Broshura për njerëz të feve jo të krishtere
Paqja dhe lumturia e qëndrueshme: Si mund t’i gjesh?a
Kur i jep dëshmi një studenti kinez, mund të thuash:
«Një gjë që kam parë te studentët është se të gjithë duan paqe e lumturi. Po ju, a mendoni se këto janë të rëndësishme? [Ta lëmë të përgjigjet.] A s’do të ishte bukur të shikonim përmbushjen e këtyre fjalëve të lashta?» Të lexojmë Psalmin 37:11 dhe t’i ofrojmë broshurën.—km-E 2/98 f. 5.
«Ja, po bëj çdo gjë të re»b
Një të moshuari budist mund t’i thuash:
«Ndoshta jeni po aq i shqetësuar sa edhe unë për gjithë këto ide të degraduara që po përhapen tani, dhe për ndikimin që kanë te fëmijët. Pse është përhapur kaq shumë sjellja imorale ndër të rinjtë? [Ta lëmë të përgjigjet.] A e dini se kjo ishte parathënë në një libër që filloi të shkruhej shumë kohë para se të lindnin fetë myslimane, të krishtere dhe hinduiste? [Të lexojmë 2 Timoteut 3:1-3.] Siç e shohim, këto kushte ekzistojnë pavarësisht se njerëzit vazhdojnë të marrin njohuri. [Të lexojmë vargun 7.] Ky botim më ka ndihmuar të kuptoj të vërtetën që shumë njerëz nuk arrijnë ta mësojnë asnjëherë. A doni ta lexoni?»—km 8/99 f. 8.
Problemet tona: Kush do të na ndihmojë t’i zgjidhim?c
Një të riu hinduist mund t’i thuash:
«Pa dyshim, ti beson te Perëndia. Si mendon, cili është qëllimi i Perëndisë për ne? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Zanafillën 1:28.] Në shumë vende, toka është e mbipopulluar dhe e mbytur me probleme. A mendon se Krijuesi ka dëshirë të na ndihmojë për të zgjidhur problemet?» Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj t’i ofrojmë broshurën.—km 9/99 f. 8.
Udhëheqja e Perëndisë: Rruga jonë për në Parajsë
Kur flet me një mysliman, mund të thuash:
«Po bëj një përpjekje të veçantë për të folur me njerëz të besimit mysliman. Unë di se myslimanët besojnë te një Perëndi i vetëm i vërtetë dhe te të gjithë profetët. A është kështu? [Ta lëmë të përgjigjet.] Do të doja t’ju flitja për një profeci të lashtë që parathotë kthimin e tokës në parajsë. A mund t’ju lexoj se çfarë ka shkruar profeti? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Isainë 11:6-9.] Kjo profeci më sjell ndër mend një citim nga Kurani, që gjendet edhe në këtë broshurë.» Të kalojmë në faqen 9 dhe të lexojmë citimin me shkronja të zeza. Nëse tregon interes, ta vazhdojmë bisedën duke shqyrtuar paragrafët 7-9 në faqen përbri.—km 11/99 f. 8.
Pse duhet ta adhurojmë Perëndinë me dashuri dhe të vërtetë?d
Ky prezantim mund t’i përshtatet një hinduisti që është familjar:
«Po vizitoj njerëz që janë të shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhen familjet sot në shumë vende. Si mendoni, çfarë do t’i ndihmojë familjet që të jenë të bashkuara? [Ta lëmë të përgjigjet.] Disa e dinë se çfarë thonë shkrimet hinduiste për familjen, por nuk kanë pasur kurrë mundësi t’i krahasojnë me atë që thotë Bibla për të. Do të doja t’ju lexoja këtë mendim. [Të lexojmë Kolosianëve 3:12-14.] Kjo broshurë merr në shqyrtim shkrimet e shenjta të Indisë, si edhe Biblën.» T’i ofrojmë broshurën dhe të përqendrohemi te faqet 8, 9 dhe 20, 21.—km 9/99 f. 8.
A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?
Kur i jep dëshmi një judeu, mund të thuash:
«Shumica prej nesh e ka provuar hidhërimin që vjen kur të vdes një njeri i afërt. Si mendoni, çfarë ndodh me njerëzit kur vdesin?» Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj t’i tregojmë kutinë «Vdekja dhe shpirti: Ç’janë ato?», në faqen 22 të broshurës. Të lexojmë paragrafin 17 në faqen 23, që flet për ringjalljen. Të përmendim që patriarku Job e kishte shpresën e ringjalljes. T’i ofrojmë broshurën dhe ta lëmë që të kthehemi për të shqyrtuar shkrimet në fund të paragrafit 17.—km 10/99 f. 8.
[Shënimet]
a Disponohet në disa gjuhë.
b Disponohet në disa gjuhë.
c Disponohet në disa gjuhë.
d Disponohet në disa gjuhë.