BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 113
  • A e mëson Bibla doktrinën e rimishërimit?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e mëson Bibla doktrinën e rimishërimit?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pikëpamja e Biblës
  • Rimishërimi
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • A beson në rimishërimin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • A duhet të besosh në rimishërimin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • A beson se ke jetuar më parë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 113
Një burrë tani dhe në lashtësi

A e mëson Bibla doktrinën e rimishërimit?

Pikëpamja e Biblës

Jo, nuk e mëson. «Rimishërimi» nuk del në Bibël as si fjalë, as si koncept. Doktrina e rimishërimit bazohet në mësimin e pavdekësisë së shpirtit.a Megjithatë, Bibla mëson se shpirti është i gjithë njeriu, kështu që është i vdekshëm. (Zanafilla 2:7; Ezekieli 18:4) Kur njeriu vdes, pushon së ekzistuari.​—Zanafilla 3:​19; Eklisiastiu 9:​5, 6.

Ku ndryshon rimishërimi nga ringjallja?

Mësimi i Biblës për ringjalljen nuk bazohet në pavdekësinë e shpirtit. Sipas doktrinës së ringjalljes, ata që kanë vdekur, do të vijnë përsëri në jetë me anë të fuqisë së Perëndisë. (Mateu 22:23, 29; Veprat 24:15) Ajo ofron shpresën e bukur të rikthimit në një tokë të re, ose shoqëri të re njerëzore, me perspektivën për të mos vdekur më kurrë.​—2 Pjetrit 3:​13; Zbulesa 21:​3, 4.

Ide të gabuara për ringjalljen dhe për Biblën

Ide e gabuar: Bibla thotë se profeti Elija u rimishërua si Gjon Pagëzori.

Fakt: Zoti paratha «po ju dërgoj profetin Elija», dhe Jezui tregoi se kjo profeci u përmbush te Gjon Pagëzori. (Malakia 4:​5, 6; Mateu 11:13, 14) Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Elija ishte rimishëruar si Gjon Pagëzori. Vetë Gjoni tha se nuk ishte Elija. (Gjoni 1:​21) Në të vërtetë, Gjoni bëri të njëjtën punë si Elija: shpalli mesazhin e Perëndisë që bënte thirrje për pendim. (1 Mbretërve 18:36, 37; Mateu 3:1, 2) Gjithashtu, Gjoni dha prova se kishte ‘frymë e fuqi’ si të profetit Elija.​—Luka 1:​13-​17.

Ide e gabuar: Bibla e ka fjalën për rimishërimin kur përdor shprehjen «lind përsëri».

Fakt: Bibla tregon se kjo rilindje është një rilindje me anë të frymës së Perëndisë ndërsa njeriu është ende gjallë. (Gjoni 1:​12, 13) Kjo rilindje nuk është pasojë e pashmangshme e veprimeve të së shkuarës, por bekim nga Perëndia, që u jep një shpresë të veçantë për të ardhmen atyre që rilindin.​—Gjoni 3:3; 1 Pjetrit 1:​3, 4.

a Besimi te pavdekësia e shpirtit dhe te rimishërimi e ka zanafillën që në Babiloninë e lashtë. Më vonë filozofët indianë nxorën doktrinën e karmës. Sipas një enciklopedie, karma është «ligji i shkakut dhe i pasojës, i cili thotë se ajo që bën njeriu në jetën e tanishme do të ndikojë në jetën tjetër».​—Britannica Encyclopedia of World Religions, faqja 913.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo