A po i përdorni ftesat?
Një 11-vjeçar gjeti një ftesë për një fjalim publik që fliste për ferrin. «Më interesonte veçanërisht kjo temë,—shpjegoi ai më vonë,—sepse, me sa duket gaboja gjithmonë dhe kisha shumë frikë se mos përfundoja në ferrin e zjarrtë kur të vdisja.» Shkoi për të dëgjuar fjalimin dhe, gati një vit më vonë, pasi kishte bërë studim biblik për njëfarë kohe, u pagëzua. Kështu filloi ‘karriera’ e krishterë e Karl Klajnit, i cili shërbeu për shumë vite si anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait. Gjithçka filloi nga kjo ftesë për në mbledhje.
Ftesat e mbledhjeve edhe sot janë një mjet i efektshëm për të dhënë dëshmi. Shumë lajmëtarë mendojnë se t’i japësh dikujt një nga këto ftesa është një mënyrë e mirë për t’u prezantuar dhe për të filluar një bisedë. Prindërit mund t’i përfshijnë fëmijët në shërbim duke u dhënë mundësinë të ofrojnë ftesat kur janë te dera e dikujt. Lajmëtarët që japin dëshmi me anë të letrave, mund t’i ftojnë të interesuarit në mbledhje duke futur një ftesë të tillë në zarf. Dhe kuptohet që këto ftesa mund t’i përdorim edhe për të ftuar studentët e Biblës e të interesuarit e tjerë që të vijnë në mbledhje.
Po ti, a po i përdor sa duhet këto ftesa kur je në shërbim?