BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/10 f. 2
  • Një seri e re për të filluar studime biblike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një seri e re për të filluar studime biblike
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Material i ngjashëm
  • Ta përdorim në mënyrë sa më të plotë!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Rubrika e re e Kullës së Rojës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Një rubrikë e dobishme për shërbimin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Si të fillojmë studime biblike me ata që pranojnë revistat?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
km 12/10 f. 2

Një seri e re për të filluar studime biblike

1. Çfarë serie e re do të dalë në botimin për publikun të Kullës së Rojës dhe si është përgatitur?

1 Duke filluar nga muaji i ardhshëm, në botimin për publikun të Kullës së Rojës do të dalë një seri e re artikujsh që të na ndihmojë të fillojmë studime biblike. Ajo titullohet «Mëso nga fjala e Perëndisë». Disave në territor pa dyshim do t’u pëlqejë t’i lexojnë vetë këta artikuj, por ata janë përgatitur në mënyrë të atillë që të shqyrtohen bashkë me të zotin e shtëpisë.

2. Cilat janë disa nga veçoritë e këtyre artikujve?

2 Veçoritë: Titulli dhe nëntitujt janë ndërtuar si pyetje që t’i bëhen të zotit të shtëpisë gjatë diskutimit. Shkrimet bazë nuk citohen, por vetëm përmenden, në mënyrë që i zoti i shtëpisë të mësojë drejtpërdrejt nga faqet e Fjalës së Perëndisë. Paragrafët janë të shkurtër me qëllim që të shqyrtohen edhe te dera. Çdo artikull i referohet librit Çfarë mëson vërtet Bibla? që, kur është e përshtatshme, të vazhdoni studimin me këtë libër.

3. Si mund t’i përdorim këta artikuj kur predikojmë shtëpi më shtëpi që të fillojmë studime biblike te dera?

3 Si ta përdorim? Kur ofroni revistat, mund të bëni një pyetje që ngjall interes për temën e përgjithshme të artikullit. Për shembull, numri i 1 janarit shqyrton vlerën e Biblës. Mund të pyesni: «A e konsideroni Biblën si Fjalën e Perëndisë apo vetëm si një libër të mirë? [Presim përgjigjen.] Kam diçka interesante për këtë çështje.» Tregojini pyetjen e parë, lexojini paragrafin poshtë saj dhe gjeni në Bibël shkrimin e përmendur. Lexojeni pyetjen përsëri dhe kërkoni mendimin e tij. Shqyrtoni aq material sa të jetë e përshtatshme duke përdorur pyetjet me numër si pika për t’u diskutuar. Para se të largoheni, tregojini pyetjen tjetër dhe përcaktoni qartë se kur do të takoheni përsëri për ta shqyrtuar atë. Kthehuni dhe shqyrtoni çdo javë një pjesë nga artikulli derisa t’i çoni numrin tjetër të revistës. Një mundësi tjetër është të përdorni metodën e drejtpërdrejtë duke i ofruar të zotit të shtëpisë një studim biblik. Pastaj përdorni artikullin në revistë për t’i demonstruar si bëhet studimi.

4. Si mund t’i përdorim këta artikuj kur bëjmë rivizita?

4 Këtë seri të re mund ta përdorni edhe me itineraret e rivizitat. Mund të thoni: «Ka diçka të re te Kulla e Rojës. Më lejoni t’ju tregoj si përdoret.» Lutemi që kjo seri e re të ndihmojë që edhe më shumë njerëz «të fitojnë njohurinë e saktë të së vërtetës».​—1 Tim. 2:4.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo