BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 75
  • Ç’të bëj nëse miku im më lëndon?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ç’të bëj nëse miku im më lëndon?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë duhet të dish?
  • Ç’mund të bësh?
  • Pse më lëndoi?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
  • Përse shoku im më lëndon?
    Zgjohuni!—2000
  • Ç’do të thotë të falësh?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Mos i pengo ‘këta të vegjël’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 75
Një vajzë duke i thënë fjalë lënduese një tjetre

TË RINJTË PYESIN

Ç’të bëj nëse miku im më lëndon?

  • Çfarë duhet të dish?

  • Ç’mund të bësh?

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Çfarë duhet të dish?

  • S’ka marrëdhënie njerëzore pa probleme. Meqë një shok, a madje dikush që e konsideron mikun tënd më të ngushtë, është i papërsosur, mund të të lëndojë me fjalë a veprime. Ama edhe ti je i papërsosur. Ndaj, me sinqeritet, a nuk ka ndodhur që edhe ti të kesh lënduar dikë tjetër?​—Jakovi 3:2.

  • Për shkak të Internetit është më kollaj të lëndohesh. Për shembull, një adoleshent me emrin David, thotë: «Kur je online dhe sheh fotot e mikut tënd në ndonjë rast shoqëror, mund të fillosh të mendosh se pse s’të ftuan edhe ty. Pastaj mund të ndihesh i tradhtuar dhe i trishtuar.»

  • Mund të mësosh si ta përballosh problemin.

Ç’mund të bësh?

Analizo veten. Bibla thotë: «Mos u fyej shpejt, sepse fyerja prehet në gji të budallenjve.»​—Eklisiastiu 7:9.

«Disa herë e kupton më vonë se je mërzitur për hiçgjë.»​—Alisa.

Për të menduar: a ke prirjen të jesh tepër i ndjeshëm? A mund të mësosh të jesh më tolerant me papërsosmëritë e të tjerëve?​—Eklisiastiu 7:21, 22.

Mendo për dobitë e faljes. Bibla thotë: ‘Është gjë e bukur të kapërcesh shkeljen.’​—Proverbat 19:11.

«Edhe nëse ke shkak për t’u ankuar, është mirë të falësh bujarisht. Kjo do të thotë të mos ia mbash avaz tjetrit atë që ka bërë dhe të mos presësh të të kërkojë falje sa herë që ti hap të njëjtin muhabet. Një herë që e ke falur, vëri kapak.»​—Malori.

Për të menduar: a është situata vërtet kaq e rëndësishme? A mund të falësh për hir të paqes?​—Kolosianëve 3:13.

Duke lënë që ajri i ftohtë të hyjë në një dhomë të ngrohtë

Të diskutosh vazhdimisht çdo problem që del në një miqësi është si të hapësh vazhdimisht derën që të hyjë ajër i ftohtë në një dhomë të ngrohtë

Mendo për tjetrin. Bibla thotë: ‘Shih me interes jo vetëm çështjet e tua, por edhe ato të të tjerëve.’​—Filipianëve 2:4.

«Kur në një miqësi ka respekt dhe dashuri, atëherë ke një arsye të fortë ta zgjidhësh shpejt problemin pasi i je përkushtuar me gjithë zemër kësaj miqësie. Tashmë ke bërë shumë përpjekje për të dhe nuk do që ta humbësh.»​—Nikol.

Për të menduar: a mund të gjesh diçka për të vlerësuar te pikëpamja e personit tjetër?​—Filipianëve 2:3.

Përfundimi: Të dish si t’i përballosh ndjenjat e lënduara është një aftësi që do të të ndihmojë goxha kur të rritesh. Ndaj, pse të mos e mësosh që tani?

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Kiana

«S’ka nevojë që çdo gjë të bëhet çështje diskutimi. Nëse arrij ta zgjidh në mendjen time dhe ta kaloj, atëherë kështu bëj. Në vend që të diskutosh për çdo fyerje të vogël, kjo të ndihmon të ruash paqen.»​—Kiana.

Trei

«Në çdo situatë, pyes veten nëse çështja është aq e madhe, sa të rrezikoj të humb një mik. Në thuajse çdo rast përgjigjja është jo.»​—Trei.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo