BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 115
  • Alarm global për median sociale dhe të rinjtë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Alarm global për median sociale dhe të rinjtë
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Ç’mund të bëjnë prindërit
  • Mëso më shumë
  • Zyrtarë të lartë të shëndetësisë paralajmërojnë për ndikimin negativ të medias sociale te të rinjtë—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Fëmijët dhe media sociale—Pjesa 1: A duhet ta përdorë fëmija im median sociale?
    Ndihmë për familjen
  • Si po ndikon tek unë media sociale?
    Të rinjtë pyesin
  • Çfarë të bëj kur prindërit nuk më lënë të përdor median sociale?
    Të rinjtë pyesin
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 115
Një adoleshent ka mbështetur kokën mbi njërën dorë, ndërkohë që është i ulur në fund të shkallëve në një vend të errët.

Thai Liang Lim/E+ via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Alarm global për median sociale dhe të rinjtë

Gjatë vitit 2025, qeveritë në mbarë botën janë shprehur të shqetësuar për ndikimin që ka media sociale te të rinjtë. Madje një shtet i ka ndaluar të rinjtë nën moshën 16 vjeç të përdorin median sociale, ndërsa shtete të tjera po diskutojnë nëse duhet të marrin masa të ngjashme.

Është interesante se edhe disa të rinj mendojnë se media sociale mund të ketë ndikim negativ te ta. Sipas një sondazhi të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara nga Pew Research Center, i publikuar në prill të 2025-s, «gati gjysma e adoleshentëve (48%) thonë [se media sociale] ndikon kryesisht për keq te të rinjtë e moshës së tyre».

Specialistët e shëndetësisë kanë paralajmëruar për ndikimin e medias sociale te shëndeti mendor i të rinjve. Vitin e kaluar, Dr. Vivek Mërthi, në atë kohë Këshilltari Kryesor Mjekësor i SHBA-së, pohoi: «Problemet e shëndetit mendor te të rinjtë janë një emergjencë dhe kemi kuptuar se mediat sociale janë një nga shkaqet kryesore.»

Si mund t’i mbrojnë prindërit fëmijët nga rreziqet e mediave sociale? Bibla ka sugjerime praktike.

Ç’mund të bëjnë prindërit

Shqyrto këto parime të Biblës.

«Mendjemprehtët matin çdo hap që hedhin.»—Proverbat 14:15.

Ngaqë mediat sociale mund të ndikojnë për keq te fëmija yt, rezistoji presionit se ai ose ajo duhet t’i përdorë se s’bën. Para se ta lejosh fëmijën që të përdorë mediat sociale, sigurohu që është aq i pjekur sa t’u përmbahet rregullave për sasinë e kohës që do të kalojë në mediat sociale, të mbajë miqësitë e mira dhe të shmangë përmbajtje të papërshtatshme.

  • Për të mësuar më shumë, lexo artikujt «A duhet ta përdorë fëmija im median sociale?» dhe «Mësoje fëmijën ta përdorë në mënyrë të sigurt median sociale.»

‘Shfrytëzojeni sa më mirë kohën.’—Efesianëve 5:16.

Nëse e lejon fëmijën tënd të përdorë mediat sociale, vendos rregulla për mënyrën si do t’i përdorë dhe shpjegoji si ato janë për sigurinë e tij ose të saj. Ji i vëmendshëm për çdo ndryshim në sjelljen e fëmijës që mund të tregojë se është e nevojshme t’ia kufizoni përdorimin e mediave sociale.

  • Përdor videon me skicime Rrjetet sociale: Tregohu i zgjuar, që ta ndihmosh fëmijën të kuptojë pse kufijtë janë të nevojshëm.

Për sugjerime të mëtejshme nga Bibla që mund t’i ndihmojnë prindërit, shih artikullin «Zyrtarë të lartë të shëndetësisë paralajmërojnë për ndikimin negativ të medias sociale te të rinjtë—Çfarë thotë Bibla?»

Mëso më shumë

Bibla thotë se po jetojmë në «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar». (2 Timoteut 3:1-5) Megjithatë ofron sugjerime praktike që mund të na ndihmojnë t’ia dalim mbanë. Një listë me mbi 20 materiale të bazuara në Bibël që mund t’i ndihmojnë prindërit dhe fëmijët mund ta gjeni në artikullin «Shëndeti mendor tek adoleshentët përkeqësohet në nivele alarmante—Çfarë thotë Bibla?»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo