BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/04 f. 1
  • A mund të ofrojmë ndihmën tonë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A mund të ofrojmë ndihmën tonë?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Material i ngjashëm
  • A ‘duam’ t’i ndihmojmë të tjerët?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Mbani ndër mend besnikët e moshuar
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • A mund t’i ftosh në shërbim?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Çfarë mund të na ndihmojë që të qëndrojmë të patundur në besim?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 11/04 f. 1

A mund të ofrojmë ndihmën tonë?

1 Jehovai është gjithmonë në kërkim të mënyrave për t’u ardhur në ndihmë shërbëtorëve të tij besnikë. (2 Kron. 16:9; Isa. 41:10, 13) Duke e krahasuar me një bari të dhembshur, Isaia shkroi për të: «Do t’i mbledhë qengjat me krahun e tij dhe do t’i mbajë në gji të tij dhe do të udhëheqë me ëmbëlsi dhe kujdes delet që kanë të vegjëlit e tyre.» (Isa. 40:11) Le të shqyrtojmë disa mënyra me anë të të cilave mund të imitojmë kujdesin e dashur që tregon Jehovai.

2 T’u ofrojmë ndihmë të rinjve në të vërtetën: Mund të japim ndihmën tonë duke i ftuar ata që janë të rinj në të vërtetën të gëzojnë shoqërinë tonë ndërtuese. (Prov. 13:20) Duke kujtuar se si e ndihmuan të tjerët kur filloi të shoqërohej me kongregacionin, një vëlla tha: «Në disa raste, një familje më ftonte në studimin e tyre familjar. Ndërsa bëja përparim, një çift pionierësh të rinj në moshë, rregullisht më ftonin të kaloja gjithë ditën në shërbim me ta. Gjithmonë bënim biseda të bukura frymore.» Ai shtoi: «Para se të bëhesha i krishterë, të premten dhe të shtunën në darkë dilja me shokët. Por koha që kaloja me vëllezërit ma plotësoi nevojën që kisha për shoqëri.» Interesimi i dashur i kongregacionit e ndihmoi vëllanë që të rrënjosej e të stabilizohej në besim. Tani ky vëlla shërben si anëtar i familjes Bethel.​—Kolos. 2:6, 7.

3 Të inkurajojmë njëri-tjetrin: Për të dhënë ndihmën tonë, mund të përfitojmë nga rastet kur vëllezërit ndodhen në rrethana të vështira. A mund të japësh dëshmi me telefon bashkë me një lajmëtar të sëmurë ose ta ftosh që të të shoqërojë në një studim biblik, ndoshta edhe duke e sjellë studentin në shtëpinë e lajmëtarit? A ka ndonjë prind me fëmijë të vegjël që ka nevojë për ndihmë kur del në shërbim? A ka ndonjë të ndrojtur që do ta pranonte me dëshirë ndihmën tënde kur bën rivizitat ose në ndonjë aspekt tjetër të shërbimit? Interesimi i dashur për vëllezërit do të na nxitë të gjejmë mënyrën për t’i ndërtuar.​—Rom. 14:19.

4 Ndërsa imitojmë interesimin e dhembshur të Jehovait për shërbëtorët e tij, forcojmë njëri-tjetrin, ndihmojmë që kongregacioni të jetë i bashkuar në dashuri dhe i japim lavdi Atit tonë qiellor.​—Efes. 4:16.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo