BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/99 f. 4
  • Le «t’i biem shkurt!»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Le «t’i biem shkurt!»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Material i ngjashëm
  • Të kryejmë me efektshmëri shërbimin tonë jetëshpëtues
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Ndihmo të tjerët të mësojnë për Birin e Perëndisë, Jezu Krishtin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Si të përgatitim prezantimin e një reviste
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Të zbatojmë Rregullën e Artë në shërbim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 7/99 f. 4

Le «t’i biem shkurt!»

1 A na ka ndodhur ndonjëherë që një pronar shtëpie të na ndërpresë gjatë një prezantimi të përgatitur me kujdes me fjalët: «Çfarë dëshiron? Bjeri shkurt!» Çfarë mund të mësojmë nga një përvojë e tillë?

2 Shumë njerëz sot janë të paduruar. Ata duan të dinë se kush jemi dhe pse jemi aty. Kur kuptojnë se qëllimi i vizitës sonë është që të diskutojmë rreth Biblës, mund të refuzojnë të dëgjojnë. Për shumë njerëz, leximi i Biblës dhe bisedat frymore nuk janë gjëra të rëndësishme në jetë. Si mund t’i bindim këta pronarë shtëpie se duhet të kushtojnë disa minuta për të diskutuar bashkë me ne një argument nga Bibla?

3 Ajo që sjell më shumë rezultat: Pika është që t’i tregohet pronarit të shtëpisë se Bibla siguron zgjidhje praktike për problemet që e shqetësojnë atë dhe kjo të thuhet në sa më pak fjalë që është e mundur. Shumica e prezantimeve të efektshme përmbajnë një pyetje specifike që e bën të mendojë pronarin e shtëpisë, e cila pasohet nga një shkrim që i përgjigjet kësaj pyetjeje. Mund të gjejmë kënaqësi duke provuar disa nga sugjerimet e mëposhtme. Ato kanë si qëllim të na ndihmojnë që «t’i biem shkurt», ndërsa përpiqemi të nxitim interesin e pronarit të shtëpisë.

4 Në territorin ku shpesh njerëzit thonë se nuk janë të interesuar, të bëjmë një pyetje që i përfshin edhe ata personalisht:

◼ «Tani që jemi në prag të mijëvjeçarit tjetër, e shihni të ardhmen me shpresë apo me dyshim? [Ta lëmë të përgjigjet.] Bibla i ka parashikuar ngjarjet shqetësuese që shohim sot si edhe përfundimin e tyre.» Lexojmë 2. Timoteut 3:1, 2, 5 dhe Proverbat 2:21, 22.

◼ «Njerëzit në këtë vend janë shumë të shqetësuar lidhur me kujdesin shëndetësor. A e dinit se Perëndia premton që do t’i zgjidhë njëherë e përgjithmonë të gjitha problemet shëndetësore?» Lexojmë Zbulesën 21:3, 4.

◼ «Çfarë dobie mendoni se do të kishte zona jonë, nëse kushdo që banon këtu do të zbatonte parimet e Biblës?» Lexojmë Mateun 22:37-39.

5 Duke qenë se detyra jonë është që të predikojmë lajmin e mirë të Mbretërisë, kurdo që të jetë e mundur duhet të tërheqim vëmendjen ndaj asaj që do të kryejë kjo Mbretëri. Mund të themi:

◼ «A e dinit se libri më i vjetër në botë, Bibla, paratha se do të ketë një qeveri të vetme për të gjithë botën?» Lexojmë Danielin 2:44.

◼ «Si mendoni se do të ishin kushtet po të sundonte Jezu Krishti mbi tokë?» Lexojmë Psalmin 72:7, 8.

6 Në territorin ku njerëzit janë fetarë, mund të provojmë një prej këtyre hyrjeve:

◼ «Shumë njerëz diskriminohen për shkak të gjinisë së tyre, fesë ose ngjyrës së lëkurës. Si mendoni se ndihet Perëndia lidhur me një paragjykim të tillë?» Lexojmë Veprat 10:34, 35.

◼ «Ne e dimë se Jezu Krishti kreu shumë mrekulli në ditët e tij. Nëse do t’i kërkoje që të kryente edhe një mrekulli tjetër, cila do të ishte ajo?» Lexojmë Psalmin 72:12-14, 16.

7 Nëse pronari i shtëpisë nuk ka dëshirë ta hapë derën, ne mund të fillojmë një bisedë duke thënë:

◼ «Shumica e njerëzve sot janë lodhur duke dëgjuar rreth problemeve. Ata duan të dëgjojnë diçka rreth zgjidhjes së tyre. Pa dyshim që kështu është edhe për ju.Por ku mund ta gjejmë zgjidhjen e vërtetë të problemeve tona?» [Ta lëmë të përgjigjet] Lexojmë 2. Timoteut 3:16, 17.

8 Përse të mos e provojmë? Shpeshherë, një pyetje e thjeshtë dhe e përmbledhur është gjithçka që nevojitet për të nxitur interesin e pronarit të shtëpisë. Një grua që më parë ishte kundërshtare, i ftoi dy motrat në shtëpinë e saj pasi njëra prej tyre i bëri pyetjen: «A mund ta identifikoni Mbretërinë për të cilën luteni në Lutjen e Zotërisë?» Gruas i ngjalli kureshtje pyetja dhe pranoi një studim biblik. Tani ajo është një shërbëtore e dedikuar e Jehovait.

9 Kur flasim me një pronar shtëpie le të shprehemi në mënyrë të çiltër. Të flasim nga zemra. Ka më shumë të ngjarë që njerëzit të përgjigjen pozitivisht kur binden se ne interesohemi me të vërtetë për ta.​—Veprat 2:46, 47.

10 Sot, vepra e predikimit të lajmit të mirë është një sfidë. Disa pronarë shtëpie i shohin me dyshim të huajt. Të tjerë bëjnë një jetë të ethshme dhe s’kanë shumë kohë të lirë. Megjithatë, mund të jemi të sigurt se ka akoma shumë persona që e meritojnë të gjenden. (Mat. 10:11) Përpjekjet tona për t’i kërkuar ata, mund të jenë më të suksesshme nëse bëjmë prezantime të përmbledhura dhe «i biem shkurt!».

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo