
Të gjitha këto i ofrojmë falas. Pse? Sepse Jezui urdhëroi: «Falas morët, falas jepni.»—Mateu 10:8.
Dëshmitarët e Jehovait interesohen sinqerisht për të verbrit. Të gjithë ata që duan të adhurojnë Perëndinë me ne, do të gjejnë miq të mirë e të gjindshëm. Ja disa histori të Dëshmitarëve të Jehovait që nuk shohin.
Talita Alnashi në Suedi ka pasur shikim të dobët që e vogël. Zbulo si e kanë ndihmuar prindërit të mësojë për Biblën dhe si e kanë mbështetur miqtë me dashuri Talitën dhe familjen e saj.
Xhejms Rajani në Shtetet e Bashkuara nuk ka dëgjuar që nga lindja dhe më vonë u verbua. Mëso si po bën ai një jetë plot kuptim.
Sintia Pablo në Filipine as nuk dëgjon e as nuk sheh. Si e kanë ndihmuar bashkëbesimtarët gjatë periudhës sfiduese të COVID-19? Mëso historinë e saj në artikullin «Gjatë pandemisë, kongregacioni ndihmon një motër që nuk shikon dhe nuk dëgjon».
Çfarë mjetesh ofrojmë për arsimimin nga Bibla?
Botime në brail. Ne botojmë në format brail të gjithë Biblën ose një pjesë të saj në disa gjuhë. (Te kutia «Bibla Përkthimi Bota e Re në brail» mund të shohësh listën e gjuhëve.) Botojmë në format brail edhe shumë prej botimeve tona të bazuara në Bibël. Për ata që dëshirojnë të mësojnë brail, kemi botuar broshurën Mëso të lexosh brail. Botimi është përgatitur për të ndihmuar dikë që nuk sheh, të mësojë që të lexojë brail me ndihmën e një personi që sheh.
Për të marrë botime të shtypura në brail, mund të flasësh me një Dëshmitar të Jehovait ose të kërkosh një takim me ta.
Në jw.org, shkarko materiale për pajisjet notetaker.d
Botime me shkronja të mëdha dhe materiale të zmadhuara në format dixhital. Për ata me shikim të dobët, shumë nga botimet tona i vëmë në dispozicion me shkronja të mëdha. Siti ynë jw.org është projektuar që përmbajtja të shfaqet siç duhet edhe kur zmadhojmë faqen. Gjithashtu, aplikacioni JW Library e lejon përdoruesin të përcaktojë madhësinë e tekstit.
Për të marrë botime me shkronja të mëdha, mund të flasësh me një Dëshmitar të Jehovait ose të kërkosh një takim me ta.
Në jw.org, shkarko botime me shkronja të mëdha që janë njësoj si botimet në formatin normal.
Botime audio. Ne prodhojmë regjistrime audio të Biblës Përkthimi Bota e Re në mbi 200 gjuhë. Gjithashtu, regjistrojmë në format audio edhe shumë nga botimet tona. Shpesh këto regjistrime përfshijnë edhe përshkrimet e figurave.
Luaj ose shkarko audio në jw.org dhe në aplikacionin JW Library.
Në jw.org shkarko materiale për sisteme leximi, siç janë programet për leximin me zë të tekstit të shkruar dhe pajisjet elektronike për të lexuar me zë librat dixhitalë.e
Video me përshkrime audio.f Dëshmitarët e Jehovait prodhojnë video të bazuara në Bibël me përshkrim audio në më shumë se 100 gjuhë. Këto video i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë dhe të zbatojnë këshillat praktike të Biblës.
Mund të dëgjosh një shembull të përshkrimeve audio në videon vijuese:
Mbledhjet dhe eventet. Në mbarë botën, ne kemi kongregacione ku mblidhemi me njëri-tjetrin çdo javë për të mësuar dhe për të adhuruar Perëndinë. Gjithashtu, çdo vit organizojmë evente të mëdha për t’u arsimuar nga Bibla. Në eventet tona, ku shfaqim edhe video, përpiqemi të vëmë në dispozicion përshkrime audio për ata që kanë nevojë. Kur është e mundur, për personat që as nuk dëgjojnë e as nuk shohin, ofrojmë gjuhën e shenjave me të prekur në mbledhjet dhe në eventet tona. I mirëpresim të gjithë dhe nuk diskriminojmë askënd.
Mëso më shumë për kongreset tona të përvitshme.
Merr pjesë në Përkujtimin e vdekjes së Jezuit, eventi më i rëndësishëm i vitit për ne.
Hose Luis Ajala jeton në Meksikë. Ai nuk ka dëgjuar që nga lindja dhe rreth moshës 29-vjeçare u verbua. Mëso sa të rëndësishme janë mbledhjet për të dhe si është bërë një mësues i efektshëm i Biblës.
a Shprehja «shikim i dobët» i referohet humbjes së pakorrigjueshme të shikimit që e pengon dikë për aktivitet e përditshme. Në këtë artikull, me fjalën «i verbër» i referohemi edhe atyre që janë plotësisht të verbër, edhe atyre me shikim të dobët.
b Jehova është emri i Perëndisë. (Psalmi 83:18) Shih artikullin «Kush është Jehovai?»
c Mund të kërkosh një demonstrim se si zhvillohet kursi ynë i Biblës që disponohet falas.
d Notetakers janë pajisje elektronike me zë kompjuterik, ose me gjilpëra që ulen dhe ngrihen për të krijuar karaktere në brail, ose me të dyja veçoritë bashkë. Nëse një person ka notetaker, nuk ka nevojë për shumë botime të shtypura në brail.
e Programet për leximin e tekstit të shkruar dhe pajisjet elektronike për librat dixhitalë, lexojnë me zë tekstin duke përdorur një zë kompjuterik ose një regjistrim audio. Këto teknologji i japin mundësi përdoruesit të shkojë në pjesë të ndryshme të botimit.
f Përshkrimet audio janë shprehje të folura që i shtohen një videoje për të shpjeguar çfarë po ndodh në ekran.