BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/15 f. 5-7
  • Përkujtues për kongresin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përkujtues për kongresin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Material i ngjashëm
  • «Mbajeni të shkëlqyer sjelljen tuaj mes njerëzve nga bota»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Sjellja që i jep lavdi Jehovait
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Tri ditë freskimi frymor
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Kongreset Krahinore​—Një dëshmi e fuqishme për të vërtetën
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
km 4/15 f. 5-7

Përkujtues për kongresin

  • Oraret: Dyert do të hapen në orën 8.00. Në të tria ditët, muzika e hapjes do të fillojë në orën 9.20. Në këtë kohë, të gjithë duhet të zëmë vend me qëllim që programi të fillojë në mënyrë sa më dinjitoze. Të premten dhe të shtunën programi do të mbarojë rreth orës 17.00, ndërsa të dielën rreth orës 16.00.

  • ‘Me këngë e përlëvdojmë Jehovain’: Populli i Perëndisë në kohët e lashta e lëvdonte Jehovain me këngë, dhe muzika vazhdon të jetë edhe sot pjesë e rëndësishme e adhurimit të vërtetë. (Psal. 28:7) Çdo sesion i kongreseve rajonale fillon me një interval muzikor. Ai nuk është thjesht muzikë për sfond, por është përgatitur që të mësojmë për Jehovain e ta adhurojmë. Prandaj, kur drejtuesi njofton se do të fillojë intervali muzikor, nuk është momenti të bëjmë muhabet, por të ulemi dhe ta dëgjojmë muzikën me çmueshmëri. Në këtë mënyrë tregojmë se e vlerësojmë punën e pjesëtarëve të orkestrës Watchtower. Dy herë në vit, këta vëllezër e motra udhëtojnë me shpenzimet e tyre për në Paterson, Nju-Jork, për të prodhuar muzikë të bukur për kënaqësinë tonë. Pasi dëgjojmë me vëmendje intervalin muzikor, të gjithë duhet të bashkohemi për të lëvduar Jehovain me këngët tona të Mbretërisë.

  • Parkimi: Në të gjitha vendet e kongresit ku mbikëqyrim parkimin, tërë hapësirat e disponueshme për parkim do të jenë pa pagesë. Vendet e parkimit zakonisht janë të kufizuara, kështu që mundohuni të mbushni të gjitha vendet e makinës me të cilën udhëtoni.

  • Vendet për t’u ulur: Kur të hapen dyert në vendin e kongresit në mëngjes, ju lutemi mos vraponi për të zënë vendet ku keni dëshirë të uleni, si të ishit në garë me pjesëmarrësit e tjerë. Ju lutemi, tregoni konsideratë për të tjerët, madje duke lënë mënjanë preferencat për hir të vëllezërve. Fryma vetëmohuese na identifikon si të krishterë të vërtetë dhe i shtyn ata që na shohin të lëvdojnë Perëndinë. (Gjoni 13:34, 35; 1 Kor. 13:5; 1 Pjet. 2:12) Mund të rezervojmë vende vetëm për ata që udhëtojnë me makinën tonë, për ata që jetojnë me ne në të njëjtën shtëpi ose për ata që po studiojnë Biblën me ne. Ju lutemi, mos lini sende në vendet që nuk mendoni t’i ruani për dikë. Bashkëpunimi juaj në këtë pikë do t’u japë mundësi të tjerëve të shohin se ato vende janë të lira. Janë siguruar vende për të moshuarit dhe ata me shëndet të dobët. Meqë këto vende janë të kufizuara, vetëm një ose dy persona që kujdesen drejtpërdrejt për të moshuarin ose për të sëmurin mund të ulen me të.

  • Veshja modeste: Veshja jonë gjatë kongresit duhet të jetë e përshtatshme dhe modeste, jo të pasqyrojë stilet ekstreme të zakonshme në botë. (1 Tim. 2:9) Edhe kur regjistrohemi e bëjmë dorëzimin e dhomës në hotel ose në kohën e lirë para e pas sesioneve, duhet të shmangim veshjet tepër sportive ose të shkujdesura. Kështu s’do të na vijë turp të mbajmë distinktivin e të japim dëshmi kur krijohet mundësia. Paraqitja dhe sjellja jonë e shkëlqyer gjatë kongreseve të ardhshme jo vetëm do ta bëjë tërheqës mesazhin jetëshpëtues të Biblës për njerëzit me zemër të sinqertë, por edhe do të gëzojë Jehovain.​—Sof. 3:17.

  • Të tregojmë mirësjellje kur përdorim pajisje elektronike: Tregojmë mirësjellje gjatë programit kur i vëmë celularët ose pajisjet e tjera elektronike në një gjendje që nuk i shqetëson të tjerët. Nëse përdorim aparate fotografike, kamera, tableta elektronike ose pajisje të ngjashme, duam të tregojmë konsideratë për të tjerët duke mos i shqetësuar ose duke mos u bllokuar pamjen. Tregojmë mirësjellje edhe kur nuk dërgojmë mesazhe ose email-e gjatë programit pa qenë nevoja.

  • Dreka: Ju lutemi të merrni drekën me vete, në mënyrë që të mos largoheni nga vendi ku mbahet kongresi gjatë pushimit të drekës. Mund të merrni një çantë-frigorifer të vogël, të cilën mund ta mbani poshtë karriges suaj. Çantat-frigorifer të mëdha familjare që përdoren për piknikë dhe enët prej qelqi nuk lejohen në vendin e kongresit.

  • Kontributet: Mund ta tregojmë vlerësimin tonë për organizimin e kongresit duke dhënë kontribute vullnetare për veprën mbarëbotërore në kongres. Çeqet duhet të bëhen të pagueshme për «Dëshmitarët e Jehovait».

  • Ilaçet: Nëse keni nevojë për ilaçe me recetë, ju lutemi të merrni me vete mjaftueshëm, pasi këto lloj ilaçesh nuk do të jenë në dispozicion në kongres. Shiringat dhe gjilpërat për diabetin nuk duhen hedhur në koshat e plehrave që ndodhen në ambientet e kongresit ose të hotelit, pasi kjo do të ishte e rrezikshme.

  • Masat e sigurisë: Ju lutemi, mendoni mirë si mund të parandaloni dëmtimet që mund të shkaktohen nëse rrëshqitni a rrëzoheni. Çdo vit ndodhin disa dëmtime për shkak të këpucëve, sandaleve ose shapkave, sidomos të atyre me takë të lartë. Është mirë që ato të jenë modeste dhe t’ju rrinë mirë pas këmbës, që të jenë të sigurta nëpër shkallë, në vende të pjerrëta, mbi skarat e pusetave ose në gjëra të ngjashme.

  • Për ata me probleme dëgjimi: Programi do të transmetohet në auditor në radio në frekuencën FM. Për të dëgjuar do t’ju duhet të merrni me vete një aparat të vogël me bateri e kufje, ku mund të dëgjohet radioja.

  • Karrocat e fëmijëve dhe karriget portative: Parapëlqehet që karrocat e fëmijëve dhe karriget portative të mos merren me vete në ambientet e kongresit. Për foshnjat është më mirë që prindërit të përdorin një ndenjëse për fëmijë ose diçka të ngjashme që nuk pengon kalimin.

  • Aromat: Nëse kongreset zhvillohen në ambiente të mbyllura ku ajrimi bëhet me ventilatorë, do të ishte e dashur nga ana juaj që të mos përdorni aroma të forta, kolonjë dhe parfume që mund t’u shkaktojnë reaksion atyre që kanë probleme me frymëmarrjen ose probleme të ngjashme.​—1 Kor. 10:24.

  • Formularët «Ju lutemi, ndiqni interesin» (S-43): Për të dhënë informacion për ndonjë që tregon interes kur japim dëshmi joformale gjatë kongresit, duhet të përdoret formulari «Ju lutemi, ndiqni interesin». Formularët e plotësuar mund të çohen në Repartin e Literaturës ose mund t’ia jepni sekretarit të kongregacionit tuaj kur të ktheheni nga kongresi.

  • Restorantet dhe vende të tjera ku shërbejnë ushqim: Nderoni emrin e Jehovait me anë të sjelljes suaj të shkëlqyer në restorante ose në vende të tjera ku shkoni për të ngrënë. Vishuni siç i ka hije një lajmëtari të krishterë. Lini bakshish nëse është zakon i vendit.

  • Hotelet:

    1. Ju lutemi të mos rezervoni më shumë dhoma sesa ju nevojiten dhe të mos mbani më shumë njerëz në dhomë nga sa lejohet.

    2. Mos e anuloni rezervimin pa pasur arsye urgjente dhe njoftoni hotelin sapo të vendosni për anulimin. Kështu dhomën mund ta përdorin ata që do të kenë nevojë për strehim. (Mat. 5:37) Nëse e anuloni prenotimin më pak se 48 orë më përpara, në varësi të rregullave të hotelit, paradhënia mund të mos ju kthehet.

    3. Nëse është zakon në vendin tuaj, lëruni bakshish punonjësve të hotelit për shërbimet e tyre.

    4. Gatuani vetëm në dhomat ku lejohet gatimi.

    5. Mos abuzoni me asnjë nga ushqimet e mëngjesit, kafenë ose akullin që janë falas, duke i marrë me vete në kongres, pasi ato janë në dispozicion të klientëve kur janë në hotel.

    6. Shfaqni gjithnjë frytin e frymës me personelin e hotelit. Ata kujdesen për një numër të madh klientësh dhe e vlerësojnë dashamirësinë, durimin dhe arsyetueshmërinë tonë.

    7. Prindërit duhet t’i mbikëqyrin fëmijët gjatë gjithë kohës kur janë në hotel, përfshirë në ashensor, në pishinë, në recepsion, në palestër e kështu me radhë.

    8. Tarifa që tregohet në Listën e strehimeve të rekomanduara është vlera e plotë e çmimit për çdo ditë. Nëse ju kërkojnë një tarifë më të lartë, mos pranoni ta paguani dhe njoftoni Repartin e Strehimit të kongresit sa më shpejt që të jetë e mundur.

    9. Nëse lind ndonjë problem me dhomën e hotelit, njoftoni Repartin e Strehimit gjatë kohës që jeni në kongres, që t’ju ndihmojë.

  • Shërbimi vullnetar: Kushdo që dëshiron ta bëjë këtë, duhet të paraqitet te Reparti i Shërbimit Vullnetar në kongres. Fëmijët nën moshën 16 vjeç mund të ndihmojnë shumë duke punuar nën drejtimin e një prindi a të dikujt që i ka nën kujdes ose të një personi tjetër madhor të miratuar nga njëri prej tyre.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo