Programi për javën që fillon më 23 shkurt
JAVA QË FILLON MË 23 SHKURT
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
lv kap. 1 ¶1-9, hyrja
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Zanafilla 32-35
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Njoftime. Drejtoja vëmendjen auditorit te oferta e literaturës për muajin mars.
10 min.: Të përgatitemi për të ofruar Kullën e Rojës të 1 marsit dhe Zgjohuni! të marsit. Bëj një përmbledhje të shkurtër të revistave dhe pyeti të pranishmit se cilët artikuj mund të jenë më me interes për territorin dhe pse. Ftoji të pranishmit të tregojnë cilën pyetje do të bënin për të filluar një bisedë, si dhe cilin shkrim do të lexonin para se të ofronin revistat. Në fund, të demonstrohet se si të ofrohet secila revistë.
10 min.: Nevoja lokale.
10 min.: A po e përdorim broshurën Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë? Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar në parathënien e broshurës Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2009. Të diskutohet sa e dobishme është të kalojmë kohë çdo ditë për të shqyrtuar shkrimin e ditës dhe komentet përkatëse. Ftoji të pranishmit të komentojnë rreth programit që kanë për shqyrtimin e shkrimit të ditës dhe si kanë nxjerrë dobi.