Të ruhet
Sugjerime për prezantimin e broshurave
Në këtë shtojcë jepen një sërë sugjerimesh për t’ju ndihmuar që të prezantoni broshurat. Ato mund të përshtaten sipas nevojave të territorit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera. Për broshurat që nuk janë përfshirë në këtë shtojcë, mund të përgatiten prezantime, duke marrë si model këto që sugjerohen më poshtë.—Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2005, f. 8.
Çdo prezantim në këtë faqe përfshin (1) një pyetje që nxit interesin për të filluar bisedën, (2) një pjesë në broshurë ku të bazohemi për të zhvilluar bisedën dhe (3) një shkrim të përshtatshëm për të lexuar. Pjesën tjetër të prezantimit mund ta vazhdoni me fjalët tuaja, në varësi të përgjigjes së personit.
Një libër për të gjithë njerëzit
«A mendoni se Bibla ka këshilla praktike për ditët e sotme?»—f. 22, pjesa me të pjerrët poshtë titullit; f. 23, par. 3 i kutisë; Prov. 25:11.
Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë?
«Anembanë globit, njerëzit janë në kërkim të në jete më të mirë. A mendoni se do të arrijmë ndonjëherë një jetë të kënaqshme?—f. 29, par. 6; 2 Pjet. 3:13.
Gëzo jetën në tokë përgjithmonë!
«Shumë njerëz mendojnë se duhet të shkojnë në qiell për të marrë jetën e përhershme. Por, si do t’ju dukej po t’ju thoshin se do të jetonit përgjithmonë në tokë?»—Ilustrimi në kopertinë; Zbul. 21:4.
A duhet të besosh në Trinitet?
«Njerëzit kanë pikëpamje të ndryshme se si është në të vërtetë Perëndia. A mendoni që ka rëndësi se çfarë besojmë?»—f. 3, par. 3, 7, 8; Gjoni 17:3.
Emri hyjnor që do të qëndrojë përgjithmonë
«Shumë nga ne e njohin lutjen që fillon: ‘Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.’ (Mat. 6:9) Por, a e dini se shpëtimi ynë varet shumë nga njohja e këtij emri?»—f. 28, par. 1; Rom. 10:13.
Qeveria që do të sjellë Parajsën
«Shumë njerëz dëshirojnë fort që të zgjidhen problemet e sotme. A mendoni se do të ketë ndonjë qeveri që do t’i zgjidhë ato?»—f. 3, par. 1; Mat. 6:9, 10.
Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
«Kur na vdes një i afërt, është normale të pyesim se ku është dhe nëse do ta shohim më. A keni menduar ndonjëherë për pyetje të tilla?»—Pyetjet në anën e pasme të kopertinës; Jobi 14:14, 15.
Kur të vdes një njeri i dashur
«Sot po prezantojmë këtë broshurë që u ka sjellë ngushëllim dhe shpresë miliona njerëzve që kanë humbur një njeri të dashur. A keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë shprese ka për të vdekurit?»—f. 27, par. 3; Gjoni 5:28, 29.
«A e keni pyetur ndonjëherë veten si mund ta ngushëlloni dikë që i ka vdekur një i afërt?»—f. 20, par. 1; Prov. 17:17.