Programi për javën që fillon më 22 shkurt
JAVA QË FILLON MË 22 SHKURT
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Gjykatësit 19-21
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Njoftime.
10 min.: Oferta e literaturës për muajin mars. Intervisto dy lajmëtarë që të shpjegojnë veçoritë e dobishme të ofertës së literaturës për muajin dhe të tregojnë se cilat prezantime kanë parë se ishin të efektshme për territorin. Secili të bëjë një prezantim ose të demonstrojë një përvojë që tregon se si ta përdorim botimin për të filluar një studim biblik.
10 min.: Arsyetueshmëria i nxit njerëzit të dëgjojnë. Fjalimi bazuar te libri Shkolla e Shërbimit, faqja 251 deri në faqen 253, paragrafi 2.
10 min.: T’i drejtojmë të interesuarit tek organizata e Jehovait. Diskutim me auditorin rreth tre paragrafëve të nëntitullit në faqen 99 të librit të Organizuar. Pyete auditorin se në cilat mënyra i kanë drejtuar të interesuarit tek organizata e Jehovait. Intervisto një lajmëtar që ka nxjerrë dobi pasi ai me të cilin studionte Biblën ka vepruar kështu.