BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/10 f. 2
  • «Eja e bëhu ithtari im»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Eja e bëhu ithtari im»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Material i ngjashëm
  • «Eja e bëhu ithtari im»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • «Për këtë u dërgova»
    «Eja e bëhu dishepulli im»
  • A po e kryen plotësisht shërbimin tënd?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • «Bëhu dishepulli im»—Ç’donte të thoshte Jezui?
    «Eja e bëhu dishepulli im»
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
km 2/10 f. 2

«Eja e bëhu ithtari im»

1. Ç’mundësi do të na japë Studimi i Biblës në Kongregacion në muajt e ardhshëm?

1 Katër tregimet e ungjijve për jetën e Jezuit në tokë paraqitin një portret të gjallë të Birit të Perëndisë. Meqë të krishterët ‘duhet të ndjekin me kujdes gjurmët e tij’, duam të përgatitemi mirë dhe të kushtojmë shumë vëmendje teksa shqyrtojmë librin «Eja e bëhu ithtari im» në Studimin e Biblës në Kongregacion, duke nisur nga java që fillon më 1 mars. (1 Pjet. 2:21; Mar. 10:21) Ia vlen të shqyrtojmë veçanërisht aspektet e jetës së Jezuit që mund të na nxitin në shërbim.

2. Si mund të na sjellë dobi shembulli i qëndrueshmërisë i Jezuit?

2 Shembulli që la Jezui: A keni hasur ndonjëherë një reagim negativ ndërsa predikonit shtëpi më shtëpi? Në një rast të tillë, kuptojmë qartë fjalët e Jezuit: «Nëse më kanë përndjekur mua, do t’ju përndjekin edhe ju.» (Gjoni 15:20) Patjetër, jo çdo përgjigje negative është një formë përndjekjeje. Megjithatë, Jezui arriti të duronte çdo lloj sprove falë gëzimit që iu vu përpara. Po kështu edhe ne, në këto raste mund të përqendrohemi se si të fitojmë miratimin e Jehovait dhe shpërblimin për besnikërinë tonë. Kjo do të na ndihmojë ‘që shpirti ynë të mos lodhet e të mos ligështohet’. (Hebr. 12:2, 3; Prov. 27:11) Teksa ngulmojmë në shërbim, mund të jemi të sigurt edhe për mbështetjen e Jezu Krishtit.—Mat. 28:20.

3. Si mund të imitojmë pikëpamjen e Jezuit për shërbimin?

3 «Për këtë u dërgova»: Vepra e predikimit për Mbretërinë zinte vendin kryesor në jetën e Jezuit. (Luka 4:43) Ai jepte bujarisht nga vetja në shërbim. E konsideronte urgjente këtë vepër dhe gjithnjë kërkonte mundësi për të folur rreth Mbretërisë. Meqë ndjekim gjurmët e Jezuit, çfarë na mëson shembull i tij? Teksa merremi me gjërat e përditshme, a ka njerëz të cilëve mund t’u japim lajmin e mirë? Po, dashuria e Krishtit na detyron ta përhapim sa më shumë lajmin e mirë.—2 Kor. 5:14.

4. Në cilat mënyra mund të përmirësojmë cilësinë e shërbimit?

4 «Asnjeri tjetër nuk ka folur kurrë kështu»: Mënyra si mësonte Jezui i mahniste dëgjuesit e tij. (Gjoni 7:46; Mat. 7:28, 29) Çfarë e dallonte Jezuin nga mësuesit e tjerë? Ai e donte të vërtetën që u jepte të tjerëve, i donte njerëzit të cilët mësonte dhe përdorte metoda të ndryshme mësimdhënieje. Duke imituar Mësuesin e Madh, mund të përmirësojmë cilësinë e shërbimit.—Luka 6:40.

5. Çfarë synimi duhet të kemi ndërsa studiojmë librin «Eja e bëhu ithtari im»?

5 Këto janë disa nga margaritarët që zbulojmë nga jeta e Jezuit. Ç’thesare të tjera mund të gjeni? Ndërsa shqyrtoni jetën e Jezuit gjatë Studimit të Biblës në Kongregacion, kini si synim «të njihni dashurinë e Krishtit» duke imituar fjalët dhe veprat e tij.—Efes. 3:19.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo