BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 117
  • Dhuna politike—Çfarë thotë Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dhuna politike—Çfarë thotë Bibla?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përçarjet politike ishin parathënë
  • Fundi i dhunës politike
  • Paqja në tokë—Si do të vijë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Dhuna
    Zgjohuni!—2015
  • Dhuna mbaron përfundimisht: Si?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Pse njerëzit nuk mund të vendosin paqe?—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 117
Një njeri i vënë në shënjestër.

cako74/DigitalVision Vectors via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Dhuna politike—Çfarë thotë Bibla?

Dhuna kundër autoriteteve shtetërore është bërë më e shpeshtë.

Pse kaq shumë dhunë politike? A do të marrë fund ndonjë ditë? Çfarë thotë Bibla?

Përçarjet politike ishin parathënë

Bibla kishte parathënë se në ditët tona, që i quan «ditët e fundit», shumë njerëz do të shfaqnin qëndrime që nxitnin dhunën dhe mosmarrëveshjet.

  • «Në ditët e fundit do të ketë kohë kritike, të vështira për t’u përballuar. Njerëzit do të jenë . . . mosmirënjohës, të pabesë, . . . nuk do të jenë të gatshëm për asnjë marrëveshje, . . . të egër, . . . tradhtarë, kokëkrisur, të krekosur.»—2 Timoteut 3:1-4.

Bibla kishte parathënë edhe se trazira të tilla, si protestat dhe rrëmujat politike do të ishin të zakonshme në kohët që jetojmë. (Luka 21:9, shënimi) Gjithsesi, dhuna dhe përçarjet politike nuk do të zgjatin përgjithmonë.

Fundi i dhunës politike

Bibla shpjegon se Perëndia do t’i zëvendësojë të gjitha qeveritë njerëzore me qeverinë e vet qiellore.

  • «Perëndia i qiellit do të vendosë një mbretëri që . . . do të thërrmojë e do t’u japë fund të gjitha këtyre mbretërive, dhe vetëm ajo do të qëndrojë përgjithmonë.»—Danieli 2:44.

Mbretëria e Perëndisë do të jetë një forcë bashkuese për të gjithë njerëzit dhe do të vendosë paqe në mbarë tokën.

  • Lideri i saj, Jezu Krishti, quhet «Princ i Paqes» dhe do të sigurohet që ‘paqja të mos ketë fund’.—Isaia 9:6, 7.

  • Që sot, nënshtetasit e kësaj Mbretërie po mësojnë të jetojnë në paqe. Me ç’rezultat? Bibla thotë: «Ata do t’i shndërrojnë shpatat në plore dhe heshtat në kiza për krasitje. Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit, as do të mësojnë më të luftojnë.»—Isaia 2:3, 4.

Që të mësosh më shumë, lexo artikullin «Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë?» dhe shih videon Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo