MËSO NGA JEZUI
«Do të dëgjoni të flitet për luftëra»
«Kam raportuar për më shumë se 40 luftëra përreth botës gjatë karrierës sime, e cila ka nisur që në vitet 60. Kam parë se si Lufta e Ftohtë arriti kulmin e pastaj thjesht u shua. Por nuk kam parë kurrë më parë një vit kaq të ankthshëm sa 2025-a—jo vetëm se po zhvillohen disa luftëra të mëdha që po bëjnë kërdinë, por edhe sepse duket qartë që ndikimi i njërës prej tyre mund ta ndryshojë politikën botërore në mënyrë të paprecedentë.»—Xhon Simpson, kryeredaktor në BBC për ngjarjet botërore, theksimi është yni.
Njerëzit janë të shqetësuar për luftërat e dhunshme që po bëhen sot në botë. Shumë pyesin veten nëse një ditë do të bëhet më mirë. Çfarë mësoi Jezui?
Çfarë mësoi Jezui
Jezui i paratha kushtet që shohim sot. Ai i paralajmëroi dishepujt: «Do të dëgjoni të flitet për luftëra dhe lajme luftërash.»—Mateu 24:6.
Edhe pse luftërat dhe konfliktet e dhunshme që shohim sot na shkaktojnë ankth, kemi arsye të forta për të shpresuar për më mirë. Pse? Sepse Jezui tha se luftërat që prekin shumë veta—bashkë me ngjarje të tjera, kushtet në botë dhe sjelljen e njerëzve—do të formonin ‘shenjën e përfundimit të sistemit’. (Mateu 24:3; Luka 21:7) Kjo do të thotë se do të vijë dita kur, falë Jezuit, luftërat do të jenë pjesë e së shkuarës. Si do ta bëjë ai këtë?
Çfarë do të bëjë Jezui
Së shpejti, Jezui, si Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë, ‘do të shuajë luftërat anembanë tokës’.—Psalmi 46:9.
Që të mësosh më shumë për këtë të ardhme plot paqe, se si do të realizohet dhe si do të ndikojë në jetën tënde, lexo artikullin «Si do të marrin fund luftërat?»