Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 gusht
«A mendoni se zbatimi i këtij urdhërimi të Jezuit do ta rriste lumturinë brenda familjes? [Të lexojmë Gjonin 13:34. Të presim përgjigjen.] Ky artikull tregon se si mund ta ndihmojnë mësimet dhe shembulli i Jezuit çdo anëtar të familjes.» I tregojmë artikullin në faqet 16 dhe 17.
Zgjohuni! gusht
«A mendoni se qeveritë njerëzore do të arrijnë ta zgjidhin problemin e ngrohjes globale? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Jereminë 10:23.] Do t’ju pëlqejë ky artikull. Ai tregon zgjidhjen e Perëndisë për problemet që kërcënojnë planetin tonë.»
Kulla e Rojës 1 shtator
«Shumë njerëz i njohin fjalët e Jezuit që gjenden te Mateu 6:9. [E lexojmë.] E prapëseprapë shumë e kanë të vështirë të afrohen me Perëndinë si me një Atë. Sipas jush, si mund të afrohemi me Perëndinë? [Të presim përgjigjen.] Kjo revistë shqyrton cilësi të ndryshme të Atit tonë qiellor dhe si mund ta njohim vërtet atë.»
Zgjohuni! shtator
«Kur mendojnë për jetën, shumë njerez e kanë të vështirë të pranojnë që çdo gjë merr fund me vdekjen. Po ju çfarë mendoni? [Të presim përgjigjen.] Shikoni se çfarë besonte Jobi. [Të lexojmë Jobin 14:14, 15.] Kjo revistë flet për një shpresë të mrekullueshme që na ofron Bibla, Fjala e Perëndisë.»