BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/15 f. 4
  • Një ftesë e drejtpërdrejtë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një ftesë e drejtpërdrejtë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Material i ngjashëm
  • Një ftesë e veçantë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Një fushatë që sjell rezultate të mira
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Fushata me ftesa për kongresin
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
  • Shpërndarja e ftesave për Përkujtimin fillon më 2 prill
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
km 4/15 f. 4

Një ftesë e drejtpërdrejtë

1. Kur do të fillojë fushata për shpërndarjen e ftesave të kongresit?

1 Nëse do të ftoje për një drekë a darkë të veçantë familjen ose miqtë dhe gatimi do të kërkonte goxha punë e para, me shumë gjasa ftesën do t’ua bëje gjithë qejf. Po kështu, është bërë një punë e madhe për të përgatitur festën frymore që do të bëhet kongresin e ardhshëm. Jehovai na jep mundësinë që tri javë para kongresit të fillojmë të ftojmë njerëzit për këtë rast. Çfarë do të na ndihmojë t’i shpërndajmë ftesat me entuziazëm?

2. Çfarë do të na nxitë të marrim pjesë plotësisht në fushatë?

2 Do të bëjmë më të mirën tonë gjatë fushatës nëse mendojmë me mirënjohje se sa shumë kemi përfituar nga mësimet përtëritëse që na jep Jehovai në kongrese. (Isa. 65:13, 14) Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se nga kjo fushatë e përvitshme vijnë shumë rezultate. (Shih kutinë «Sjell rezultate».) Nga njerëzit që ftojmë, disa do të vijnë në kongres e disa jo. Por, pavarësisht se sa do të vijnë, përpjekjet tona të zellshme gjatë fushatës lëvdojnë Jehovain dhe pasqyrojnë bujarinë e tij.​—Psal. 145:3, 7; Zbul. 22:17.

3. Si do të shpërndahen ftesat?

3 Çdo trup pleqsh duhet të përcaktojë si mund të mbulohet sa më mirë territori, për shembull nëse ftesa duhet lënë edhe kur njerëzit nuk janë në shtëpi ose nëse duhet ofruar edhe në vende publike brenda territorit. Në fundjavë revistat duhen ofruar bashkë me ftesën, nëse është e përshtatshme. Pas fushatës, do të kënaqemi nga dijenia se dhamë më të mirën tonë dhe se fushata për të ftuar njerëzit në këtë gosti të përgatitur nga Jehovai dha rezultatet më të mira të mundshme.

Çfarë të themi?

Pasi përshëndetim si zakonisht, mund të themi: «Në mbarë botën po shpërndajmë këtë ftesë për një ngjarje të rëndësishme. Në ftesë tregohet data, orari dhe adresa ku do të mbahet.»

Sjell rezultate

  • Para disa vjetësh, ndërsa merrte pjesë në një fushatë të tillë, një motër po mendonte nëse ia vlente gjithë ajo punë. Ajo mendoi: «A do ta presin mirë ftesën njerëzit e të vijnë në kongres?» Gjatë kongresit, të shtunën në mëngjes, vuri re se afër saj ishte ulur një burrë i fesë sikiste dhe vendosi të prezantohej. Nga biseda kuptoi se kishte ardhur në kongres sepse kishte marrë një ftesë. Kishte një sërë pyetjesh të cilave motra u dha përgjigje. Ai tha se po i pëlqente shumë programi dhe se i bënte mjaft përshtypje paraqitja dhe sjellja e delegatëve. Po atë ditë, më vonë, e njëjta motër foli me një çift që ishte ulur afër saj. Edhe ata kishin marrë fte3sën dhe kishin ardhur në kongres me autobus. Po u pëlqente shumë kongresi dhe donin të vinin edhe të dielën. Kështu kjo motër e kuptoi sa e rëndësishme ishte fushata e përvitshme.

  • Në një nga kongreset e fundit një çift pionierësh të rregullt u prezantuan me një çift të moshuar. Ata u shpjeguan se kishin ardhur për herë të parë. «Kush jua dha ftesën?​—i pyetën pionierët. Një ditë, kur u kthyem në shtëpi e gjetëm ftesën poshtë derës»,​—iu përgjigjën ata. E kishin lexuar ftesën e madje kishin plotësuar kuponin në faqen e pasme. Disa delegatë u dhanë nga ushqimi që kishin marrë me vete. U pëlqeu aq shumë kongresi, sa planifikuan të shkonin edhe të nesërmen. U morën masat që dikush t’u shkonte në shtëpi dhe të ndiqte interesin e tyre.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo