Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 23 shkurt 2009. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 20 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 5 janar deri më 23 shkurt 2009.
1. Si mund të bënte Perëndia dritën në ditën e parë, në qoftë se ndriçuesit u bënë ditën e katërt? (Zan. 1:3, 16) [w04 1/1 f. 28 par. 5]
2. Pse e mallkoi Noeja Kanaanin? (Zan. 9:20-25) [w04 1/1 f. 31 par. 2]
3. Kur hyri në fuqi besëlidhja abrahamike dhe sa kohë zgjat? (Zan. 12:1-4) [w04 15/1 f. 26 par. 4; w01 15/8 f. 17 par. 13]
4. Ç’gjë tregon se Nimrodi dhe ata që i shkuan pas, nuk arritën ‘të bënin emër’? (Zan. 11:4) [w98 15/3 f. 25]
5. Si ka mundësi që Loti, i cili te 2 Pjetri 2:7 quhet ‘i drejtë’, donte t’i linte vajzat e tij në duart e një turme të degjeneruar? (Zan. 19:8) [w05 1/2 f. 26 par. 15-16; w04 15/1 f. 27 par. 3]
6. Çfarë mund të mësojnë të martuarit nga mënyra se si e zgjidhën Abrahami me Sarën problemin që kishin me Agarën dhe Ismaelin? (Zan. 21:9-14) [w06 15/4 f. 6-7]
7. Çfarë mësojmë nga përpjekjet e Eliezerit për t’i bërë gjërat në mënyrën e Jehovait kur po kërkonte grua për Isakun? (Zan. 24:14, 15, 17-19, 26, 27) [w97 1/1 f. 31 par. 2]
8. Cili ishte kuptimi i ëndrrës së Jakobit në të cilën pa engjëj që ‘ngjiteshin e zbritnin nëpër një shkallë’? (Zan. 28:10-13) [w03 15/10 f. 29 par. 1; it-2-E f. 189]
9. Pse i interesonin aq shumë Rakelës madërgonat që kishte gjetur biri i Leas? (Zan. 30:14, 15) [w04 15/1 f. 28 par. 7]
10. Si e ilustron shembulli i Dinës se sa e dëmshme është t’i afrohesh shumë rrezikut? (Zan. 34:1, 2, 19) [w04 15/10 f. 21 par. 6; f. 22 par. 5]