BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/06 f. 4-5
  • Të presim që të veprojë Jehovai

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të presim që të veprojë Jehovai
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Material i ngjashëm
  • Një rast për t’u ushqyer frymësisht dhe për t’u gëzuar
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Të ndjekim Krishtin duke u sjellë me dinjitet
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Të përlëvdojmë Jehovain në kongregacionin e madh!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Kongreset krahinore—Raste për të adhuruar me gëzim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 4/06 f. 4-5

Të presim që të veprojë Jehovai

1. Cila është tema e kongresit dhe përse themi se është në kohën e duhur?

1 «Jehovai është një Perëndi që gjykon me drejtësi,—shkroi Isaia.—Lum ata që presin të veprojë ai!» (Isa. 30:18b) Ka shumë tregime biblike që tregojnë për ekzekutimin e gjykimit të Perëndisë kundër armiqve të tij dhe për çlirimin e shërbëtorëve të tij besnikë. Po çfarë mësimi nxjerrin nga këto tregime adhuruesit e Jehovait sot? Çfarë mund të bëjmë për t’u përgatitur për ‘ditën e madhe dhe të frikshme të Jehovait’? (Joe. 2:31, 32) Kongresi i ardhshëm krahinor me temë «Çlirimi është afër!» do të na nxitë të meditojmë për këto pyetje dhe të bëjmë një vetëshqyrtim. Do të na nxitë të presim që të veprojë Jehovai.

2. Si mund të tregojmë çmueshmëri për kongresin krahinor?

2 A keni marrë masa që të përfitoni nga të trija ditët e kongresit? Për shembull, a i keni marrë leje pronarit për ato ditë? Mos ia lini rastësisë! Lutuni për këtë! Pastaj, provoni t’i merrni leje. (Neh. 2:4, 5) Po kështu edhe planet për udhëtimin, strehimin dhe gjërat e tjera që nevojiten, mos i lini për në momentet e fundit. Planifikimi i mirë tregon çmueshmërinë tonë të madhe për sofrën frymore të Jehovait. Pleqtë e kongregacionit duhet të tregojnë kujdesin e duhur për ata që kanë nevojë për ndihmë që të organizojnë gjërat për të shkuar në kongres, sidomos për të moshuarit e kongregacionit.—Gal. 6:10.

3. Çfarë cilësish duhet të shfaqë populli i Jehovait në qytetin ku do të mbahet kongresi?

3 Sjellja e shkëlqyer nderon Perëndinë: Kur mblidhemi në kongrese, sjellja jonë e shkëlqyer është një dëshmi e mirë për qytetin ku zhvillohet kongresi. Po çfarë kërkohet nga ne? Njerëzit që takojmë kur jemi në hotele, restorante dhe në vende të ngjashme në zonën e kongresit duhet të kënaqen nga cilësitë tona të krishtere, si: shpirtgjerësia, butësia, vetëkontrolli dhe arsyetueshmëria. (Gal. 5:22, 23; Filip. 4:5) Të gjithë duhet të shfaqim atë lloj dashurie që «nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon interesat e veta, nuk provokohet». Edhe në rast vështirësish ose kur dalin probleme, duhet që ‘gjithçka ta bëjmë për lavdi të Perëndisë’.—1 Kor. 10:31; 13:5.

4. Si mund t’i ndihmojnë prindërit fëmijët që të sillen në një mënyrë që i sjell lavdi Jehovait?

4 Pas një kongresi, administruesit të një hoteli i bëri kaq përshtypje sjellja dhe pamja e jashtme e fëmijëve dhe e të rinjve tanë, saqë shprehu dëshirën «t’i kishte gjithmonë Dëshmitarët e Jehovait si mysafirë në hotelin e tij». Çfarë gëzimi për ne! Kjo tregon se ju prindër i stërvitni dhe i mbikëqyrni mirë fëmijët. Nuk do të ishte e mençur që prindërit t’i linin fëmijët pa mbikëqyrje në një dhomë hoteli. Ata duhet të mbahen gjithmonë nën kontrollin e duhur. (Prov. 29:15) Sjellja e tyre i sjelltë lavdi Jehovait dhe ia gëzoftë zemrën atij!—Prov. 27:11.

5. Si mund ta nderojmë Jehovain me anë të veshjes dhe krehjes?

5 Veshje dhe krehje modeste: Secili prej nesh mund të bëjë pjesën e tij në përshtypjen e përgjithshme që u japim njerëzve gjatë kongresit. Këtë mund ta bëjmë duke shmangur ato modele veshjesh dhe krehjesh që janë ekstravagante, të ekzagjeruara, jomodeste dhe tepër sportive. Kjo vlen edhe kur udhëtojmë për në qytetin ku do të mbahet kongresi e në kthim; kur ndihmojmë në përgatitjen e vendit të kongresit dhe kur ndjekim kongresin. Si shërbëtorë të Perëndisë, shqetësimi ynë kryesor është emri dhe reputacioni i Jehovait, dhe jo preferencat dhe rehatia jonë. Kreu i familjes ka përgjegjësinë të sigurohet që paraqitja e pjesëtarëve të familjes së tij të pasqyrojë gjithmonë modesti dhe mendje të shëndoshë.—1 Tim. 2:9.

6. Pse duhet të kemi edhe në kohën e lirë të njëjtën pamje dinjitoze që kemi në kongres?

6 Por edhe gjatë kohës së lirë, në hotele, dyqane ose restorante, pamja jonë e jashtme nuk është më pak e rëndësishme. Është mirë që edhe kur shkojmë për të ngrënë darkë pas sesioneve të kongresit, të kemi veshje po aq dinjitoze sa edhe në kongres. Mbajtja e distinktivit të kongresit krijon mundësinë që të japim dëshmi joformale.—2 Kor. 6:3, 4.

7. Si mund të bëjmë pjesën tonë që kongresi të jetë një rast për t’u gëzuar dhe që gjithçka të shkojë në rregull? (Shih «Përkujtues për Kongresin Krahinor».)

7 Isaia paratha: «Jehovai mezi pret që t’ju japë hir dhe do të ngrihet që t’ju tregojë mëshirë.» (Isa. 30:18a) Mirënjohja për mëshirën e Jehovait dhe dashamirësinë e tij të pamerituar duhet të na nxitë ta nderojmë me anë të sjelljes dhe pamjes sonë kur të mblidhemi së bashku në kongres. Kongresi krahinor «Çlirimi është afër!» i sjelltë lavdi Perëndisë dhe na ndihmoftë që të presim Atë që të veprojë!

[Kutia në faqen 5]

Përkujtues për Kongresin Krahinor

◼ Oraret: Në të trija ditët, programi do të fillojë në orën 9.30. Dyert do të hapen në orën 8.00. Disa minuta para se të fillojë sesioni, drejtuesi do të ulet në podium, ndërkohë që në sfond dëgjohen meloditë e Mbretërisë. Në këtë kohë, të gjithë duhet të zëmë vend, me qëllim që programi të fillojë në mënyrë sa më dinjitoze. Të premten, programi do të mbarojë në orën 17.15, të shtunën në orën 17.05, kurse të dielën në orën 16.10.

◼ Parkimi: Në të gjitha vendet e kongresit ku sigurohet një vend parkimi nën mbikëqyrje, ata që gjejnë vend mund t’i parkojnë makinat pa asnjë detyrim. Si identifikim për parkimin do të shërbejnë distinktivët e kongresit. Vetëm ata që kanë një librezë invaliditeti të aprovuar nga shteti mund të parkojnë në vendet e rezervuara për invalidët. Meqë zakonisht vendet e parkimit janë të kufizuara, që të mos ketë dyndje makinash, mundohuni të shfrytëzoni të gjitha vendet që ka një makinë duke mos përdorur çdo makinë personale.

◼ Vendet për t’u ulur: Mund të rezervoni vende vetëm për ata që udhëtojnë me ju ose për ata që jetojnë me ju në të njëjtën shtëpi.

◼ Dreka: Ju lutemi ta merrni drekën me vete, në mënyrë që të mos largoheni nga vendi ku mbahet kongresi gjatë pushimit të drekës. Nëse është e nevojshme, mund të merrni një çantë-frigorifer të vogël, që mund ta mbani poshtë karriges. Çantat e mëdha familjare që përdoren për piknikë, enët prej qelqi dhe pijet alkoolike nuk lejohen në vendin e kongresit.

◼ Kontributet: Organizimi i një kongresi krahinor kërkon shpenzime të konsiderueshme. Mund ta tregojmë vlerësimin tonë duke dhënë kontribute vullnetare për veprën mbarëbotërore në Sallën e Mbretërisë ose në kongres. Çeqet duhet të bëhen të pagueshme për «Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri».

◼ Aksidentet dhe urgjencat: Nëse në vendin e kongresit ka një rast urgjence, ju lutemi të thërritni përcjellësin më të afërt, i cili do të njoftojë menjëherë repartin e ndihmës së shpejtë, në mënyrë që personeli i specializuar i këtij reparti të përcaktojë se sa e rëndë është gjendja dhe të japë ndihmën e duhur.

◼ Regjistrimi: Aparatet regjistruese të çdo lloji nuk duhet të lidhen me sistemin elektrik ose akustik të kongresit dhe mund të përdoren vetëm në një mënyrë që nuk i shqetëson të tjerët.

◼ Fotografitë: Nëse do të përdorni aparate fotografike gjatë sesioneve, ju lutemi të mos i përdorni me blic.

◼ Biperat dhe celularët: Këto duhen programuar që të mos shpërqendrojnë të tjerët.

◼ Formularët «Ju lutemi, ndiqni interesin»: Për të dhënë informacion për ndonjë që tregon interes kur japim dëshmi joformale gjatë kongresit, duhet të përdoret formulari Ju lutemi, ndiqni interesin (S-43). Lajmëtarët duhet të marrin me vete një ose dy formularë të tillë. Këto mund t’i gjeni edhe te Reparti i Literaturës. Formularët e plotësuar mund të çohen në Repartin e Literaturës ose mund t’ia jepni sekretarit të kongregacionit tuaj kur të ktheheni nga kongresi.—Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë shkurt 2005, f. 6.

◼ Restorantet: Në shumë vende është zakon që të lihet bakshish 15 deri në 20 për qind të shumës, por kjo është në varësi të shërbimit.

◼ Hotelet: (1) Ju lutemi të mos rezervoni më shumë dhoma sesa ju nevojiten dhe të mos mbani më shumë njerëz në dhomë nga sa lejohet. (2) Nëse duhet ta anuloni rezervimin, njoftoni hotelin pa humbur kohë. (3) Mos gatuani në dhomat ku nuk lejohet gatimi. (4) Nëse është zakon, lini bakshish për pastruesen e dhomës çdo ditë. (5) Sigurisht që, si të krishterë nuk duhet të abuzojmë me asnjë nga ushqimet e mëngjesit që janë falas, kafenë ose akullin, pasi ato janë në dispozicion të klientëve kur janë në hotel. (6) Shfaqni frytin e frymës me personelin e hotelit, sidomos gjatë procedurave në sportel kur ka shumë njerëz.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo