Çfarë do të them?
Kur në shërbim takojmë njerëz që përgjigjen në mënyrë të favorshme dëshirojmë të rikthehemi për t’u dhënë dëshmi të mëtejshme. Megjithatë, mund të jemi të pasigurt se çfarë do të themi për të nisur bisedën tjetër. Ti mund të provosh këtë mënyrë afrimi: Ngri një pyetje interesante dhe më pas hap broshurën Argumente biblike për t’u trajtuar, për të treguar përgjigjen nga shkrimet. Do të jetë një ndihmë të keni një listë me pyetje, nga të cilat ju mund të zgjidhni atë që mendoni se mund të merrte përgjigjen më të mirë në një vizitë të veçantë. Lista e mëposhtme, e përpiluar nga broshura Argumente biblike për t’u trajtuar tregon numrin e faqes ku gjendet çdo përgjigje:
◼ Përse plakemi dhe vdesim? Faqe 31: 59A
◼ A ka arsye të shëndosha për të besuar në Perëndinë? Faqe 10: 20C
◼ A duhet të shkojë në qiell një person për të pasur një të ardhme me të vërtetë të lumtur? Faqe 29: 57B
◼ Përse është e rëndësishme të njohim dhe të përdorim emrin personal të Perëndisë? Faqe 10: 20A
◼ Çfarë do të kryejë Mbretëria e Perëndisë? Faqe 21: 37B
◼ A është i paracaktuar fati i njeriut? Faqe 22: 40A
◼ Si mund të identifikohet feja e vërtetë? Faqe 6: 12B
◼ Sa i fuqishëm është personazhi i Satanait në botën e sotme? Faqe 5: 8B, C
◼ Përse i lejon Perëndia vuajtjet? Faqe 17: 32Ç, D
◼ Përse ka kaq shumë ligësi? Faqe 17: 32C
Ti mund ta vendosësh një listë të tillë me pyetje në biblën tënde apo në broshurën Argumente biblike për t’u trajtuar, për t’iu referuar shpejt e shpejt. Duke pasur në mendje diçka të përcaktuar për të thënë në rivizitat, do të jesh i inkurajuar për të qenë i besueshëm në ndjekjen e gjithë interesit të gjetur.