BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/05 f. 4
  • Sugjerime për prezantimin e broshurës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sugjerime për prezantimin e broshurës
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Nëntema
  • A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?
  • Kur të kthehesh për rivizitën, mund të thuash:
  • Një lajmëtar adoleshent mund të thotë:
  • Kur të kthehesh, mund të thuash:
  • Kur është në shërbim me një fëmijë, i rrituri mund të prezantojë veten dhe fëmijën, e pastaj mund të thotë:
  • Kur të bëjë rivizitën, lajmëtari i rritur mund të thotë:
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 6/05 f. 4

Sugjerime për prezantimin e broshurës

A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?

Pasi ke përmendur një lajm tragjik, mund të thuash:

«A e keni pyetur ndonjëherë veten përse Perëndia lejon që njerëzit të vuajnë, në qoftë se vërtet kujdeset për ne? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo broshurë i jep një përgjigje të kënaqshme kësaj pyetjeje dhe tregon se çfarë do të bëjë Perëndia në të ardhmen e afërt. [T’i tregojmë ilustrimet në faqen 27, dhe të lexojmë Psalmin 145:16 nga paragrafi 22.] Si do t’i japë fund Perëndia të gjitha vuajtjeve të njerëzimit? Do të doja që të flitnim për këtë kur të kthehem herën tjetër.» T’i japim broshurën dhe ta lëmë me të për t’u kthyer përsëri.

Kur të kthehesh për rivizitën, mund të thuash:

«Herën e kaluar që isha këtu, lexuam këtë shkrim. [Të lexojmë ose të citojmë me gojë Psalmin 145:16.] Pastaj bëmë pyetjen: Si do t’i japë fund Perëndia të gjitha vuajtjeve të njerëzimit?» Me mirësjellje t’i themi të marrë broshurën e tij. Pastaj ta hapim te faqet 27, 28 dhe të shqyrtojmë paragrafët 23-25. T’i ofrojmë një studim biblik ose ta lëmë që, kur të kthehemi prapë, të shqyrtojmë paragrafët 26 dhe 27.

Një lajmëtar adoleshent mund të thotë:

«Shumë të rinj në moshën time pyesin se si do të jetë bota pas 10 ose 15 vjetësh. Po ju, si mendoni se do të jetë jeta atëherë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Problemet që kemi sot, tregojnë se po jetojmë në ditët e fundit. [Të lexojmë 2 Timoteut 3:1-3.] Kjo broshurë u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme. [Të lexojmë pyetjet në kapak dhe t’i ofrojmë broshurën.] Kur të kthehem, nëse ju do të keni pak minuta kohë, do të doja të flitnim për diçka inkurajuese në lidhje me fundin e sëmundjeve dhe plakjes.» Të bisedojmë me të se kur mund të kthehemi.

Kur të kthehesh, mund të thuash:

«Kur biseduam herën e fundit, ju thashë se doja të flitnim për diçka inkurajuese në lidhje me fundin e sëmundjeve dhe plakjes. Këtë mund ta gjejmë në broshurë.» T’i themi të marrë broshurën e tij. Pastaj të lexojmë e të shqyrtojmë paragrafët 6 dhe 7 në faqet 23, 24. Ta lëmë me të që herën e ardhshme të shqyrtojmë paragrafët 8 dhe 9.

Kur është në shërbim me një fëmijë, i rrituri mund të prezantojë veten dhe fëmijën, e pastaj mund të thotë:

«Nëse na lejoni, ________ ka dëshirë t’ju lexojë një shkrim. [Fëmija lexon Psalmin 37:29 dhe komenton shkurtimisht.] Kjo broshurë shqyrton se si Perëndia do ta realizojë qëllimin që ka për njerëzimin dhe për tokën. [T’i tregojmë figurat në faqet 24-27.] Kur të kthehem një herë tjetër, do të doja t’ju flisja për premtimin e mrekullueshëm që gjendet në Bibël, pra për ringjalljen.» T’i ofrojmë broshurën dhe të bisedojmë për t’u kthyer një herë tjetër.

Kur të bëjë rivizitën, lajmëtari i rritur mund të thotë:

«Herën e kaluar që ishim këtu, lexuam Psalmin 37:29 dhe ju thashë që doja t’ju tregoja se çfarë thotë Bibla në lidhje me ringjalljen. Shikoni se çfarë thuhet këtu.» T’i themi të marrë broshurën e tij. Pastaj të shqyrtojmë paragrafët 12-14 në faqet 24 dhe 25. T’i ofrojmë një studim biblik ose ta lëmë që një herë tjetër të shqyrtojmë paragrafët 15 dhe 16.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo