Fushatë mbarëbotërore për të lajmëruar Kongresin Krahinor me temë «Çlirimi është afër!»
Lajmëtarët e çdo kongregacioni duhet të ofrojnë ftesën e veçantë
1 Duke filluar në pranverë të këtij viti, do të zhvillohet një fushatë mbarëbotërore për të lajmëruar me anë të një ftese të posaçme, një seri kongresesh krahinore. Kjo fushatë, e cila do të përfshijë 155 vende, do të fillojë në hemisferën veriore e do të vazhdojë në vendet e tjera, derisa të bëhet kongresi i fundit në serinë e kongreseve për këtë vit. Këtu bëjnë pjesë edhe kongreset speciale që do të mbahen gjatë muajit korrik dhe javës së parë të gushtit 2006 në Gjermani, në Republikën Çeke dhe në Poloni.
2 Duke pasur parasysh se po jetojmë në orën e fundit të ditëve të fundit, kongreset, të cilat theksojnë premtimin e Perëndisë për të na çliruar nga ky sistem i lig, duhet të jenë me interes të veçantë për ata që janë të prirur për jetën e përhershme. Ky mesazh do t’i nxitë të mendojnë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Që miliona njerëz të kenë mundësinë të dëgjojnë mesazhin e ngushëllimit dhe të shpresës, më shumë se 98.000 kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait në mbarë botën, nxiten që të bëjnë maksimumin e tyre për të lajmëruar kongresin në të cilin janë ftuar.
3 Në kongregacione do të vijë një numër i konsiderueshëm ftesash në mënyrë që çdo lajmëtar të ketë në dispozicion deri në 50 ftesa. Ftesat që dalin tepër, mund të përdoren nga pionierët e kongregacionit. Në çdo kongregacion, fushata do të fillojë tri javë para datës së fillimit të kongresit ku është caktuar kongregacioni. Kjo kohë është më se e mjaftueshme për të mbuluar pjesën më të madhe, për të mos thënë të gjithë territorin e kongregacionit.
4 Këshillohet që, nëse është e mundur, ftesa t’i jepet personalisht të zotit të shtëpisë. Megjithatë, në qoftë se nuk është në shtëpi, ftesa mund t’i lihet te dera në rast se është e përshtatshme. Duhet të përpiqeni me zell që t’i shpërndani të gjitha ftesat gjatë atyre tri javëve.
5 Jemi të sigurt se, ashtu siç theksohet edhe në këtë artikull, do të jepet një dëshmi e madhe nga kjo përpjekje e zellshme globale për të lajmëruar kongresin krahinor me temë «Çlirimi është afër!». Lutemi që të keni gjithë bekimin e Jehovait në përpjekjet që do të bëni individualisht për të marrë pjesë në këtë fushatë mbarëbotërore.