Rishikimi i shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 25 gusht 2008. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 7 korrik deri më 25 gusht 2008.
CILËSITË ORATORIKE
1. Si mund të tregojmë arsyetueshmëri kur u flasim të tjerëve për të vërtetën? (Filip. 4:5) [be f. 251 par. 3]
2. Si na ndihmon shembulli i Pavlit kur po u fliste grekëve në Areopag, në rastet kur u dëshmojmë atyre që nuk e pranojnë Biblën si autoritet? (Vep. 17:22, 23) [be f. 252 par. 1, 2]
3. Si mund të tregojmë arsyetueshmëri me atë që po flasim edhe kur jemi të bindur që ai e ka gabim? [be f. 253 par. 1, 2]
4. Çfarë duhet të kemi parasysh ndërsa përpiqemi të flasim me bindje? [be f. 255 par. 3, kutia]
5. Si mund të përdorim aftësi dalluese kur përpiqemi t’i prekim zemrën dëgjuesit? (Prov. 20:5) [be f. 258 par. 1–f. 259 p. 1]
FJALIMI NR. 1
6. Çfarë duhet të mbajnë parasysh motrat kur punojnë me një rrethanë të caktuar? [be f. 44 par. 5, 6]
7. Çfarë duhet të përpiqet të bëjë një vëlla kur mban pikat kryesore nga leximi i Biblës? (Neh. 8:8) [be f. 47 par. 2, 3]
8. Si duhet ta trajtojë një vëlla një caktim në Mbledhjen e Shërbimit ku përfshihet një demonstrim ose intervistë? [be f. 50 par. 1]
9. Si e thekson libri i Veprave mënyrën se si dhe deri në ç’masë duhet dhënë dëshmi? (Vep. 20:20, 21; 28:23) [si f. 204 par. 35]
10. Ç’mund të bëjë një orator publik për t’u siguruar që baza e fjalimit të tij është Bibla? (Vep. 17:2, 3) [be f. 52 par. 6–f. 53 par. 2]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Pse donte «të vriste veten» roja e burgut në Filipi? (Vep. 16:25-27) [w02 15/4 f. 25, 26, p. 6; w90-E 15/5 f. 25, kutia]
12. Çfarë bënë Aristarku dhe Gaji kur u përndoqën? (Vep. 19:29; 20:4, 5) [w08 15/2 f. 10 par. 16, 17]
13. Në ç’kuptim po ‘u gjuante me shqelm hostenëve’ Sauli? (Vep. 26:14) [w03 1/10 f. 32]
14. Si ‘mori shkas mëkati nga urdhërimi’ që i dha Perëndia Izraelit? (Rom. 7:8, 11) [w08 15/6 «Fjala e Jehovait është e gjallë—Pika kryesore nga letra drejtuar Romakëve»]
15. Si ‘grumbullojmë thëngjij të ndezur’ mbi kokën e armikut? (Rom. 12:20) [w08 15/6 «Fjala e Jehovait është e gjallë—Pika kryesore nga letra drejtuar Romakëve»]