Sugjerime për prezantimin e broshurës Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh?
Pasi ke përshëndetur të zotin e shtëpisë, mund të thuash:
«Në jetë sot është e pamundur që të mos hasim probleme dhe zhgënjime. A mendoni se, që në fillim, ky ishte qëllimi i jetës? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo broshurë tregon se qëllimi fillestar i Perëndisë për njerëzimin dhe për tokën, do të realizohet me siguri. [Të komentojmë për figurën në faqet 20 dhe 21. Pastaj të lexojmë paragrafin 9, duke u përqendruar tek Isaia 14:24 dhe 46:11.] Herën tjetër kur të vij, do t’ju tregoj ato vargje të Biblës ku shpjegohet se Perëndia do të rivendosë Parajsën në tokë.» T’i ofrojmë broshurën dhe të marrim një takim që të kthehemi një herë tjetër.
Kur të kthehesh, mund të thuash:
«Siç ju thashë herën e kaluar, qëllimi i Perëndisë është që njerëzit të jetojnë përgjithmonë në një tokë parajsore. [T’i tregojmë përsëri figurën në faqet 20 dhe 21.] Shikoni se çfarë tha Jezui, Pjetri dhe Davidi për Parajsën.» Pasi të marrë broshurën e tij, të kalojmë në faqet 21 dhe 22 dhe të shqyrtojmë paragrafët 10-13. Ti ofrojmë një studim biblik ose t’i themi që, herën e ardhshme, të shqyrtojmë një nga nëntitujt në faqet 29, 30.
Një lajmëtar adoleshent mund të thotë:
«Shumë të rinj në moshën time nuk janë të sigurt se ç’e ardhme i pret. A mendoni se për brezin e ardhshëm jeta do të jetë më e mirë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Bibla flet për një të ardhme të bukur për gjithë njerëzimin. [Ta hapim broshurën tek ilustrimi në faqen 31, dhe të lexojmë diçiturën. Pastaj të lexojmë 2 Pjetrit 3:13.] Kjo broshurë tregon çfarë bekimesh do të sjellë Perëndia për njerëzimin. [Të përqendrohemi te nëntitujt me shkronja të zeza në faqet 29, 30 dhe t’i ofrojmë broshurën.] Kam dëshirë të kthehem përsëri dhe të flasim për premtimin e Perëndisë se do t’u japë fund gjithë luftërave.» Të marrim takim për t’u kthyer sërish.
Kur të kthehesh, mund të thuash:
«Herën e fundit që isha këtu, shkurtimisht folëm për qëllimin e Perëndisë që ta kthejë tokën në një parajsë. [Ta hapim përsëri broshurën te figura në faqen 31.] Do të doja të dija si ju duket premtimi i Perëndisë se do t’u japë fund gjithë luftërave.» Pasi të marrë broshurën e tij, mund të lexojmë dhe të shqyrtojmë paragrafët 3-6 në faqen 29. T’i themi që, herën tjetër, do të shqyrtojmë paragrafët 7 dhe 8.
Kur është në shërbim me një fëmijë, i rrituri mund të prezantojë veten dhe fëmijën, e pastaj mund të thotë:
«Nëse na lejoni, ________ ka dëshirë t’ju tregojë një figurë dhe t’ju lexojë një shkrim nga Bibla. [Fëmija i tregon figurën dhe lexon diçiturën në faqen 31, e pastaj Zbulesën 21:4.] Kjo broshurë shpjegon se çfarë do të bëjë Perëndia për problemet që hasim sot. [Shkurtimisht të përqendrohemi te nëntitujt me shkronja të zeza në faqet 29, 30, dhe t’i ofrojmë broshurën.] Një herë tjetër do t’ju tregoj se çfarë thotë Bibla për fundin e problemeve shëndetësore.»
Kur të bëjë rivizitën, lajmëtari i rritur mund të thotë:
«Në bisedën e kaluar ju thashë se do t’ju tregoja çfarë thotë Bibla për fundin e problemeve shëndetësore. Ja çfarë lexojmë këtu.» T’i kërkojmë që të marrë broshurën e tij, dhe pastaj të shqyrtojmë paragrafët 9-14 në faqen 29. T’i ofrojmë një studim biblik ose t’i themi që, herën tjetër, të shqyrtojmë paragrafët 15-17.