Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 22 shkurt 2010. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 20 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 4 janar deri më 22 shkurt, 2010.
1. Kundër cilës prirje duhet të tregojmë kujdes? (Jos. 22:9-12, 21-33) [w04 1/12 f. 12 par. 3]
2. Çfarë e shtyu me siguri Josiun të thoshte fjalët e dokumentuara te Josiu 24:14, 15 dhe si duhet të ndikojë kjo te ne? [w08 15/5 f. 17-18 par. 4-6]
3. Në ç’mënyrë adhuruesit e Baalit dhe forma e tyre e adhurimit u bënë një lak dhe karrem për izraelitët? (Gjyk. 2:3) [w08 15/2 f. 27 par. 2-3]
4. Ç’mësim mund të nxjerrim nga fakti që Ehudi e përdori me guxim shpatën? (Gjyk. 3:16, 21) [w97 15/3 f. 31 par. 4]
5. Si marrim zemër kur studiojmë mënyrën se si Jehovai çliroi Gideonin dhe 300 burrat që ishin me të? (Gjyk. 7:19-22) [w05 15/7 f. 16 par. 8]
6. Në ç’kuptim Jehovait «i dhembte shpirti për hallin që e kishte zënë Izraelin»? (Gjyk. 10:16) [cl f. 254-255 par. 10-11]
7. A kishte ndër mend Jefteu të flijonte një njeri kur bëri zotimin? (Gjyk. 11:30, 31) [w05 15/1 f. 26 par. 1]
8. A ishin pikërisht flokët që ia jepnin fuqinë Samsonit? (Gjyk. 16:18-20) [w05 15/3 f. 28 par. 5-6]
9. Si na ndihmon kuptueshmëria për bëmën e mahnitshme të Samsonit që tregohet te Gjykatësit 16:3? [w04 15/10 f. 15-16 par. 7-8]
10. Çfarë mësojmë nga ajo që thuhet te Gjykatësit 16:16? [w05 15/1 f. 27 par. 4]