BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 114
  • A ekzistojnë «shtatë mëkatet vdekjeprurëse»?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ekzistojnë «shtatë mëkatet vdekjeprurëse»?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Çfarë është mëkati?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Një Perëndi që është ‘gati të falë’
    T’i afrohemi Jehovait
  • A e kërkon Perëndia rrëfimin e mëkateve?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • A e kemi humbur idenë e mëkatit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 114
Një njeri i mjerë

A ekzistojnë «shtatë mëkatet vdekjeprurëse»?

Përgjigjja e Biblës

Bibla nuk përshkruan në mënyrë specifike një grup prej ‘shtatë mëkatesh vdekjeprurëse’. Por mëson se mëkatet e rënda i pengojnë njerëzit të fitojnë shpëtimin. Për shembull, Bibla i quan ‘vepra të mishit’ mëkatet serioze, si imoralitetin, idhujtarinë, spiritizmin, shpërthimet e zemërimit dhe dehjen. Pastaj thotë: «Ata që praktikojnë gjëra të tilla, nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.»​—Galatasve 5:19-21.a

A nuk rendit Bibla një listë me ‘shtatë gjëra të neveritshme për Zotin’?

Po. Te Diodati i Ri, Proverbat 6:16 thotë: «Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të.» Megjithatë, lista e mëkateve të renditura më pas te Proverbat 6:17-19 nuk përfshin medoemos gjithçka. Ajo përmend kategoritë bazë ku përfshihen të gjitha gjërat e gabuara: mendimet, fjalët e veprimet.b

Ç’do të thotë shprehja ‘mëkate vdekjeprurëse’?

Bibla e thotë qartë se të gjitha mëkatet çojnë në vdekje. Por, në të vërtetë mund të shpëtojmë nga mëkati e vdekja nëpërmjet flijimit shpërblyes të Jezu Krishtit. (Romakëve 5:12; 6:23) Pra, ‘mëkati që çon në vdekje’ është ai lloj mëkati që nuk shlyhet nga shpërblesa e Krishtit. (1 Gjonit 5:16) Ai që kryen këtë lloj mëkati është kaq i vendosur të ndjekë udhën mëkatare, sa nuk do të ndryshojë qëndrim ose sjellje. Bibla thotë edhe se një mëkat i tillë «nuk do të falet».​—Mateu 12:31; Luka 12:10.

Nga erdhi lista me shtatë mëkatet vdekjeprurëse?

«Shtatë mëkatet vdekjeprurëse» e kanë zanafillën në një listë me tetë të meta kryesore, që e nxori në shekullin e katërt të e.s mistiku Evagri Ponti, vepra e të cilit frymëzoi shkrimet e murgut dhe asketit Xhon Kashen. Në shekullin e gjashtë, papa Gregori I e ndryshoi listën e Kashenit nga një listë me tetë të meta në një listë me shtatë mëkate vdekjeprurëse, ose kryesore, të teologjisë katolike romake: krenaria, lakmia, epshi, zilia, grykësia, zemërimi dhe dembelizmi. Gregori i konsideronte mëkate të mëdha, ose kryesore, në kuptimin që shumë mëkate të tjera buronin prej tyre.

a Lista e 15 mëkateve të rënda që gjendet te Galatasve 5:19-21 nuk është medoemos lista e plotë, sepse më pas Bibla shton «dhe gjëra si këto». Domethënë, lexuesi duhet të përdorë aftësi dalluese e të mendojë për mëkate të tjera që mund të mos jenë në listë, por që janë «si këto».

b Proverbat 6:16 është një idiomë hebraike që thekson numrin e dytë duke e vënë përballë numrit të parë. Kjo mënyrë të shprehuri del shpesh në Shkrime.​—Jobi 5:19; Proverbat 30:15, 18, 21.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo