Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 8 nëntor
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Fushata speciale për të shpërndarë broshurën Qëndroni vigjilentë! do të mbarojë më 14 nëntor. Gjatë pjesës tjetër të nëntorit, do të ofrohet libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Shkurtimisht përmend prezantimet e sugjeruara te Shërbimi ynë i Mbretërisë, maj 2004, faqja 7.
15 min.: Të përfitojmë plotësisht nga Mbledhja e Shërbimit. Diskutim me auditorin, bazuar në librin Të organizuar, faqet 71 dhe 72. Cilat janë pesë mënyrat se si Mbledhjet e Shërbimit na ndihmojnë të bëjmë përmirësime në shërbimin e krishterë? Përmend shembuj nga programi i këtij muaji. Çfarë dobish nxjerrim kur përgatitemi që më parë? Pse duhet ta ndjekim rregullisht këtë mbledhje? Çfarë bazash biblike ka për të?
20 min.: «Të mbajmë ndjenjën e urgjencës.»a Përfshi komente nga Kulla e Rojës, 15 janar 2000, faqet 12, 13.
Kënga 19, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 15 nëntor
10 min.: Njoftime lokale. Nëse sugjerimet në faqen 4 janë praktike për territorin e kongregacionit, përdori për të prezantuar Kullën e Rojës të 15 nëntorit dhe Zgjohuni! të 22 nëntorit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera praktike.
15 min.: A e ke provuar lumturinë që vjen kur jep? Fjalim i bazuar në Kullën e Rojës, 1 nëntor 2004, faqet 19-23.
20 min.: Të kultivojmë interesin duke përdorur broshurën e re. Fjalim dhe diskutim me auditorin që do të mbahet nga mbikëqyrësi i shërbimit. Duhet të kthehemi për të kultivuar interesin e çdo individi që ka pranuar një kopje të broshurës Qëndroni vigjilentë! Duke përdorur tabelën e përmbajtjes në faqen 2, bëj një përmbledhje të shkurtër të broshurës, duke e drejtuar vëmendjen e dëgjuesve te pjesët e përmbledhura që gjenden në sfond me ngjyrë (të renditura pas titujve me të zezë). Ky material mund të përdoret për biseda të shkurtra e domethënëse, të ndërtuara në bazë të bisedave të mëparshme. Për shembull, nëse në vizitën e parë janë prezantuar faqet 3 dhe 4, për të bërë rivizitën mund të përdoret pjesa në sfond me ngjyrë «A interesohet vërtet Perëndia?», në faqen 5. Diskuto se si mund të bëhet një gjë e tillë. Rishiko gjithashtu edhe pjesët në sfond me ngjyrë, siç janë ato në faqet 6-8 dhe 17, 18 ose të tjera që janë të përshtatshme për territorin. Demonstro një rivizitë, duke përdorur një nga pjesët në sfond me ngjyrë. Një ose më shumë shkrime duhet të lexohen dhe të shtjellohen. Lajmëtari përfundon duke e tërhequr vëmendjen te një pjesë tjetër si këto, për të cilën mund të flasin në vizitën e ardhshme.
Kënga 66, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 22 nëntor
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: Të fillojmë studime biblike me ata që pranuan broshurën e re. Fjalim dhe diskutim me auditorin që do të mbahet nga mbikëqyrësi i shërbimit. Shkurtimisht përmblidh rivizitën që u demonstrua herën e kaluar në Mbledhjen e Shërbimit, duke kujtuar në mënyrë të veçantë pjesën në sfond me ngjyrë që u përmend në përfundim të rivizitës. Të njëjtët lajmëtarë (nëse është e mundur) ta përdorin këtë material për të demonstruar rivizitën e dytë. Pastaj lajmëtari përdor kapakun e pasmë të broshurës për të ofruar një studim biblik dhe e lë me të zotin e shtëpisë që në vizitën e ardhshme të shqyrtojnë mësimin 1 të broshurës Çfarë kërkon? Inkurajoji të gjithë që të fillojnë studime biblike me ata që e kanë pranuar broshurën Qëndroni vigjilentë!
Kënga 58, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 29 nëntor
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin nëntor. Demonstro se si të prezantohet revista Kulla e Rojës e 1 dhjetorit dhe Zgjohuni! e 8 dhjetorit.
10 min.: Kutia e pyetjes. Fjalim nga një plak.
25 min.: «Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim—Pjesa 3.»b Përdor pyetjet e dhëna. Pas shqyrtimit të paragrafit 3, të bëhet një demonstrim i shkurtër i një studimi biblik me broshurën Çfarë kërkon?, mësimi 5, paragrafi 1. Paragrafi tashmë është lexuar dhe studenti i është përgjigjur pyetjes. Drejtuesi i studimit dhe studenti lexojnë dhe diskutojnë Isainë 45:18 dhe Predikuesin 1:4. Drejtuesi i studimit përdor pyetje të thjeshta për të nxitur studentin që të shpjegojë se si lidhet secili shkrim me pikën që po diskutohet.
Kënga 178, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 6 dhjetor
10 min.: Njoftime lokale. Përmend ofertën e literaturës për muajin dhjetor. Demonstro një ose dy prezantime që mund të përdoren kur ofrohet libri Njeriu më i madh.
20 min.: «A mund të ofrojmë ndihmën tonë?»c Intervisto një ose dy lajmëtarë që e vlerësuan ndihmën ose inkurajimin që morën nga vëllezërit e tjerë.
15 min.: Përvoja lokale. Ftoje auditorin të tregojë përvojat që kanë pasur në rivizita, pasi kanë lënë broshurën Qëndroni vigjilentë! Merr masat që më parë që të demonstrohen përvoja interesante. Lavdëroji të gjithë për faktin që kanë mbështetur fushatën speciale.
Kënga 101, lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.