BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 77
  • Si mund të më ndihmojë Bibla?—Pjesa 1: Eksploro Biblën tënde

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si mund të më ndihmojë Bibla?—Pjesa 1: Eksploro Biblën tënde
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pse ta lexosh Biblën?
  • Si ta lexoj Biblën?
  • Si ta bëj të këndshëm leximin e Biblës?
    Zgjohuni!—2009
  • Dobitë e leximit të përditshëm të Biblës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Si mund të më ndihmojë Bibla?—Pjesa 3: Përfito sa më shumë nga leximi i Biblës
    Të rinjtë pyesin
  • Si të nxjerrësh më shumë dobi nga Bibla?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 77
Një adoleshent imagjinon ngjarjet që lexon në Bibël

TË RINJTË PYESIN

Si mund të më ndihmojë Bibla?—Pjesa 1: Eksploro Biblën tënde

«Jam përpjekur ta lexoj Biblën, por më zë frika se është libër goxha i madh.»​—Briana 15 vjeçe.

A ndihesh edhe ti kështu? Atëherë, ky artikull mund të të ndihmojë.

  • Pse ta lexosh Biblën?

  • Si ta lexoj Biblën?

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Pse ta lexosh Biblën?

A të duket e mërzitshme ideja që të lexosh Biblën? Nëse po, kjo është e kuptueshme. Mbase Bibla të duket thjesht si një libër me mbi një mijë faqe, me shkronja të vogla e pa figura. Konkurrent jo shumë i fortë i televizorit dhe videove.

Por shihe nga ky këndvështrim: po të gjeje një arkë të vjetër thesari të stërmadhe, a nuk do të bëheshe kurioz se çfarë ka brenda?

Bibla është tamam si një arkë thesari, plot me xhevahire mençurie që do të të ndihmojnë:

  • të marrësh vendime të mira

  • të shkosh mirë me prindërit

  • të gjesh miqtë më të mirë

  • të përballosh stresin

Si ka mundësi që një libër i lashtë të jetë kaq praktik për kohën tonë? Sepse «i gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia». (2 Timoteut 3:16) Kjo do të thotë se këshillat e Biblës vijnë nga Burimi më i mirë që ekziston.

Një arkë thesari plot xhevahire

Bibla është një arkë thesari, plot me xhevahire mençurie të paçmueshme

Si ta lexoj Biblën?

Një mënyrë është ta lexosh nga fillimi deri në fund. Kështu do të kuptosh tablonë e përgjithshme të mesazhit të saj. Ka shumë mënyra për të lexuar të gjithë Biblën. Shqyrto dy shembuj:

  • Mund t’i lexosh 66 librat e saj sipas radhës, pra nga Zanafilla te Zbulesa.

  • Mund ta lexosh në mënyrë kronologjike, domethënë sipas radhës që kanë ndodhur ngjarjet.

Sugjerim: shtojca 9 te Përkthimi Bota e Re (botimi i shtypur) tregon në radhë kronologjike ngjarjet kryesore nga jeta e Jezuit në tokë.

Një mënyrë e dytë për të lexuar Biblën është të zgjedhësh një ngjarje që lidhet me ndonjë vështirësi që po kalon. Për shembull:

  • A dëshiron të gjesh miq të besueshëm? Atëherë, lexo historinë e Jonatanit dhe të Davidit. (1 Samuelit, kapitujt 18-20) Pastaj, që të nxjerrësh mësime praktike nga ky tregim, përdor fletën e punës «Si të gjesh miq besnikë?»

  • A do që të jesh më i fortë përballë tundimit? Lexo se si i rezistoi tundimit Jozefi. (Zanafilla, kapitulli 39) Pastaj, që të nxjerrësh mësime praktike nga ky tregim, përdor fletët e punës «Si t’i rezistosh tundimit . . . Jozefi​—Pjesa 1» dhe «E akuzuan padrejtësisht . . . Jozefi​—Pjesa 2».

  • A dëshiron të mësosh si mund të të ndihmojë lutja? Lexo çfarë i ndodhi Nehemisë. (Nehemia, kapitulli 2) Pastaj, që të nxjerrësh mësime praktike nga ky tregim, përdor fletën e punës «Perëndia iu përgjigj lutjes së tij».

Sugjerim: lexoje Biblën në një ambient të qetë që të kesh mundësi të përqendrohesh.

Një mënyrë e tretë për të lexuar Biblën është të zgjedhësh një tregim ose psalm, ta lexosh e pastaj të mendosh si zbatohet në rastin tënd. Pas leximit, pyet veten:

  • Pse e përfshiu Jehovai këtë në Bibël?

  • Çfarë tregon për personalitetin e Jehovait apo për mënyrën si vepron ai?

  • Si mund ta zbatoj këtë informacion në jetën time?

Sugjerim: vendos një synim. Shkruaj datën kur dëshiron të nisësh programin e leximit të Biblës.

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Kloe

«Zgjedh librat e Biblës që më tërheqin më shumë. Kjo më motivon të mos lë pas dore synimin për ta lexuar Biblën përditë. Për shembull, më pëlqen pa masë libri i Proverbave. Xhevahiret e mençurisë në këtë libër më japin vërtet zemër.»​—Kloe.

Stefani

«Përpiqem të lexoj një a dy psalme para se të fle. Shkrimtarët e këtij libri biblik kishin ndjenja si tonat. Për mua është e rëndësishme ta mbyll çdo ditë me mendime pozitive, dhe kur lexoj psalmet, më forcohet besimi se Jehovai është Perëndia i ngushëllimit të vërtetë.»​—Stefani.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo