Programi për javën që fillon më 23 mars
JAVA QË FILLON MË 23 MARS
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
lv kap. 3 ¶1-7, kutia në f. 29
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Zanafilla 47-50
Nr. 1: Zanafilla 48:1-16
Nr. 2: A duhet ta kemi frikë Djallin?
Nr. 3: Ndihmë nga engjëjt e Perëndisë (lr kap. 11)
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Njoftime.
10 min.: Të përgatitemi për të ofruar Kullën e Rojës të 1 prillit dhe Zgjohuni! të prillit. Diskutim me auditorin. Bëj një përmbledhje të shkurtër të revistave dhe pyeti të pranishmit se cilët artikuj kanë menduar të prezantojnë në territor dhe pse. Çfarë pyetjesh dhe shkrimesh mund të përdoren për të prezantuar artikujt? Të demonstrohet se si të ofrohet secila revistë. Pas njërit prej demonstrimeve, lajmëtari bën edhe rivizitën, gjatë së cilës tregon se si mund të fillohet një studim biblik.
10 min.: Nevoja lokale.
10 min.: Të tregojmë respekt për të zotin e shtëpisë duke e dëgjuar me kujdes dhe duke marrë parasysh pikëpamjen e tij. Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar në librin Shkolla e Shërbimit, faqet 186-187. Të bëhet një demonstrim se si mund të zbatohet kjo këshillë kur flasim me të zotin e shtëpisë. Pastaj, ftoje auditorin të komentojë pse ishte i efektshëm demonstrimi.