BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/08 f. 4
  • Ta përdorim në mënyrë sa më të plotë!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ta përdorim në mënyrë sa më të plotë!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Material i ngjashëm
  • Një seri e re për të filluar studime biblike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Lexuesve tanë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Një rubrikë e dobishme për shërbimin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Ndryshime emocionuese në Kullën e Rojës!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 8/08 f. 4

Ta përdorim në mënyrë sa më të plotë!

1 «Mezi pres ta përdor në shërbim!» Kështu shkruante një motër pasi kishte lexuar Kullën e Rojës të 1 janarit 2008. A keni shqyrtuar disa nga rubrikat e botimit për publikun dhe a keni gjetur mënyra për ta përdorur sa më mirë në shërbim?

2 «Çfarë mësojmë nga Jezui»: Ndoshta kjo rubrikë ju ka ndihmuar të filloni studime biblike. Nëse nuk e keni bërë deri tani, përpiquni t’i lexoni të zotit të shtëpisë titullin e artikullit dhe pastaj t’i tregoni atë që tha Jezui për atë çështje të caktuar siç tregon edhe paragrafi i parë. Nëse në fillim tregon interes, përpiqu të vazhdosh bisedën duke përdorur nëntitujt që janë ndërtuar si pyetje që të bëjnë të mendosh. Ftoje personin të shprehet për pyetjen. Shpjegoji shkurtimisht ndonjë nga figurat që lidhet me atë për të cilën po flisni, dhe kaloni te paragrafi tjetër. Mund të arrini të trajtoni gjysmën e parë të artikullit që në bisedën e parë dhe gjysmën e dytë kur të ktheheni herën tjetër. Përgatituni ta vazhdoni studimin me librin Çfarë mëson vërtet Bibla?

3 «Si të kemi një familje të lumtur?»: Kjo rubrikë që del çdo tre muaj, ka për qëllim të ndihmojë burrat, gratë dhe prindërit të kuptojnë si të zbatojnë parimet biblike kur kanë të bëjnë me probleme që kërcënojnë paqen familjare. Këto artikuj mund t’i përdorni edhe për të ndihmuar një që nuk është Dëshmitar të kuptojë mençurinë që gjendet në Bibël.—2 Tim. 3:16, 17.

4 Rubrikat për të rinjtë: Rubrika «Për të rinjtë tanë» është organizuar në mënyrë të atillë që të mund të përdoret për të shqyrtuar një tregim biblik të caktuar. Mund t’i përdorni këto artikuj për t’i ndihmuar të rinjtë që takoni në shërbim të kuptojnë vlerën praktike të studimit të Fjalës së Perëndisë. (Psal. 119:9, 105) Kur flitni me ndonjë prind, mund të përdorni rubrikën «Mësojini fëmijët», e cila del muaj pas muaji. Këto artikuj mund t’i ndihmojnë fëmijët të nxjerrin mësime të rëndësishme nga personazhet biblike. A keni arritur t’i lexoni këta artikuj me fëmijët tuaj?

5 Rubrika të tjera: Çdo muaj, në pjesën «Lexuesit pyesin» shqyrtohet një pyetje që mund ta ngrenë ata që nuk janë Dëshmitarë. Mund ta përdorni këtë artikull kur ofroni revistën gjatë shërbimit nga shtëpia në shtëpi. Në artikullin «Një letër nga . . . » misionarët dhe disa të tjerë tregojnë nga përvoja e tyre se si përballojnë vështirësitë. Këto artikuj mund të ndihmojnë të interesuarit të kuptojnë se lajmi i mirë po predikohet në të gjithë botën në përmbushje të shenjës së pranisë së Krishtit.—Mat. 24:3, 14.

6 Rubrika e përmuajshme «Afrojuni Perëndisë» e cila bazohet në leximin e Biblës për Shkollën e Shërbimit Teokratik, mund t’i shtyjë disa njerëz të sinqertë të mësojnë më shumë për Jehovain. Rubrika «Imitoni besimin e tyre» e cila del katër herë në vit, shkruhet në një mënyrë që ta ndihmojë lexuesin të përfytyrojë tregimet nga Bibla, duke i bërë sa më të gjalla për lexuesit e sotëm personazhet biblikë, zgjedhjet, vështirësitë dhe besimin e tyre.

7 Sa të kënaqur jemi që marrim çdo muaj një numër të Kullës së Rojës që është e gjitha enkas për t’u përdorur në shërbim. Të bëjmë çmos që ta njohim mirë përmbajtjen e saj dhe ta përdorim në mënyrë sa më të plotë në shërbim.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo