BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 76
  • Pse të shkoj në mbledhje në Sallën e Mbretërisë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse të shkoj në mbledhje në Sallën e Mbretërisë?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë ndodh në një Sallë Mbretërie?
  • Pse duhet të marrësh pjesë?
  • Ç’dobi mund të nxjerrësh nga mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Ja vendi ynë i adhurimit!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Masat për vendet e adhurimit
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Pse duhet të mblidhemi bashkë për të adhuruar?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 76
Një i ri duke parë njerëzit që po futen në një Sallë Mbretërie

TË RINJTË PYESIN

Pse të shkoj në mbledhje në Sallën e Mbretërisë?

Dy herë në javë Dëshmitarët e Jehovait mbajnë mbledhje në vendet e tyre të adhurimit, që quhen Salla Mbretërie. Çfarë bëhet atje dhe si mund të nxjerrësh dobi nga mbledhjet?

  • Çfarë ndodh në një Sallë Mbretërie?

  • Pse duhet të marrësh pjesë?

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Çfarë ndodh në një Sallë Mbretërie?

Salla e Mbretërisë është një qendër ku studiohet Bibla dhe nxirret në pah vlera e saj praktike. Mbledhjet që mbahen atje mund të të ndihmojnë:

  • të mësosh të vërtetën për Perëndinë

  • të kuptosh domethënien e ngjarjeve të tanishme

  • të bëhesh njeri më i mirë

  • të gjesh miqtë më të mirë

A e dije? Vendi ku mblidhen Dëshmitarët e Jehovait quhet Sallë Mbretërie, sepse atje flitet shumë shpesh për Mbretërinë e Perëndisë.​—Mateu 6:9, 10; 24:14; Luka 4:43.

Pse duhet të marrësh pjesë?

Informacioni do të të ndihmojë. Parimet biblike që shqyrtohen në mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait do të të ndihmojnë ‘të fitosh mençuri’. (Proverbat 4:5) Kjo do të thotë se Bibla mund të të ndihmojë vërtet të marrësh vendimet e duhura në jetë. Mund të të ndihmojë edhe të gjesh përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme për jetën, të tilla si:

  • Cili është kuptimi i jetës?

  • A duhet t’ia hedhim fajin Perëndisë për vuajtjet?

  • Çfarë ndodh kur vdesim?

Më poshtë renditen vetëm disa nga fjalimet që mbahen në mbledhjet tona të fundjavës:

  • Pse të ndjekim udhëheqjen e Biblës?

  • Ku mund të gjeni ndihmë në kohë vuajtjesh?

  • Çfarë po bën Mbretëria e Perëndisë për ne?

«Një shok klase erdhi një herë në mbledhje. U ul afër familjes sime dhe e ndoqi programin me botimet tona. Pas mbledhjes më tha se i kishin bërë shumë përshtypje komentet në pjesët ku kërkohej pjesëmarrja e auditorit. Tha edhe se në kishën e tij nuk kishin materiale studimi si ne.»​—Brenda.

A e dije? Në Sallën e Mbretërisë hyrja është falas dhe asnjëherë nuk mblidhen para.

Shoqëria është inkurajuese. Bibla thotë se një arsye pse të krishterët duhet të mblidhen së bashku, është që ‘të inkurajojnë njëri-tjetrin’. (Hebrenjve 10:24, 25) Shoqëria e mirë me njerëz që vendosin Perëndinë dhe të tjerët para vetes, është freskuese në këtë botë kaq të përqendruar te vetja.

«Pas një dite të gjatë mund të jem e mërzitur dhe e sfilitur, mirëpo, shoqëria me të tjerët në Sallën e Mbretërisë gjithmonë më bën të ndihem më mirë. Rrugës për në shtëpi ndihem e lumtur dhe gati për të përballur një ditë tjetër.»​—Elisa.

A e dije? Në mbarë botën ka më shumë se 120.000 kongregacione të Dëshmitarëve të Jehovait, që mblidhen në mbi 60.000 vende adhurimi. Çdo vit ndërtohen mesatarisht rreth 1.500 Salla Mbretërie për të mirëpritur numrin gjithnjë e në rritje të pjesëmarrësve.a

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Xhesika

«Kur isha në shkollë të mesme, një shoqe klase erdhi me mua në disa mbledhje. I bënte përshtypje që njerëz të moshave nga më të ndryshmet studionin Biblën së bashku. Kohët e fundit në mbledhje erdhi punëdhënësi im, i cili u mrekullua kur pa sa shpesh e përdorim Biblën. Çmueshmëria e tij për mbledhjen, më ndihmoi edhe mua të më rritej çmueshmëria.»​—Xhesika.

Timoteu

«Mbledhjet më lehtësojnë goxha nga streset dhe nga ankthet e përditshme. Atje mësojmë si të kemi një jetë domethënëse e të kënaqshme, si të bëhemi njerëz më të mirë e shumë gjëra të tjera. Gjithmonë largohem i inkurajuar dhe i ripërtërirë nga Salla e Mbretërisë.»​—Timoteu.

Xhejkobi

«Pas mbledhjes, një burrë që kisha ftuar, tha: ‘Erdha vetëm që të provoja se bindjet tuaja janë të gabuara. Ama kuptova se bindjet e mia ishin të gabuara!’ Gjithashtu i bëri përshtypje që Dëshmitarët e Jehovait ishin aq miqësorë. Ai tha: ‘Edhe pse s’ishim takuar më parë, më trajtuat sikur të njiheshim prej vitesh!’»​—Xhejkobi.

Medisona

«Ka pasur raste që kam menduar: ‘Me të mbaruar mbledhja do të iki.’ Mirëpo, gjatë mbledhjes kjo ndjenjë thjesht fashitet. Kur mbaron mbledhja, flas me të tjerët dhe as më kujtohet pse u ndieva ashtu më parë. Pa mbledhjet, nuk do t’i kisha miqtë e mrekullueshëm që kam.»​—Medisona.

a Për të gjetur një vend ku mblidhen, shko te faqja «Mbledhjet e kongregacionit të Dëshmitarëve të Jehovait» dhe kliko te «Gjej vendin më të afërt».

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo