Programi për javën që fillon më 30 mars
JAVA QË FILLON MË 30 MARS
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
lv kap. 3 ¶8-15, kutia në f. 30
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Dalja 1-6
Nr. 1: Dalja 1:1-19
Nr. 2: Jezui na mëson si të lutemi (lr kap. 12)
Nr. 3: A po kryhen shërimet e mrekullueshme sot nëpërmjet frymës së Perëndisë? (rs f. 371 ¶5-f. 372 ¶3)
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Njoftime. Përfshi ndonjë njoftim të fundit në lidhje me Përkujtimin.
15 min.: Të jemi të përgatitur për të ndihmuar të interesuarit që vijnë në Përkujtim. Fjalim nga mbikëqyrësi i shërbimit, i cili u kujton lajmëtarëve rolin që kanë për të ndihmuar studentët biblikë, lajmëtarët joaktivë dhe të tjerë që ndjekin përkujtimin, si për shembull të njohur ose pjesëtarë të familjes. (Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë, mars 2008, faqja 4.) Përfshi një demonstrim të shkurtër ku tregohet se si mund të fillohet një studim biblik me një të interesuar që ishte në Përkujtim. Kujtoji të gjithë për programin e leximit të Biblës me rastin e Përkujtimit, që duhet të fillojë të dielën më 5 prill. Mund të jepen sugjerime praktike se si të bëhet ky lexim.
15 min.: «Bibla: Një libër me fakte dhe profeci.» Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.