BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/08 f. 8
  • A po e përdorni librin Të arsyetojmë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A po e përdorni librin Të arsyetojmë?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Material i ngjashëm
  • Si ta zhvillojmë aftësinë e të arsyetuarit?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Duke punuar në territorin e përpunuar shpesh
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 12/08 f. 8

A po e përdorni librin Të arsyetojmë?

1. Si i mësonin të tjerët apostulli Pavël dhe Jezui?

1 Apostulli Pavël përpiqej ‘të arsyetonte nga Shkrimet’. (Vep. 17:2, 3; 18:19) Kështu ai imitonte Jezuin, i cili shpesh citonte nga Shkrimet dhe përdorte ilustrime për t’i ndihmuar dëgjuesit të kuptonin vullnetin e Perëndisë. (Mat. 12:1-12) Libri Të arsyetojmë nga Shkrimet është botuar për të njëjtin qëllim.

2. Si mund ta përdorim librin Të arsyetojmë për prezantime të efektshme?

2 Të përgatitim hyrje të efektshme: Në faqet 9-15 të librit Të arsyetojmë nga Shkrimet ka hyrje që ngjallin interes. Kur mësoni dhe përdorni prezantime të ndryshme, sidomos nëse territori predikohet shpesh, shërbimi bëhet më interesant dhe ju bëheni më të shkathët e më të zotë për të filluar biseda. Prezantimet mund t’i lexoni drejtpërdrejt nga libri kur jepni dëshmi në telefon ose kur komunikoni nëpërmjet citofonit në ndërtesat me siguri të lartë.

3. Si mund të na ndihmojnë në shërbim faqet 16-24 të librit Të arsyetojmë?

3 Të kapërcejmë kundërshtimet: Pse të mos u paraprini kundërshtimeve që mund të hasni në territor dhe t’u hidhni një sy faqeve 16-21 për të gjetur një përgjigje para se të predikoni? A ka budistë, hinduistë, judenj ose myslimanë në territorin tuaj? Nëse po, faqet 21-24 mund t’ju ndihmojnë.

4. Si mund ta përdorim librin Të arsyetojmë kur ngrihet një pyetje ose një çështje që ngjall debate?

4 T’u përgjigjemi pyetjeve: Libri Të arsyetojmë mund t’ju ndihmojë edhe kur i zoti i shtëpisë ngre një pyetje ose një çështje që ngjall debate. Në këto raste, thjesht mund t’i thoni se do të donit t’i tregonit diçka interesante për atë çështje dhe pastaj të nxirrni librin Të arsyetojmë. Temat janë të renditura sipas rendit alfabetik, kështu që hapeni librin te tema kryesore ku mendoni se mund të gjeni informacionin e duhur. Pastaj, hidhini një sy të shpejtë pyetjeve me shkronja të zeza. Nëse nuk e gjeni dot atë që po kërkoni, hapeni te treguesi në fund të librit. Kur të gjeni informacionin e duhur, lexojani direkt nga libri. Nëse po diskutoni për një shkrim të caktuar, mund ta gjeni atë që kërkoni në faqen 445 poshtë titullit «Shkrime që shpesh keqpërdoren».

5. Për çfarë tjetër mund të na ndihmojë libri Të arsyetojmë?

5 Dobi të tjera: Disa marrin një kopje të librit Të arsyetojmë në punë ose në shkollë si ndihmë për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla, si për shembull: «Pse nuk i bëni festat?» Të rinjtë kanë përfituar nga temat «Krijimi» dhe «Evolucioni» për të përgatitur detyra që u jep shkolla. A do të vizitoni dikë që është sëmurë ose i ka vdekur një i afërm? Informacioni nën temën «Inkurajimi» mund t’ju ndihmojë të jepni ngushëllim nga Bibla. Libri Të arsyetojmë përmban informacione të dobishme edhe për ata që përgatitin fjalime dhe drejtojnë mbledhjet për shërbim.

6. Cili është qëllimi ynë kur predikojmë?

6 Kur predikojmë, qëllimi ynë nuk është të tregojmë se kemi të drejtë apo të përçojmë thjesht informacione. Ne duam të jemi të aftë për të arsyetuar nga Shkrimet. Ndërsa e përdorim mirë librin Të arsyetojmë, tregojmë se po i kushtojmë vëmendje të vazhdueshme mësimdhënies sonë.—1 Tim. 4:16.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo