Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 27 prill 2015. Është përfshirë edhe java kur është programuar të trajtohet secila prej pikave në mënyrë që të mund të bëni kërkime çdo javë gjatë përgatitjes për në shkollë.
Ç’lloj dashurie është dashuria besnike dhe në ç’fusha të jetës është veçanërisht e nevojshme? (Rutha 1:16, 17) [2 mars, w12 1/7 f. 26 p. 6]
Si e fitoi Rutha reputacionin si «një grua e shkëlqyer»? (Rutha 3:11) [2 mars, w12 1/10 f. 23 p. 1]
Si nxjerrim dobi nga shembulli i Hanës kur kemi probleme? (1 Sam. 1:16-18) [9 mars, w07 15/3 f. 16 p. 4, 5]
Ndërsa Samueli i vogël «rritej me Jehovain», çfarë e mbrojti nga shembulli i keq i bijve të Eliut? (1 Sam. 2:21) [9 mars, w10 1/10 f. 16 p. 3, 4]
Çfarë mësojmë nga Sauli që nuk veproi në mënyrë të nxituar kur «njerëzit e pavlerë» nuk e pranuan si mbret? (1 Sam. 10:22, 27) [23 mars, w05 15/3 f. 23 p. 1]
Ç’mësim jetësor nxjerrim nga pikëpamja e gabuar e Saulit se flijimi kishte të njëjtën vlerë me bindjen ndaj Jehovait? (1 Sam. 15:22, 23) [30 mars, w07 15/6 f. 26 p. 3, 4]
Pse është ngushëllues fakti që Jehovai «sheh zemrën»? (1 Sam. 16:7) [6 prill, w10 1/3 f. 23 p. 7]
Sipas Proverbave 1:4, çfarë pret Jehovai që të përdorim në situata të vështira? (1 Sam. 21:12, 13) [13 prill, w05 15/3 f. 24 p. 4]
Pse mund të themi se Abigaila nuk po ngrinte krye kundër kryesisë së burrit kur u bëri dhurata Davidit dhe luftëtarëve të tij? (1 Sam. 25:10, 11, 18, 19) [20 prill, w09 1/7 f. 20 p. 3]
Ç’mësojmë nga Abigaila që kërkoi falje për diçka që nuk e kishte bërë? (1 Sam. 25:24) [20 prill, w02 1/11 f. 5 p. 1, 4]